Samsung THE FREESTYLE SP-LFF3CLAXXXY User Manual page 109

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ulja e konsumit të energjisë
Kur fikni Projector, ai hyn në modalitet pritjeje. Në modalitetin
e pritjes, ai vijon të tërheqë një sasi të vogël energjie. Për të ulur
konsumin e energjisë, hiqeni Projector nga priza kur nuk synoni ta
përdorni për një kohë të gjatë.
Nëpërmjet këtij dokumenti, Samsung deklaron se kjo pajisje radio
është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE dhe me kërkesat
përkatëse statutore të Britanisë së Madhe.
Teksti i plotë i deklaratës zyrtare të pajtueshmërisë ofrohet në
adresën e mëposhtme të internetit: http://www.samsung.com -
shko te "Mbështetja" dhe jep emrin e modelit.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e Be-së dhe në
Britaninë e Madhe.
Funksioni "5 GHz WLAN (Wi-Fi)" i kësaj pajisjeje mund të përdoret
vetëm në mjedise të brendshme.
Fuqia maksimale e transmetuesit BT: 100 mW në 2,4 GHz –
2,4835 GHz
Fuqia maksimale e transmetuesit Wi-Fi: 100 mW në 2,4-2,4835
GHz; 200 mW në 5,15-5,25 GHz; 100 mW në 5,25-5,35 GHz &
5,47-5,725 GHz
Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e
pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi
të diferencuar)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin
shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë
(p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar
funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e
tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të
mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e
mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave
dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur
ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim
të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë
me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin
vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre
dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe
aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të
tjera tregtare gjatë hedhjes.
Hedhja e duhur e baterive të produktit
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi
të diferencuar)
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateria në
këtë produkt nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e tjera
të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb
tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi
nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së.
Bateria e integruar në këtë produkt nuk duhet të ndërrohet
nga përdoruesi. Për informacion në lidhje me ndërrimin e saj,
kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit. Mos u përpiqni ta hiqni
baterinë apo ta hidhni në zjarr. Mos e çmontoni, thërrmoni apo
shponi baterinë. Nëse synoni ta hidhni produktin, në impiantin
e grumbullimit së mbetjeve do të merren masat e duhura për
riciklimin dhe trajtimin e produktit, duke përfshirë baterinë.
Heqja e baterisë
Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të
autorizuar. Për të marrë udhëzimet për heqjen e baterisë,
vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.
Për sigurinë tuaj, nuk duhet të provoni ta hiqni baterinë.
Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime
të baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar dëmtime dhe/ose të
bëjë që pajisja të mos jetë më e sigurt.
Shqip - 9

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents