Udhëzimet E Sigurisë - Whirlpool Slimline WSIC 3M27 Manual

Hide thumbs Also See for Slimline WSIC 3M27:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
E RËNDËSISHME TË LEXOHEN DHE ZBATOHEN
Lexojini këto udhëzime para përdorimit të pajisjes .
Mbajini në një vend të afërt për t'i lexuar në të ardh-
men.
Këto
udhëzime
dhe
paralajmërime sigurie të rëndësishme, që duhen
zbatuar gjithmonë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi
për mosrespektimin e këtyre udhëzimeve të sigurisë,
për përdorimin e papërshtatshëm të pajisjes ose
vendosjen e gabuar të kontrolleve.
Fëmijët e vegjël (mosha 0-3 vjeç) duhen mbajtur
larg pajisjes. Fëmijët e vegjël (mosha 3-8 vjeç) duhen
mbajtur larg pajisjes, nëse nuk janë të mbikëqyrur.
Fëmijët nga mosha 8 vjeç e lart si dhe personat me
aftësi të kufizuar fizike, ndjesore ose mendore ose
pa përvojë dhe njohuri mund ta përdorin këtë pajisje
vetëm nëse kanë mbikëqyrje ose u janë dhënë
udhëzime për përdorimin e sigurt dhe i kuptojnë
rreziqet e lidhura me të. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen elektroshtëpiake. Pastrimi dhe mirëmbajtja
nga ana e përdoruesit nuk duhet të kryhet nga fëmijë
pa mbikëqyrje.
PËRDORIMI I LEJUAR
KUJDES: Pajisja nuk është projektuar të vihet në
punë me pajisje të jashtme fikjeje si kohëmatës apo
me sistem të veçantë të kontrolluar me telekomandë.
Kjo pajisje duhet të përdoret në ambiente shtëpiake
dhe funksione si: zona e kuzhinës së personelit nëpër
dyqane, zyra dhe ambiente pune; shtëpi në ferma; në
hotele, motele, hotele me mëngjes të përfshirë dhe
ambiente të tjera rezidenciale për klientët .
Parametri i numrit maksimal të vendeve shfaqet në
fletën e produktit.
Dera nuk duhet të lihet në pozicionin hapur - rrezik
fikjeje. Dera e hapur e pajisjes mund të mbajë vetëm
peshën e koshit të mbushur kur nxirret jashtë. Mos
vendosni objekte të tjera në derë ose mos u peshoni
mbi të.
PARALAJMËRIM: Detergjentët e enëlarëses
kanë përmbajtje të fortë alkaline. Ata mund të
jenë tepër të rrezikshëm nëse gëlltiten. Shmangni
kontaktin me lëkurën dhe sytë dhe mbajini fëmijët larg
nga enëlarësja kur dera është e hapur. Kontrolloni që
sirtari i detergjentit të jetë bosh pas ciklit të larjes.
PARALAJMËRIM: Thikat dhe mjetet e tjera
me maja të mprehta duhet të vendosen në shportë
me majat poshtë ose në pozicion horizontal - rrezik
prerjeje.
Kjo pajisje nuk është për përdorim profesional. Mos
e përdorni pajisjen në ambiente të jashtme. Mos mbani
substanca shpërthyese ose të ndezshme (p.sh. benzinë
ose kanaçe aerosoli) brenda ose afër pajisjes - rrezik
zjarri. Pajisja duhet të përdoret vetëm për të larë enët
UDHËZIMET E SIGURISË
vetë
pajisja
përmbajnë
shtëpiake sipas udhëzimeve të këtij manuali. Uji në
pajisje nuk është i pijshëm . Përdorni vetëm detergjentët
dhe shpëlarësit që janë enkas për enëlarëset automatike.
Kur shtoni kripë në zbutësin e ujit, kryeni menjëherë një
cikël, për të shmangur dëmtimin e pjesëve të brendshme
nga korrozioni. Mbani larg nga fëmijët detergjentin,
shpëlarësin dhe kripën . Mbyllni furnizimin me ujë nga
rrjeti dhe hiqni ose shkëputni energjinë para servisit
dhe mirëmbajtjes. Shkëputni pajisjen nga furnizimi me
energji në rast mosfunksionimi.
INSTALIMI
Pajisja duhet mbajtur dhe instaluar nga dy ose
më shumë persona- ka rrezik dëmtimi fizik. Përdorni
dorashka mbrojtëse për të shpaketuar dhe instaluar -
ka rrezik prerjeje. Lidheni enëlarësen në rrjetin e ujit
duke përdorur vetëm tuba të rinj. Tubat e vjetër nuk
duhet të përdoren më. Të gjithë tubat duhet të lidhen
në mënyrë të sigurt për të parandaluar lirimin e tyre
gjatë përdorimit. Duhet të zbatohen të gjitha rregullat
vendore për lidhjet e tubacioneve. Presioni i ujit
nga rrjeti 0,05 - 1,0 MPa. Pajisja duhet të vendoset
kundrejt murit ose në mobilje inkaso për të kufizuar
hyrjen në pjesën e pasme të saj. Për enëlarëset që
kanë hapje ventilimi nga poshtë, hapja nuk duhet të
pengohet nga tapeti.
Instalimi, përfshirë lidhjet hidraulike (nëse ka),
lidhjet elektrike dhe riparimet duhet të kryhen nga
një teknik i kualifikuar. Mos e riparoni ose vendosni
ndonjë pjesë të pajisjes nëse nuk thuhet ndryshe në
manualin e përdorimit. Mbajini fëmijët larg vendit të
instalimit. Pas shpaketimit të pajisjes, kontrolloni që të
mos ketë pësuar dëmtime gjatë transportimit. Në rast
problemesh, kontaktoni shitësin ose Shërbimin pas-
shitjes më të afërt me ju. Pasi ta keni instaluar, mbeturinat
e paketimit (pjesët plastike, ato prej bukëpeshku, etj.)
duhet të ruhen në vende të paarritshme nga fëmijët -
rrezik asfiksimi. Pajisja duhet të jetë e shkëputur nga
rrjeti elektrik para çdo veprimi instalimi - rrezik goditjeje
elektrike. Gjatë instalimit, sigurohuni që pajisja të mos
dëmtojë kabllon e ushqimit- rrezik zjarri ose goditjeje
elektrike. Përdoreni pajisjen elektroshtëpiake vetëm
pasi të ketë mbaruar instalimi.
Nëse instaloni enëlarësen në fund të një rreshti me
njësi të tjera që e bën panelin anësor të aksesueshëm,
mentesha duhet të mbulohet për të shmangur rrezikun
e lëndimit. Temperatura e ujit në hyrje varet nga modeli
i enëlarëses. Nëse gryka hyrëse e tubit të instaluar
shënon „25 °C Maks", temperatura maksimale e
lejuar e ujit është 25 °C. Për të gjitha modelet e tjera,
temperatura maksimale e lejuar e ujit është 60°C. Mos
prisni tubat, dhe për pajisjet me sistem ndalimi uji, mos
e zhysni në ujë kasën plastike që përmban tubin hyrës.
Nëse gjatësia e tubave nuk është e mjaftueshme,
34
SQ

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents