Samsung WD80J6A10AW User Manual page 844

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacioni i sigurisë
• Përveçse e dëmshme për njerëzit, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose
probleme me produktin.
Mos vendosni pranë makinës larëse objekte që krijojnë fusha elektromagnetike.
• Kjo mund të shkaktojë lëndim për shkak të keqfunksionimit.
Uji që kullon gjatë një larjeje në temperaturë të lartë ose cikli tharjeje është i nxehtë. Mos
e prekni ujin.
• Kjo mund të shkaktojë djegie ose lëndim.
Mos i lani, shtrydhni ose thani ndenjëset që nuk fusin ujë, qilimat ose rrobat (*) nëse pajisja
juaj nuk ka një cikël të veçantë për larjen e këtyre artikujve.
(*): Shtresat prej leshi, mbulesat e shiut, jelekët e peshkimit, pantallonat e skive, çantat e
fjetjes, mbulesat e pelenave, kostumet sportive dhe mbulesat e biçikletave, motoçikletave,
makinave etj.
• Mos i lani qilimat e trashë ose të fortë edhe nëse kanë shenjë të makinës larëse në
etiketën e kujdesit. Kjo mund të shkaktojë lëndim ose dëmtim të makinës larëse,
mureve, dyshemesë ose rrobave për shkak të dridhjeve anormale.
• Mos i lani qilimat apo tapetet e dyerve që e kanë pjesën e poshtme prej gome. Pjesa e
poshtme prej gome mund të shkëputet dhe të ngecë brenda në kazan duke shkaktuar
avari, si p.sh. probleme shkarkimi.
Mos e përdorni makinën larëse kur kutia e detergjentit është hequr.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim për shkak të rrjedhjes së ujit.
Mos e prekni pjesën e brendshme të kazanit gjatë ose direkt mbas tharjes pasi është i
nxehtë.
• Kjo mund të shkaktojë në djegie.
Mos e fusni dorën nën sirtarin e detergjentit.
• Kjo mund të shkaktojë lëndim pasi dora juaj mund të kapet nga pajisja e futjes së
detergjentit.
• Drejtuesi i detergjentit lëng (vetëm modelet që zbatohet) nuk duhet të përdoret për
detergjent pluhur. Hiqni drejtuesin kur përdorni detergjent pluhur.
Mos vendosni asnjë objekt (si këpucë, mbeturina ushqimesh, kafshë) përveç rrobave në
makinën larëse.
• Kjo mund të shkaktojë dëmtim të makinës larëse ose lëndim dhe vdekje në rastin e
kafshëve për shkak të dridhjeve anormale.
Mos i shtypni butonat me objekte të mprehta të tilla si gjilpëra me kokë, thika, thonj, etj.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.
Mos lani rroba të ndotura me vaj, kremra ose losione që zakonisht gjenden në dyqanet e
kujdesit për lëkurën ose në klinikat e masazhit.
12 Shqip
WD80J6A10AW_DC68-03628L_SQ.indd 12
2017/12/4 19:15:28

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Wd80j6 seriesWd90j6 seriesWd90j6a10aw

Table of Contents