Përdorimi; Shënime Për Përdorimin - LG GBB92STAXP Owner's Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
Shënime për përdorimin
• Përdoruesit duhet të mbajnë në mend se
mund të formohet ngricë nëse dera nuk
mbyllet plotësisht, nëse lagështia është
shumë e lartë gjatë verës ose nëse dera e
ngrirjes hapet shpesh.
• Sigurohuni që të ketë hapësirë të
mjaftueshme midis ushqimeve të mbajtura
mbi raft ose koshin e derës për të lejuar që
dera të mbyllet komplet.
• Hapja e derës lejon që të hyjë ujë i ngrohtë
në pajisje dhe mund të bëjë që temperatura e
brendshme të rritet.
• Nëse po e lini pajisjen të fikur për një
periudhë të gjatë kohore, hiqni të gjitha
ushqimet që janë brenda dhe shkëputni
kordonin e furnizimit me energji. Pastroni
pjesën e brendshme dhe lini dyert paksa të
hapura për të parandaluar formimin e mykut
në pajisje.
Sugjerim për kursimin e energjisë
• Sigurohuni që të ketë hapësirë të
mjaftueshme midis ushqimeve të vëna. Kjo
lejon që ajri i ftohtë të qarkullojë lirshëm dhe
ul faturat e energjisë elektrike.
• Vendosini ushqimet e nxehta vetëm pasi të
jenë ftohur me qëllim që të parandalohet
formimi i lagështisë ose akullit.
• Kur vendosni ushqime në dhomëzën e
ngrirësit, vendoseni temperaturën e ngrirjes
më të ulët se temperatura e treguar në
ushqim.
• Mos vendosni ushqime pranë sensorit të
temperaturës të frigoriferit. Mbani një distancë
prej të paktën 3 cm nga sensori.
• Vini re se rritja e temperaturës pas shkrirjes
ka një rreze të lejueshme në specifikimet e
pajisjes. Nëse doni që të minimizoni ndikimin
që kjo mund të ketë në ruajtjen e ushqimeve
për shkak të rritjes së temperaturës, mbulojini
ose mbështillini ushqimet e ruajtura në disa
shtresa.
• Sistemi automatik i shkrirjes në pajisje
(sistemi defrost) lejon që ndarja të mos
akumulojë asnjëherë akull në kushte normale
funksionimi.
Mbajtja e ushqimeve në mënyrë
të efektshme
• Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e
ftohura brenda enëve të mbyllura.
• Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën
(udhëzimet e ruajtjes) para se të vendosni
ushqimet në pajisje.
• Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata
(më shumë se 4 javë) nëse prishen lehtë në
temperaturë ambienti.
• Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet e
ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës
menjëherë pasi t'i keni blerë.Mos ngrini
përsëri çfarëdo ushqimi që është shkrirë më
parë. Ngrirja përsëri e ushqimeve që janë
shkrirë tashmë pakëson shijen dhe vlerat
ushqyese.
• Mos i mbështillni dhe ruani ushqimet me
gazetë. Materiali i printimit të gazetës ose
substancave të tjera të huaja mund njollosë
dhe të ndotë ushqimet.
• Mos e mbushni pajisjen tepër. Ajri i ftohtë nuk
mund të qarkullojë siç duhet nëse pajisja
është e mbingarkuar.
• Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët
për ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos
vendosni temperaturë më të ulët se
temperatura që duhet për t'i ruajtur ushqimet
mirë.
• Për më shumë hapësirë, mund të hiqni raftin
e shisheve, tabakën e vezëve, tabakën e
akullit dhe sirtarin e konvertuesit të freskisë.
Kapaciteti maks. i ngrirjes
• Funksioni i Ngrirjes së shpejtë do ta vendosë
frigoriferin në kapacitetin maksimal të ngrirjes.
Kjo zgjat zakonisht deri në 24 orë dhe
çaktivizohet automatikisht.
• Nëse duhet të përdoret kapaciteti maksimal i
ngrirjes, funksioni i Ngrirjes së shpejt duhet të
qëndrojë ndezur për shtatë orë, përpara se
produkti i freskët të vendoset në dhomëzën e
ngrirësit.
Ruajtja maksimale
• Për të arritur një qarkullim më të mirë, futni të
gjithë sirtarët.
• Nëse duhet të ruhen sasi të mëdha ushqimi,
të gjithë sirtaret e ngrirësit duhet të nxirren
jashtë pajisjes dhe ushqimi duhet të vendoset
pirg direkt në raftet e ngrirësit në ndarjen e
ngrirësit.
SHËNIM
• Për të hequr sirtarët, më pak nxirrni ushqimet
nga sirtarët. Pastaj përdorni dorezën e
sirtarëve, nxirrini sirtarët me kujdes. Mund të
shkaktojë lëndime.
• Forma e secilit sirtar mund të jetë e
ndryshme, vendosini në pozicionin e duhur.
SQ
11

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Gbb72pzdmn

Table of Contents