Makita UA003G Instruction Manual page 43

Hide thumbs Also See for UA003G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6.
Fusni pjesën e dalë në kapakun e rrotëzës
së dhëmbëzuar në trupin e veglës, më pas mbyllni
kapakun në mënyrë që buloni dhe kunji në trupin e
veglës të takohen me pjesët homologe në kapak.
► Fig.9: 1. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar 2. Pjesa e
dalë 3. Buloni 4. Kunji
7.
Shtrëngoni dhe lironi dadon mbajtëse për të
siguruar kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar, më pas
lirojeni pak për rregullim të tendosjes.
► Fig.10: 1. Dadoja mbajtëse
Pas instalimit të zinxhirit të sharrës, rregulloni tendosjen
e zinxhirit të sharrës duke iu referuar seksionit për
rregullimin e zinxhirit të sharrës.
Heqja e zinxhirit të sharrës
Për të hequr zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
1.
Lironi vidën rregulluese të zinxhirit, më pas dadon
mbajtëse.
► Fig.11: 1. Dadoja mbajtëse 2. Vida e kalibrimit të
zinxhirit
2.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe më
pas hiqni zinxhirin e sharrës dhe shufrën udhëzuese
nga trupi i veglës.
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të
sharrës
Mos e shtrëngoni zinxhirin e
KUJDES:
sharrës më shumë se sa duhet. Një tendosje tepër
e madhe e zinxhirit të sharrës mund të shkaktojë
prishjen e zinxhirit të sharrës dhe konsumimin e
shufrës udhëzuese.
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet
KUJDES:
mund të dalë nga shufra dhe mund të shkaktojë
aksident të rëndë.
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh
përdorimi. Herë pas here kontrolloni tendosjen e
zinxhirit përpara përdorimit.
1.
Lironi dadon mbajtëse pak për të liruar lehtë
kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar.
► Fig.12: 1. Dadoja mbajtëse
2.
Ngrijeni lart lehtë majën e shufrës udhëzuese
dhe rregulloni tendosjen e zinxhirit. Rrotulloni vidën e
rregullimit të zinxhirit në drejtim të kundërt të akrepave
të orës për ta shtrënguar, rrotullojeni në drejtim të
akrepave të orës për ta liruar.
Shtrëngoni zinxhirin e sharrës derisa ana e poshtme
e zinxhirit të sharrës të puthitet në shinën e shufrës
udhëzuese si në ilustrim.
► Fig.13: 1. Shufra udhëzuese 2. Zinxhiri i sharrës
3. Vida e kalibrimit të zinxhirit
3.
Mbajeni lehtë shufrën udhëzuese dhe bashkoni
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos lirohet në anën
e poshtme.
4.
Shtrëngoni dadon mbajtëse për të siguruar
kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar.
► Fig.14: 1. Dadoja mbajtëse
PËRDORIMI
Vajosja
Kur mbushni vajin e zinxhirit për herë
VINI RE:
të parë, ose kur mbushni depozitën pasi është
boshatisur krejtësisht, shtoni vaj deri në skajin
e fundit të pompës. Përndryshe mbushja e vajit
mund të jetë e pasaktë.
Përdorni vetëm vajin ekskluziv të
VINI RE:
zinxhirit të sharrës për sharrat me zinxhir Makita
ose vajra ekuivalente që disponohen në treg.
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe
VINI RE:
grimca apo vaj që avullon.
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik.
VINI RE:
Vaji mineral i dëmton pemët.
Para se të filloni prerjen, sigurohuni
VINI RE:
që kapaku i depozitës së vajit të jetë vidhosur
tamam.
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla
është në përdorim. Kontrolloni periodikisht sasinë e vajit
të mbetur në depozitën e vajit.
► Fig.15: 1. Depozita e vajit
Për të rimbushur depozitën, vendoseni veglën në
një sipërfaqe të sheshtë, më pas shtypni butonin mbi
kapakun e depozitës së vajit në mënyrë që butoni në
anën tjetër të qëndrojë lart, dhe më pas hiqni kapakun e
depozitës së vajit duke e rrotulluar.
Sasia e duhur e vajit është 160 ml. Pas rimbushjes së
depozitës, sigurohuni që kapaku i depozitës së vajit të
jetë shtrënguar mirë.
► Fig.16: 1. Kapaku i depozitës së vajit 2. Shtrëngimi
3. Lirimi
SHËNIM: Nëse është e vështirë që të hiqet kapaku
i depozitës së vajit, futni çelësin me tub në të çarën
e kapakut të depozitës së vajit dhe më pas hiqeni
kapakun e depozitës së vajit duke e rrotulluar në
drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.17: 1. E çara 2. Çelësi me tub
Pas rimbushjes, mbajeni veglën larg nga pema. Filloni
dhe prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit të sharrës të jetë i
përshtatshëm.
► Fig.18
43 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents