LG OLED55E7N Safety And Reference page 170

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vini re! Udhëzime sigurie
KUJDES
RREZIK ELEKTROSHOKU -
MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E ELEKTROSHOKUT, MOS E HIQNI
KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË
RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË
KUALIFIKUAR TË SHËRBIMIT.
Ky simbol përdoret për të sinjalizuar përdoruesin për
praninë e "tensionit të rrezikshëm" të paizoluar brenda
kasës së produktit, që mund të jetë i një shkalle të mjaftueshme
për të përbërë rrezik elektroshoku për njeriun.
Ky simbol përdoret për të sinjalizuar përdoruesin për
praninë e udhëzimeve të rëndësishme të përdorimit dhe të
mirëmbajtjes (shërbimit) në dokumentacionin që shoqëron
pajisjen.
VINI RE: PËR TË ULUR RREZIKUN E ZJARRIT OSE TË
ELEKTROSHOKUT, MOS E EKSPOZONI PRODUKTIN NDAJ SHIUT OSE
LAGËSHTISË.
PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT,
MBAJINI QIRINJTË OSE FLAKËT E TJERA TË
EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.
• Mos e vendosni televizori në dhe telekomandën në mjediset si më
poshtë:
- Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit
- Në një vend me shumë lagështi si p.sh. në banjë
- Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të
tjera që prodhojnë nxehtësi
- Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të
ekspozohen lehtësisht ndaj avullit ose vajit
- Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës
- Pranë enëve me ujë si p.sh. vazot
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike,
keqfunksionim ose deformim të produktit.
• Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj pluhurit.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
• Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme për
përdorim.
2
• Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e
spinës janë të lagura ose të mbuluara me pluhur, thajeni spinën
plotësisht ose largoni pluhurin. Ju mund të pësoni elektroshok për
shkak të lagështisë së tepërt.
• Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të
tokëzuar. (Përveç pajisjeve që nuk janë të tokëzuara.) Mund të pësoni
elektroshok ose të lëndoheni.
• Fiksoni plotësisht kabllon elektrike në prizë, përndryshe, nëse
kablloja elektrike nuk është fiksuar krejtësisht, mund të shpërthejë
zjarr.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjerë në kontakt me objekte të
nxehta si p.sh. me një ngrohës. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose
goditjeje elektrike.
• Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot
elektrike. Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje
elektrike.
• Përthyejeni kabllon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe të
jashtme të ndërtesës për të shmangur depërtimin e shiut. Kjo mund
të shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të japë
goditje elektrike.
• Kur të montoni televizori në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni
televizori në duke e varur kabllon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa
televizori së, pasi mund të shkaktojë zjarr/ goditje elektrike.
• Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa
ndarje. Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të
mbinxehjes.
• Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e
jashtme. Në të kundërt, kjo mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të
dëmtojë produktin.
• Mbajeni materialin e paketimit ose ambalazhin e vinilit kundër
lagështisë larg nga fëmijët. Materiali kundër lagështisë është i
dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet pa dashje, detyrojeni personin
ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt. Gjithashtu, paketimi prej
vinili mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni larg nga fëmijët.
• Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te televizori ja. Në të
kundërt, televizori ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë
lëndime të rënda.
• Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen
e tyre nga fëmijët. Nëse ndodh që fëmija t'i gëlltisë, dërgojeni
menjëherë te doktori.
• Mos futni sende/përçues metalikë (si p.sh. shufra metalike/lugë/
pirunë/kaçavida) në skajin e kordonit elektrik kur spina është futur
në prizë. Gjithashtu, mos e prekni spinën menjëherë pas heqjes nga
priza. Ju mund të pësoni elektroshok.
• Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit.
Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri
ose shpërthimi.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Oled65b7Oled55c7Oled65c7Oled65e7Oled55e7Oled55b7

Table of Contents