Valvula E Çlirimit Të Presionit; Lidhja Elektrike; Miratuar); Lidhja E Kordonit Elektrik - Bosch TR1000T Instructions Manual

Table of Contents

Advertisement

Lidhja elektrike (vetëm për nënkontraktorë të miratuar)
[2] Dalja e ujit të ngrohtë (majtas)
▶ Përdorni aksesorë të përshtatshëm për lidhjen hidraulike
të pajisjes.
fig. 13
[1] Izolimi galvanik
[2] Valvula e shkarkimit
[3] Valvula e moskthimit
[4] Valvula e reduksionit
[5] Valvula e mbylljes
[6] Lidhja e shkarkimit
[7] Ena e zgjerimit
[8] Valvula e përzierjes
Për të evituar problemet e shkaktuara nga ndryshimet e befta të
presionit në sistemin e furnizimit, këshillohet të montoni një
valvulë kontrollit në rrymën hyrëse të pajisjes.
Nëse ka rrezik ngrirjeje:
▶ Hiqeni pajisjen nga korrenti.
▶ Ajroseni pajisjen (kapitulli  4.6).
-ose-
▶ Mos e shkëputni pajisjen nga korrenti.
▶ Zgjidhni temperaturën më të ulët të ujit.
5.5
Valvula e çlirimit të presionit
▶ Instaloni një valvulë çlirimi të presionit në hyrjen e ujit të
pajisjes.
PARALAJMËRIM
Rreziku i dëmtimit të pronës!
▶ Mos e mbyllni kurrë shkarkimin e valvulës së çlirimit të
presionit.
▶ Mos instaloni kurrë aksesorë mes valvulës së çlirimit të
188
presionit dhe linjës së ujit të ftohtë (në të djathtë) të
depozitës elektrike të ujit të ngrohtë për banesa.
Nëse presioni i hyrjes së ujit është midis 1,5 dhe 3 bar, nuk
është e nevojshme të instaloni valvulë për reduktimin e
presionit.
Nëse preisoni i hyrjes së ujit është mbi këto vlera, është e
nevojshme:
▶ instaloni një valvulë reduksioni (Fig. 13, [4]). Valvula e
çlirimit të presionit aktivizohet gjithnjë pasi presioni i ujit në
depozitë tejkalon 8 bar (± 1 bar) dhe uji i shkarkimit duhet
të kanalizohet jashtë.
▶ instaloni një enë zgjerimi (Fig. 13, [7]) për të evituar
hapjen kaq të shpeshtë të valvulës së çlirimit. Vëllimi i enës
së zgjerimit duhet të jetë i barasvlershëm me 5% të vëllimit
të pajisjes.
6
Lidhja elektrike (vetëm për
nënkontraktorë të miratuar)
Informacion i përgjithshëm
RREZIK
Rreziku i elektroshokut!
▶ Hiqeni nga priza përpara se të kryeni punime në pajisje.
Të gjitha pajisjet rregullatore, të kontrollit dhe të sigurisë të
pajisjes lidhen në fabrikë dhe ofrohen gati për punë.
PARALAJMËRIM
Rrufeja!
▶ Pajisja duhet të ketë lidhje të veçantë në kutinë
shpërndarëse dhe të mbrohet me automat sigurie 30-mA
dhe linjë tokëzimi. Duhet ofruar dhe një pajisje për
mbrojtjen nga rrufeja në zonat që karakterizohen nga
goditje të shpeshta të rrufeve.
6.1

Lidhja e kordonit elektrik

Lidhja elektrike duhet kryer në përputhje me rregulloret
përkatëse për sistemet elektrike në banesa.
▶ Duhet të jetë e pranishme një linjë tokëzimi.
Tronic 1000 T | Tronic 2000 T – 6721831855 (2021/06)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents