Pastrimi Dhe Mirëmbajtja - Whirlpool Slimline WSIC 3M27 Manual

Hide thumbs Also See for Slimline WSIC 3M27:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
kontaktoni me shitësin. Sigurohuni që tubat e hyrjes
dhe të shkarkimit të ujit të mos kenë përdredhje apo
të jenë të shtypur. Para përdorimit të pajisjes për herë
të parë, kontrolloni tubin e hyrjes dhe të shkarkimit për
ndonjë rrjedhje. Sigurohuni që të katër këmbët janë të
qëndrueshme dhe të mbështeten në dysheme, duke i
rregulluar sipas nevojës. Kontrolloni që enëlarësja të
jetë e niveluar në mënyrë të përkryer me një nivelues
dore.
PARALAJMËRIMET ELEKTRIKE
Etiketa klasifikuese është në buzë të derës së
enëlarëses (e dukshme kur dera është e hapur).
Për të shkëputur pajisjen nga rrjeti mund të hiqni
spinën, nëse ka, ose duke fikur çelësin multipolar të
instaluar lart prizës dhe pajisja duhet të jetë e tokëzuar
në përputhje me standardet kombëtare të sigurisë
elektrike.
Mos përdorni zgjatues, zgjatues me shumë priza
ose përshtatës. Përbërësit elektrikë nuk duhet të jenë
të arritshmëm nga përdoruesi pas instalimit. Mos e
përdorni pajisjen kur jeni të lagur ose zbathur. Mos
e vini në punë pajisjen, nëse ka të dëmtuar kabllin
e korrentit ose spinën, nëse nuk punon si duhet ose
nëse është dëmtuar apo rrëzuar.
Nëse kabllo është i dëmtuar, ai duhet të
zëvendësohet me kabllo identik nga prodhuesi, tekniku
i servisit apo një person i ngjashëm i kualifikuar, në
mënyrë që të shmanget rreziku i goditjes elektrike.
Nëse spina nuk është e përshtatshme për folenë e
prizës, kontaktoni një teknik të kualifikuar. Mos e
tërhiqni kabllon elektrike. Mos e zhytni kabllon apo
spinën në ujë. Mbajeni kabllon larg sipërfaqeve të
nxehta.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e
fikur dhe e shkëputur nga korrenti përpara se të kryeni
çdo proces mirëmbajtjeje. Për të shmangur rrezikun
e lëndimit personal, përdorni doreza mbrojtëse (rre-
zik plagosjeje) dhe këpucë sigurie (rrezik shtypjeje);
sigurohuni që të punoni nga dy persona (reduktim
ngarkese); mos përdorni asnjëherë pajisje pastrimi
me avull (rrezik goditjeje elektrike).
Riparimet joprofesionale të paautorizuara nga prodhu-
esi mund të shkaktojnë rrezik për shëndetin dhe si-
gurinë, për të cilat prodhuesi nuk mund të mbahet për-
gjegjës. Çdo defekt ose dëm i shkaktuar nga riparimet
ose mirëmbajtja joprofesionale nuk mbulohen nga ga-
rancia, kushtet e së cilës specifikohen në dokumentin
e marrë bashkë me njësinë.
FLAKJA E MATERIALEVE TË PAKETIMIT
Materiali i paketimit është 100% i riciklueshëm
dhe është i shënjuar me simbolin e riciklimit . Për
këtë arsye, pjesët e ndryshme të paketimit duhet
të eliminohen me përgjegjshmëri dhe në përputhje
të plotë me rregulloret e autoriteteve vendore që
menaxhojnë hedhjen e mbeturinave.
HEDHJA E PAJISJEVE SHTËPIAKE
Pajisja elektroshtëpiake është prodhuar me materiale të
riciklueshme ose të ripërdorshme. Flakeni në përputhje
me rregulloret vendore të flakjes së mbeturinave. Për
informacion të mëtejshëm mbi trajtimin, mbledhjen dhe
riciklimin e pajisjeve elektrike shtëpiake, kontaktoni
autoritetetin vendor, departamentin e mbledhjes së
mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë
pajisjen. Kjo pajisje është shënuar në pajtim me
Direktivën Evropiane 2012/19/EU, Mbetjet e Pajisjeve
Elektrike dhe Elektronike (WEEE) dhe rregulloret e
Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike 2013
(të amenduara). Duke eliminuar si duhet këtë produkt,
do të ndihmoni parandalimin e pasojave negative për
mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Simboli në produkt ose në dokumentacionin shoqërues
tregon se nuk duhet të trajtohet si mbetje shtëpiake por
duhet të dërgohet pranë një qendre të përshtatshme
grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe
elektronike.
KËSHILLA PËR KURSIMIN E ENERGJISË
Programi ekonomik është i përshtatshëm për larjen
e enëve me ndotje normale, si programi më efikas
për këtë proces falë ndërthurjes së konsumit të
energjisë dhe të ujit dhe përdoret për vlerësimin
e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së për
Ecodesign.
Mbushja e enëlarëses shtëpiake deri në kapacitetin e
përcaktuar nga prodhuesi do të ndihmojë në kursimin
e energjisë dhe të ujit. Shpëlarja paraprake me dorë
e enëve shkakton rritje të konsumit të ujit dhe të
energjisë, ndaj nuk rekomandohet. Nëse enëlarësja
përdoret sipas udhëzimeve të prodhuesit, larja e enëve
në një enëlarëse shtëpiake konsumon zakonisht më
pak energji dhe ujë gjatë përdorimit se sa larja e tyre
me dorë.
35

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents