Samsung VR20T6001M Series Quick Manual page 34

Mopping robot
Hide thumbs Also See for VR20T6001M Series:
Table of Contents

Advertisement

Informacion për sigurinë
Përmbajtja e mëposhtme jep informacion të rëndësishëm në përdorimin e saktë të Fshirëse robotike, si dhe
për parandalimin e dëmtimeve apo të rrezikut ndaj përdoruesit.
"Samsung" nuk mban përgjegjësi për gabime teknike apo të redaksisë, apo mungesa që mund të ketë
dokumenti, as për ndonjë dëmtim apo defekt rastësor apo shkakësor që pëson pajisja nëse nuk ndiqen masat
paraprake dhe udhëzimet.
Paralajmërim
• Mos e përdorni kordonin elektrik nëse është i dëmtuar. Për riparimin apo ndërrimin e kordonit elektrik
kontaktoni me një pikë të autorizuar servisi të "Samsung".
• Kur e fusni apo hiqni nga priza spinën elektrike, vëreni e hiqeni gjithnjë duke e mbajtur nga spina dhe jo
nga kablloja. Mos e përdorni me kordon apo spinë të dëmtuar.
• Mos e prekni spinën apo prizën me duar të lagura.
• Mos e vini në punë Fshirëse robotike në ambiente me temperatura nën 5°C/41°F apo mbi 40°C/104°F.
• Mbajini rrobat e lirshme apo flokët larg shtupave rrotulluese të fshesës.
• Mos e përdorni apo ruani robofshesën pranë lëndëve të ndezshme (alkool, benzinë, vajguri, hollues etj.)
apo burimeve të nxehtësisë. (cigare, qirinj, sobë etj.)
• Nëse vini re tym apo erë djegieje, apo ndonjë tingull të pazakontë nga robofshesa, fikeni menjëherë
pajisjen dhe kontaktoni me pikën vendore të servisit të "Samsung".
• Mos e zbërtheni Fshirëse robotike. Nëse nuk pinon në rregull, kontaktoni me pikën vendore të servisit të
"Samsung".
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi të reduktuara
fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen në
lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet
të luajnë me pajisjen. Fëmijët nuk duhet ta pastrojnë apo të kryejnë mirëmbajtje të Fshirëse robotike pa
mbikëqyrjen e të rriturve.
• Mos e përdorni Fshirëse robotike pranë ngrohëseve apo materialeve të djegshme.
− Mos e përdorni Fshirëse robotike pranë zjarrit apo flakëve, si p.sh. ngrohëseve të lëvizshme, qirinjve,
llambave të tryezës, vatrave etj. apo në vende ku ka materiale të djegshme si p.sh. benzinë, alkool,
diluent etj.
Kjo fshirëse robotike është miratuar nga sa më poshtë.
• Direktiva për tensionin e ulët 2014/35/BE
• Direktiva për pajtueshmërinë elektromagnetike 2014/30/BE
2 Shqip

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents