Download Print this page

Funksionet Dhe Mundësitë E Ndryshme; Informacione Rreth Teknologjisë Së Ftohjes Të Gjeneratës Së Re - Electrolux LNT7ME34G1 User Manual

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KAPITULLI - 2.
FUNKSIONET DHE MUNDËSITË E NDRYSHME
Informacione rreth teknologjisë së ftohjes të gjeneratës së re
Frigoriferët me teknologjinë e ftohjes të gjeneratës së re kanë sistem të
ndryshëm punimi nga frigoriferët statikë. Në frigoriferët normalë, ajri i
lagësht që hyn në frigorifer dhe avulli i ujit që del nga ushqimet, akumulon
formimin e akullit në pjesën e ngrirjes. Për të hequr këtë ngrirje, me fjalë
të tjera, për ta shkrirë, duhet të ndalohet frigoriferi. Gjatë periudhës së
ndalimit, për t'i mbajtur ushqimet të ftohta, përdoruesi duhet të nxjerrë
ushqimin jashtë frigoriferit dhe përdoruesi duhet të pastrojë akullin gjatë
kësaj periudhe.
Në frigoriferët me teknologjinë e ftohjes të gjeneratës së re, situata në
pjesën e ngrirjes është krejt ndryshe. Me ndihmën e ventilatorit, ajri i
ftohtë dhe i thatë futet në shumë pika në pjesën e ngrirjes. Si rezultat i
ajrit ajrit të ftohtë që fryn në mënyrë homogjene, edhe në hapësirat midis
rafteve, ushqimet ngrihen njëlloj dhe saktë. Nga ana tjetër, nuk do të ketë
formim ngrice.
Në pjesën e frigoriferit, do të jetë thuajse i njëjti konfigurim si në pjesën e
ngrirjes. Ajri, që del me ventilatorin i cili ndodhet sipës pjesës së frigoriferit,
ftohet ndërsa kalon në hapësirën mbrapa tubacionit të ajrit. Në të njëjtën
kohë, ajri del nga vrimat në tubacionin e ajrit në mënyrë që procesi i
ftohjes të mbarojë me sukses në pjesën e frigoriferit. Vrimat në tubacionin
e ajrit janë bërë të tilla që të bëhet shpërndarje homogjene në këtë pjesë.
Meqenëse nuk ka kalim ajri midis ngrirjes dhe frigoriferit, nuk do të ketë bashkim të erërave.
Si rezultat i këtyre, frigoriferi juaj me teknologjinë e re të ftohjes ju jep lehtësi përdorimi përveç
vëllimit të madh dhe pamjes estetike.
AL -58-

Advertisement

loading