Skil 2431 Original Instructions Manual page 117

Cordless drill/driver
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
GJATË PËRDORIMIT
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara
të kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i
prerjes ose shtrënguesi mund të bien në kontakt
me tela të fshehur (kontakti i aksesorit të prerjes dhe
shtrënguesve me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët
metalike të ekspozuara të veglës së punës të përcjellin
energjinë dhe mund të shkaktojnë goditjen elektrike të
operatorit)
Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
NDËRRIMI I BATERIVE
Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është
siguruar me veglën
Mos i prekni kontaktet në karikues
Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni
te një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit
të SKIL për një kontroll të sigurisë
Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë
të dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara
të shërbimit të SKIL
Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo
duhet të zëvendësohet menjëherë
Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/
bateri):
- kur karikoni
- gjatë punës
- gjatë magazinimit
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË KARIKUES/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr,
prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
7 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C
8 Mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e
mbetjeve familjare
9 Mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
0...+45°C
–20...+50°C
–20...+50°C
PËRDORIMI
Çelësi i kombinuar për ndezje/fikje dhe kontrolli i
shpejtësisë A 2
Kontrolloni shpejtësinë në shkallë nga zero në
maksimum duke ushtruar më pak ose më shumë trysni
mbi çelës
Karikimi i baterisë q
- lidhni karikuesin me burimin e energjisë si në ilustrim
- drita jeshile B do të ndizet duke treguar se karikuesi
është gati për përdorim
- futni baterinë në karikues si në ilustrim
! bateria mund të qëndrojë edhe në pajisje gjatë
karikimit; në atë rast pajisja nuk mund të ndizet
- drita jeshile B do të pulsojë duke treguar se bateria po
karikohet
- pas afro 1 ore (2607225575) / 3 orësh (2607226013)
bateria do të karikohet plotësisht dhe drita jeshile B do
të qëndrojë aktive pas pulsimit
! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë
periudha e karikimit duke zgjatur kështu
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- nëse drita jeshile B nuk pulson pas futjes së baterisë,
kjo mund të nënkuptojë që:
1) bateria është shumë e ftohtë ose shumë e nxehtë
(karikuesi karikon bateritë vetëm kur temperatura
është midis 0°C dhe 45°C)
2) bateria duhet të ndërrohet
- bateria me jone litiumi mund të karikohet në çdo kohë
(ndërprerja e procedurës së karikimit nuk e dëmton
baterinë)
- bateria me jone litiumi nuk duhet të jetë bosh para
karikimit (nuk ka "efektin e memories" si bateritë me
nikel-kadmium)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi
të veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
- kur bateria me jone litiumi është bosh, vegla do të fiket
automatikisht
- një periudhë pune e zvogëluar ndjeshëm ps karikimit
tregon se bateria është e konsumuar dhe duhet të
ndërrohet
Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit w
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
Ndërrimi i puntove të shpimit e
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
- përdorni puntot e vidhosjes në kombinim me një
mbajtëse puntosh
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
! përdorni vetëm punto të mprehta
117

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents