Makita HR009G Instruction Manual page 56

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for HR009G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Mos përdorni kurrë "rrotullim me
goditje" kur mandrina e shpimit është e instaluar
në vegël. Mandrina e shpimit mund të dëmtohet.
Gjithashtu mandrina e shpimit do të hiqet kur vegla të
kthehet mbrapsht.
VINI RE:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të
shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin .
Për modelin HR008G
Aksesor opsional
Vendoseni përshtatësin e mandrinës në një mandrinë
shpimi pa çelësa te e cila mund të instalohet një vidë e
madhësisë 1/2"-20 dhe më pas instalojini ato te vegla.
Për detaje se si të instaloni adaptorin në mandrinë,
referojuni udhëzimeve për instalimin e majës së puntos.
► Fig.50: 1. Mandrinë shpimi pa çelësa 2. Përshtatësi
i mandrinës
Për modelin HR009G
Përdorni mandrinën e shpimit që ndërrohet shpejt si pajisje
standarde. Për detaje si ta instaloni mandrinën e shpimit për
ndryshim të shpejtë, referojuni udhëzimeve për ndryshimin e
mandrinës së shpimit për ndryshim të shpejtë të SDS-plus.
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin e kundërt
të akrepave të orës për të hapur nofullat e mandrinës.
Vendosni një majën puntoje në mandrinë deri në fund.
Shtrëngoni unazën fort dhe ktheni bokullën në drejtimin e
akrepave të orës për të shtrënguar mandrinën.
► Fig.51: 1. Bokulla 2. Unaza
Për të hequr majën e puntos, mbani unazën dhe ktheni
bokullën në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
Shpime me pjesën qendrore prej diamanti
VINI RE:
Nëse gjatë veprimeve të shpimit me
diamant përdorni veprimin "rrotullim me goditje"
puntoja me majë diamanti mund të dëmtohet.
Kur kryeni veprime shpimi me diamant, çelësin e
ndryshimit të mënyrës së veprimit vendoseni gjithmonë
në pozicionin për të përdorur veprimin "vetëm
rrotullim".
Fryrësja
Aksesor opsional
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
► Fig.52
Përdorimi i kompletit të kupës
kundër pluhurit
Aksesor opsional
Vendoseni kompletin e kupës kundër pluhurit kundrejt
tavanit kur përdorni veglën.
► Fig.53
VINI RE:
Mos e përdorni kompletin e kupës
kundër pluhurit kur shponi në metal ose material
të ngjashëm. Kjo mund të dëmtojë kupën kundër
pluhurit për shkak të nxehtësisë së prodhuar
nga pluhuri i imët i metalit ose materialeve të
ngjashme.
VINI RE:
Mos e instaloni ose hiqni kompletin e
kupës kundër pluhurit me punto të vendosur në
vegël. Ajo mund të dëmtojë kompletin e kupës
kundër pluhurit dhe mund të shkaktojë rrjedhje të
pluhurit.
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.54
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni njësinë me valë,
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
VINI RE:
Përpara se të instaloni njësinë me valë,
pastroni pluhurin dhe papastërtitë në vegël. Pluhuri
ose papastërtitë mund të shkaktojnë keqfunksionim
nëse hyjnë në folenë e njësisë me valë.
VINI RE:
Për të parandaluar keqfunksionimin që
shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se të ngrini
njësinë me valë, prekni një material që shkarkon
elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë metalike të veglës.
VINI RE:
Kur instaloni njësinë me valë,
sigurohuni gjithmonë që njësia me valë të jetë e
vendosur në drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i
mbyllur plotësisht.
56 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr008gHr009gm201Hr008gzHr008gm201

Table of Contents