Makita UA003G Instruction Manual page 38

Hide thumbs Also See for UA003G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pajisjet për mbrojtjen personale
Mbani helmetë sigurie, syze mbrojtëse
1.
dhe doreza mbrojtëse që të mbroheni nga
mbeturinat që fluturojnë ose objektet që bien.
Mbani mbrojtëse për veshët si p.sh. kufje
2.
mbrojtëse për të parandaluar humbjen e
dëgjimit.
Vishni rroba dhe këpucë të përshtatshme për
3.
një përdorim të sigurt, si p.sh. kominoshe
pune dhe këpucë të forta që nuk rrëshqasin.
Mos vishni rroba të lirshme dhe mos mbani
bizhuteri. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e
gjatë mund të kapen në pjesët lëvizëse.
Kur prekni zinxhirin e sharrës ose rregulloni
4.
tendosjen e zinxhirit, vishni doreza mbrojtëse.
Zinxhiri i sharrës mund të shkaktojë prerje të thella
në duar.
Siguria në zonën e punës
Mbajeni veglën të paktën 15 m larg nga linjat
1.
elektrike dhe kabllot e komunikimit (duke
përfshirë degët që i prekin ato). Prekja apo
afrimi pranë linjave të tensionit të lartë me
veglën mund të rezultojë në vdekje ose lëndim
të rëndë. Shikoni për linja tensioni dhe gardhe
elektrike rreth zonës ku do të punoni përpara
se të nisni punën.
Përdoreni veglën vetëm kur keni shikueshmëri
2.
dhe kushte të mira drite. Mos e përdorni veglën
kur është errësirë ose kur ka mjegull.
Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në një
3.
sipërfaqe të paqëndrueshme ose të rrëshqitshme,
ose në një vend të pjerrët. Gjatë dimrit bëni
kujdes nga akulli dhe bora dhe gjithmonë
sigurohuni që të mbështetni këmbët mirë.
Gjatë përdorimit, mbajini personat e
4.
pranishëm ose kafshët të paktën 15 m larg nga
vegla. Fikeni veglën sapo të afrohet dikush.
Kur punoni me dy ose më shumë persona,
5.
mbani distancë prej të paktën 15 m ose më
shumë mes njëri-tjetrit, dhe vendosni një
mbikëqyrës.
Përpara përdorimit, kontrolloni zonën e punës
6.
për gardhe me tela, mure ose objekte të tjera të
forta. Ato mund të dëmtojnë zinxhirin e sharrës.
Përgatitja
Përpara montimit ose kalibrimit të veglës, fikni
1.
veglën dhe hiqni kutinë e baterisë.
Përpara se të prekni zinxhirin e sharrës ose
2.
rregulloni tendosjen e zinxhirit, vishni doreza
mbrojtëse.
Përpara se të nisni veglën, kontrolloni veglën
3.
për dëmtime, vida/dado të liruara ose për
ndonjë montim jo të saktë. Mprihni zinxhirin e
sharrës kur çmprihet. Zëvendësoni zinxhirin
e sharrës nëse ai është përthyer ose dëmtuar.
Kontrolloni të gjitha levat e komandave dhe
çelësat për një punë më të thjeshtë. Pastroni
dhe thani mbajtëset.
Mos u përpiqni kurrë ta ndizni veglën nëse
4.
vegla është e dëmtuar ose jo e montuar
plotësisht. Përndryshe mund të shkaktohen
lëndime të rënda.
Rregulloni rripat e krahut sipas përmasave
5.
trupore të përdoruesit.
Rregulloni tendosjen e zinxhirit përkatësisht.
6.
Rimbusheni vajin e zinxhirit, nëse është e
nevojshme.
Ndezja e veglës
Mbani pajisje mbrojtëse personale përpara
1.
ndezjes së veglës.
Përpara se të nisni veglën, sigurohuni që të
2.
mos ketë asnjë person apo kafshë në zonën e
punës.
Kur instaloni kutinë e baterisë, zinxhirin e sharrës
3.
dhe shufrën udhëzuese mbajeni larg trupit tuaj
dhe larg çdo objekti tjetër, duke përfshirë tokën.
Zinxhiri i sharrës mund të lëvizë gjatë ndezjes dhe
mund të shkaktojë lëndim të rëndë ose të dëmtojë
zinxhirin e sharrës dhe/ose pronën.
Vendoseni veglën në tokë të fortë. Mbani
4.
ekuilibër të mirë dhe mbështetini mirë këmbët.
Përdorimi
Në rast emergjence, fikni menjëherë veglën.
1.
Nëse vini re diçka të pazakontë (p.sh. zhurmë,
2.
dridhje) gjatë përdorimit, fikni veglën. Mos e
përdorni veglën derisa të zbuloni shkakun dhe
ta eliminoni.
Zinxhiri i sharrës vazhdon të lëvizë për një
3.
periudhë të shkurtër kohe pas fikjes së veglës.
Mos nxitoni të krijoni kontakt me zinxhirin e
sharrës.
Gjatë përdorimit, përdorni rripat e krahut.
4.
Mbajeni fort veglën në anën tuaj të djathtë.
Mbajeni mbajtësen e përparme me dorën
5.
e majtë dhe mbajtësen e pasme me dorën
e djathtë, pavarësisht nëse jeni person
që përdorni dorën e majtë ose të djathtë.
Mbështillini gishtat rreth mbajtëseve.
Mbajeni veglën vetëm nga sipërfaqet mbajtëse
6.
të izoluara sepse zinxhiri i sharrës mund ketë
kontakt me telat elektrikë të fshehur. Zinxhiri
i sharrës që ka kontakt me një tel elektrik "të
ngarkuar" mund të "ngarkojë" pjesët metalike të
ekspozuara të krasitësit të zgjatur dhe mund t'i
japë punëtorit goditje elektrike.
Asnjëherë mos u përpiqni ta përdorni veglën
7.
me një dorë. Humbja e kontrollit mund të
rezultojë në lëndime të rënda ose fatale. Për të
reduktuar rrezikun e lëndimeve, mbajini duart
dhe këmbët larg nga zinxhiri i sharrës.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në
8.
çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ruani ekuilibrin. Tregoni kujdes ngapengesat
e fshehura si trungje peme, rrënjë dhe kanale
që të mos pengoheni. Largoni degët e rëna dhe
objektet e tjera.
Asnjëherë mos punoni në shkallë ose në pemë
9.
që të shmangni humbjen e kontrollit.
10. Nëse vegla përplaset fort ose bie, kontrolloni
gjendjen e saj para se të vazhdoni punën.
Nëse ka dëmtime ose dyshoni për dëmtime,
kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit të
Makita të kryejë inspektimin dhe riparimin.
Mos e prekni kokën e veglës. Koka e veglës
11.
nxehet gjatë përdorimit.
12. Bëni pushim për të parandaluar humbjen e
kontrollit për shkak të lodhjes. Rekomandojmë
të bëni 10 deri 20 minuta pushim çdo orë.
38 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents