Makita VC005GL Instruction Manual page 29

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC005GL:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Këshilla për të ruajtur
jetëgjatësinë maksimale të
baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
3.
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë
nga vegla ose karikuesi.
5.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
PËRSHKRIMI I PJESËVE
► Fig.1: 1. Njësia kryesore 2. Kafazi i filtrit 3. Filtri prej
pëlhure 4. Depozita
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që pajisja
të jetë e fikur dhe kutitë e baterive të jenë hequr
përpara se ta rregulloni apo të kontrolloni
funksionet e pajisjes.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë pajisjen përpara
se të instaloni ose hiqni kutitë e baterive.
KUJDES:
Mbajini fort fshesën dhe kutitë e
baterive kur montoni ose hiqni kutitë e baterive.
Përndryshe mund të ndodhë që t'ju rrëshqasin nga
duart, duke shkaktuar dëmtim të fshesës dhe të
kutive të baterive, si dhe lëndim të personit.
KUJDES:
Bëni kujdes që të mos zini gishtat
kur të hapni ose mbyllni kapakun e baterisë.
Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë lëndim
personal.
Fshesa ka dy fole baterish. Me dy bateri identike në
paralel mund ta zgjeroni kohën e punës në një a më
shumë përdorime, pa qenë nevoja të ndaloni për të
karikuar bateritë. Fshesa punon dhe me njërën bateri,
ndaj mund të zgjidhni ose me dy bateri ose me një
bateri, sipas nevojave tuaja.
► Fig.2: 1. Foleja e majtë e baterisë 2. Foleja e
djathtë e baterisë
Me dy bateri
Funksionimi i vazhduar me dy bateri mundëson kohë
më të gjatë pune dhe pastrim më efikas. Kur bateria
e parë është duke mbaruar, fshesa e ndërron vetiu
burimin e korrentit, duke vazhduar të punojë kështu me
baterinë e dytë.
SHËNIM: Foleja e majtë e baterisë (kur shikoni
pjesën ballore të fshesës) ka përparësi mbi folenë e
djathtë të baterisë. Foleja e djathtë e baterisë do të
identifikohet si burim korrenti ose kur nuk ka bateri
të instaluar në folenë e majtë të baterisë ose nëse
shkarkohet bateria në folenë e majtë të baterisë.
SHËNIM: Baterinë mund ta hiqni nga foleja e majtë e
baterisë dhe ta karikoni pasi fshesa të ketë ndërruar
burimin e korrentit nga foleja e majtë e baterisë
në të djathtën, pa ndaluar punën. Për t'ia dhënë
përparësinë folesë së majtë të baterisë pas vendosjes
së një baterie të karikuar, rindizeni fshesën.
Me një bateri
Kërkohet vetëm një bateri si burim korrenti ose në
folenë e majtë, ose të djathtë të baterisë. Fshesa e
përcakton vetiu se cila bateri është e disponueshme,
sipas kushteve të punës.
Vendosja dhe heqja
Për të vendosur kutinë e baterisë, lironi në fillim
bllokuesin dhe hapni kapakun e baterisë. Pastaj fusni
kutitë e baterive.
► Fig.3: 1. Bllokuesi 2. Kapaku i baterisë
Drejtoni gjuhëzat e kutive të baterive me kanalet e
folesë së baterive dhe rrëshqitini për t'i futur. Futini deri
në fund, sa të kyçen në vend me një kërcitje të lehtë.
Atëherë kyçni kapakun e baterisë.
► Fig.4: 1. Kutia e baterisë 2. Butoni
Për të hequr kutitë e baterive, rrëshqitini jashtë folesë
së baterisë ndërsa shtypni dhe mbani butonat në pjesën
e përparme të kutive.
KUJDES:
Gjithmonë instalojeni plotësisht
kutinë e baterisë. Në të kundërt, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga pajisja duke ju lënduar juve ose
personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
SHËNIM: Kur fshesa ndërron burimin e korrentit nga
bateria e parë tek e dyta, mund të ketë nevojë për një
ndalim të përkohshëm në funksionim, duke shkaktuar
një humbje të lehtë të forcës thithëse. Vini re se ky
nuk është keqfunksionim ndaj fshesa rikuperon dhe
rifillon menjëherë nga puna pas pauzës.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
► Fig.5: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
29 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vc005glz

Table of Contents