Download Print this page

Makita 9556HNR Instruction Manual page 31

Hide thumbs Also See for 9556HNR:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet
e dhëna me këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të
gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të
rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërimet për sigurinë e
lëmuesit
Paralajmërimet për sigurinë e zakonshme gjatë
proceseve të lëmimit, smerilimit, fshirjes me furçë
me tela ose prerjes:
1.
Kjo vegël elektrike funksionon si lëmues,
smerilues, furçë teli, prerëse vrimash ose
vegël prerëse. Lexoni të gjitha paralajmërimet
për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe
specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr
dhe/ose lëndim të rëndë.
2.
Veprimet si lustrimi nuk duhen kryer me këtë
vegël elektrike. Veprimet për të cilat pajisja
elektrike nuk është e përshtatshme mund
të krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtime
personale.
3.
Mos e konvertoni këtë vegël elektrike që të
punojë në mënyrë që nuk është projektuar
specifikisht dhe nuk është specifikuar nga
prodhuesi i veglës. Një konvertim i tillë mund të
rezultojë në humbjen e kontrollit dhe të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
4.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe specifikuar nga prodhuesi i veglës. Fakti
që një aksesor mund të montohet në veglën tuaj
elektrike, nuk garanton një funksionim të sigurt.
5.
Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të
jetë minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e tejkalojnë shpejtësinë nominale
mund të thyhen dhe të fluturojnë larg.
6.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të veglës
elektrike. Aksesorët me përmasa të gabuara nuk
mund të mbrohen ose të kontrollohen siç duhet.
7.
Përmasat e pjesës së montimit të aksesorit
duhet të përshtaten me përmasat e pjesës
së montimit të veglës elektrike. Aksesorët që
nuk përputhen me pjesën montuese të veglës
elektrike do të humbasin ekuilibrin, do të lëkunden
jashtë mase dhe mund të shkaktojnë humbjen e
kontrollit.
8.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara
çdo përdorimi kontrolloni aksesorët si p.sh.
disqet smerilues nëse kanë ciflosje dhe
krisje, pllakat mbështetëse nëse kanë krisje,
gërvishtje ose konsumim, furçën me tela
nëse është liruar ose i janë thyer telat. Nëse
pajisja elektrike ose aksesori bie, kontrolloni
nëse ka dëmtime ose instaloni një aksesor
të padëmtuar. Pas inspektimit dhe instalimit
të aksesorëve, si ju ashtu edhe personat e
tjerë, qëndroni larg trajektores së rrotullimit
të aksesorit dhe lëreni elementin elektrik të
punojë me shpejtësi maksimale pa ngarkesë
për një minutë. Aksesorët e dëmtuar zakonisht
do të shkëputen nga pajisja gjatë këtij testi.
9.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla.
Sipas rastit, mbani maskë kundër pluhurit,
mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe një
përparëse mbrojtëse të qëndrueshme ndaj
copëzave abrazive ose të materialit të punës.
Mbrojtësja e syve duhet të ketë aftësi të ndalojë
copat fluturuese që prodhohen nga zbatimet e
ndryshme. Maska kundër pluhurit ose respiratore
duhet të jetë në gjendje të filtrojë grimcat e
prodhuara nga zbatimi përkatës. Ekspozimi për
një kohë të gjatë ndaj zhurmave të forta mund të
shkaktojë humbjen e dëgjimit.
10. Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur pajisje mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punuar ose të një aksesori
të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
11.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet
e izoluara, kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin aksesori prerës mund të kontaktojë
me tela të fshehur ose kordonin e vet. Nëse
aksesori prerës prek një tel me rrymë, atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund t'i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
12. Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
13. Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora derisa
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori
rrotullues mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
14. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
15. Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit do ta tërheqë
pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i tepërt
i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe
elektrike.
16. Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme. Shkëndijat mund t'i
ndezin këto materiale.
17. Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
31 SHQIP

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

9557hnr9558hnr