Makita UA003G Instruction Manual page 44

Hide thumbs Also See for UA003G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vendosja e rripit të krahut
Kur përdorni veglën në kombinim
KUJDES:
me furnizimin me energji të llojit çantë shpine
si p.sh. paketë elektrike portative, mos përdorni
rripat e krahut të përfshirë në paketën e veglës, por
përdorni rripin e varjes të rekomanduar nga Makita.
Nëse vendosni rripat e krahut të përfshirë në paketën
e veglës dhe rripat e krahut të furnizimit me energji
të llojit çantë shpine njëkohësisht, heqja e veglës ose
e furnizimit me energji të llojit çantë shpine është e
vështirë në rast emergjence dhe mund të shkaktojë
aksident ose lëndim. Për rripin e rekomanduar të varjes,
pyesni Qendrën e Shërbimit të Autorizuar të Makita.
Përdorni gjithmonë rripin e
KUJDES:
krahut të montuar në vegël. Përpara përdorimit,
rregulloni rripin e krahut sipas përmasave të
përdoruesit, për të parandaluar lodhjen.
Përpara përdorimit, sigurohuni që rripi i
KUJDES:
krahut të jetë vendosur siç duhet te varësja në vegël.
Përpara përdorimit, sigurohuni që
KUJDES:
tokëza e rripave të krahut të jetë shtrënguar mirë.
Përdorni gjithmonë rripat e krahut
KUJDES:
të dedikuar për këtë vegël. Mos ripërdorni rripa të
tjerë krahu.
1.
Vendosni rripat e krahut dhe shtrëngoni tokëzën.
► Fig.19: 1. Tokëza
SHËNIM: Kur hiqni rripat e krahut, zhbllokojeni
tokëzën dhe hiqni rripat e krahut.
2.
Rregulloni rripat e krahut në një pozicion komod pune.
► Fig.20
3.
Lidhni grepin në rripin e krahut me varësen e
veglës.
► Fig.21: 1. Grepi 2. Varësja
Rripi i krahut ka një mjet për lirim të shpejtë. Thjesht
shtypni anët e tokëzës për të liruar rripin e krahut.
► Fig.22: 1. Tokëza
Puna me veglën
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg
KUJDES:
zinxhirit të sharrës ndërkohë që motori është
duke punuar.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart
KUJDES:
ndërsa motori është duke punuar.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
KUJDES:
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
Kur prisni degët, tregoni kujdes të
KUJDES:
mos humbni ekuilibrin për shkak të peshës së
kokës së veglës.
Gjithmonë mbani një rrugë largimi
KUJDES:
në rast se dega bie drejt operatorit.
Asnjëherë mos e përdorni majën e
KUJDES:
shufrës udhëzuese për prerje. Ndryshe, mund të
rrezikojë të kërcejë lart dhe mund të rezultojë në
lëndime personale.
Asnjëherë mos e tundni apo e lëshoni
VINI RE:
në tokë veglën.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit të veglës.
VINI RE:
Mos ushtroni forcë mbi veglën. Ndryshe,
VINI RE:
kjo mund ta dëmtojë veglën.
Qëndroni në një sipërfaqe të qëndrueshme, dhe mbajeni
veglën larg nga degët në mënyrë që këndi i veglës të
bëhet 60° ose më pak kundrejt tokës horizontale.
► Fig.23: 1. 60° ose më pak
Ndizeni veglën dhe më pas shtypeni lehtë zinxhirin e
sharrës në degë.
Gjatë prerjes së degëve të gjata, për të kontrolluar
pozicionin e rënies së degëve të prera, ndajeni degën
në pjesë dhe priteni degën nga maja. Tregojuni kujdes
ndaj degëve që bien duke qenë se ato mund të kërcejnë
në drejtimin e operatorit pasi godasin tokën.
► Fig.24
Kur prisni degë të trasha, në fillim bëni një prerje të lehtë nga
poshtë dhe pastaj bëni prerjen përfundimtare nga sipër.
► Fig.25
Nëse përpiqeni të prisni degë të trasha nga pjesa e
poshtme, dega mund të afrohet dhe të shtyjë zinxhirin
e sharrës që është duke prerë. Nëse përpiqeni të prisni
degë të trasha nga sipër pa prerjen e lehtë nga poshtë,
dega mund të çahet në ashkla.
► Fig.26
Transportimi i veglës
Përpara se ta transportoni veglën, gjithmonë hiqeni
kutinë e baterisë nga vegla, dhe më pas vendosni
kapakun e shufrës udhëzuese. Gjithashtu mbulojeni
kutinë e baterisë me kapakun e baterisë.
► Fig.27: 1. Kapaku i shufrës udhëzuese 2. Kapaku i baterisë
Përdorimi i mjetit me paketën
elektrike portative
Aksesor opsional
Përdorni rripin e varjes kur e përdorni mjetin me
paketën elektrike portative.
Bashkimi i rripit të varjes
1.
Bashkoni grepat e rripit të varjes me unazat
e rripit të krahut ose rripin e mesit siç tregohet në
figurë. Zgjidhni llojin e rripit dhe metodën e lidhjes të
përshtatshme për përdorimin tuaj.
► Fig.28: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.29: 1. Unaza 2. Grepi
2.
Bashkoni grepin me veglën.
► Fig.30: 1. Grepi
Shkëputja e veglës
Kur e ulni veglën, zhbllokoni tokëzën në rripin e varjes
me njërën dorë ndërsa mbani veglën me dorën tjetër.
► Fig.31: 1. Tokëza
SHËNIM: Tokëza nuk jepet me pajisjen në varësi të
llojit të rripit.
44 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents