Paneli I Kontrollit - Philips 9290031324 User Manual

Uv-c disinfection air cleaner
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
11. Mos e vendosni pajisjen direkt nën kondicioner për të parandaluar kështu pikimin e ajrit të kondensuar mbi pajisje.
12. Mos derdhni lëngje në shkarkuesin e daljes së ajrit dhe në panelin e kontrollit për të parandaluar kështu keqfunksion-
imin e pajisjes.
13. Mos bllokoni hyrjen dhe daljen e ajrit, p.sh. duke vendosur sende te dalja e ajrit ose përpara hyrjes së ajrit.
14. Mos futni gishtat ose sende në daljen ose hyrjen e ajrit, për të parandaluar kështu lëndimin fizik ose keqfunksionimin
e pajisjes.
15. Mos e përdorni pajisjen afër aparaturave të gazit, mjeteve të ngrohjes ose oxhaqeve.
16. Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza kur doni ta lëvizni, ta pastroni, të pastroni filtrin ose të kryeni shërbime të tjera
mirëmbajtjeje.
17. Mos e lini pajisjen UV-C në prizë gjatë kohës kur nuk është në përdorim. Hiqeni nga priza kur nuk e përdorni ose para
kryerjes së shërbimeve.
18. Mos e përdorni nëse kordoni ose priza është e dëmtuar. Nëse pajisja UV-C nuk punon si duhet për shkak të rrëzimit,
dëmtimit, lënies jashtë ose hedhjes në ujë, drita do të jetë e kuqe dhe pajisja duhet t'i kthehet shërbimit të klientit. Mos
tentoni ta rregulloni apo ta riparoni vetë pajisjen.
19. Mos e tërhiqni dhe mos e mbani pajisjen me anë të kordonit, mos e përdorni kordonin si dorezë, mos e shtypni me
derë dhe mos e tërhiqni rreth këndeve apo cepave të mprehtë. Mos e mbështillni pajisjen me kordon kur është në për-
dorim. Mbajeni kordonin larg sipërfaqeve të nxehta.
20. Mos e hiqni nga priza duke tërhequr kordonin. Për ta hequr nga priza, kapni spinën, jo kordonin.
21. Mos e prekni spinën ose pajisjen UV-C me duar të lagura.
22. Kordoni nuk mund të zëvendësohet.
23. Fikni të gjitha komandat përpara se ta hiqni nga priza.
24. Mbani pajisjen UV-C larg burimeve të zjarrit.
25. Mos e çmontoni pajisjen UV-C.
26. Nëse drita është e kuqe, do të thotë se pajisja ka pasur defekt. Për t'u treguar të kujdesshëm, hiqni nga priza pajisjen
dhe ajrosni dhomën për 30 minuta, pastaj kontaktoni me shërbimin e klientit. Mos tentoni ta rregulloni, ndërroni dhe/ose
riparoni vetë produktin.
Paralajmërim:
1. Kjo pajisje UV-C nuk është e miratuar dhe/ose e certifikuar si pajisje mjekësore dhe as nuk synohet të përdoret për
qëllime mjekësore apo në mjedise mjekësore.
2. "Signify" përjashton çdo përgjegjësi lidhur me çdo përdorim të papërshtatshëm të kësaj pajisjeje, duke përfshirë për-
dorimin e saj për qëllime mjekësore dhe/ose në mjedise mjekësore.
3. Kjo pajisje nuk është lodër. Ajo nuk duhet të përdoret nga fëmijë nën 12 vjeç. Kërkohet vëmendje e veçantë kur për-
doret nga fëmijët ose pranë tyre.

Paneli i kontrollit:

* Në modalitetin për 1 orë, 2 orë dhe 4 orë, pajisja punon me shpejtësinë maksimale të ventilatorit.
**Në modalitetin e heshtur, pajisja punon gjithmonë me shpejtësi të ulët të ventilatorit.
Butoni i ndezjes/fikjes
Treguesit LED në modalitetin për 1 orë,
2 orë, 4 orë* dhe në modalitetin e heshtur**
Butoni i kohëmatësit
72

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents