Makita AS001G Instruction Manual page 42

Cordless dust blower
Hide thumbs Also See for AS001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Udhëzimet për sigurinë e fryrëse së
pluhurit me bateri
Trajnim
Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni me
1.
komandat dhe përdorimin e saktë të fryrëses
së pluhurit.
Mos i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me
2.
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish, apo
njerëzit që nuk i njohin këto udhëzime, të
përdorin fryrësen e pluhurit. Rregullat vendore
mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
Mos e përdorni kurrë fryrësen e pluhurit nëse ka
3.
njerëz pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës
4.
për aksidentet ose rreziqet që mund t'u
ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.
Përgatitja
1.
Mos vishni rroba të gjera apo bizhuteri që mund
të futen në vrimën e hyrjes së ajrit. Mbajini
flokët e gjatë larg vrimave të hyrjes së ajrit.
Për të parandaluar irritimin nga pluhuri,
2.
rekomandohet të mbahet maskë mbrojtëse për
fytyrën.
3.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale.
Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet
mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e
sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose
mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet
e duhura reduktojnë lëndimet personale.
Përdorimi në përgjithësi
Fikeni fryrësen e pluhurit dhe hiqni kutinë e
1.
baterisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
sa herë që largoheni nga fryrësja e
pluhurit.
sa herë që kaloni nga fryrja në shfryrje
dhe anasjelltas.
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në fryrësen e pluhurit.
nëse fryrësja e pluhurit nis të ketë dridhje
jonormale.
Përdoreni fryrësen e pluhurit vetëm gjatë ditës
2.
ose në kushte të mira ndriçimi artificial.
Mos u zgjatni më shumë se ç'është e
3.
mundur dhe gjithmonë ruani ekuilibrin dhe
mbështetjen e këmbëve.
4.
Mbajini të pastra nga mbeturinat të gjitha
hyrjet e ajrit të ftohjes.
Përdoreni fryrësen e pluhurit në një pozicion të
5.
rekomanduar dhe vetëm në sipërfaqe të fortë.
6.
Mos e përdorni veglën me duar të lagura.
7.
Mos e drejtoni daljen e zorrës drejt vetes apo
të tjerëve. Mund të fryhen objekte me forcë duke
shkaktuar lëndime.
8.
Mos e përdorni veglën për të spërkatur
kimikate. Mund të dëmtoni mushkëritë duke
thithur avuj toksikë.
Mos e përdorni fryrësen e pluhurit në vende të
9.
larta.
10. Mos e bllokoni kurrë folenë e thithjes dhe/ose
daljen e fryrëses.
Bëni kujdes të mos e bllokoni hyrjen
e thithjes ose të fryrjes me pluhura
apo papastërti, kur punoni në zonë me
pluhura.
Mos përdorni grykëza të ndryshme nga
ato që ofrohen nga Makita.
Nëse fryrësja e pluhurit godet objekte të huaja
11.
ose nëse fillon të nxjerrë zhurma ose dridhje të
pazakonta, fikeni menjëherë fryrësen e pluhurit
për ta ndaluar. Hiqeni kutinë e baterisë nga
fryrësja e pluhurit dhe kontrollojeni fryrësen
për dëme përpara se ta rindizni dhe ta vini në
punë. Nëse fryrësja e pluhurit është e dëmtuar,
kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit të
Makita që ta riparojë.
12. Mos fusni gishta ose objekte të tjera në folenë
e thithjes ose daljen e fryrëses.
13. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e
fikjes përpara se të fusni kutinë e baterisë, ta
ngrini ose ta transportoni fryrësen e pluhurit.
Mbajtja e fryrëses së pluhurit me gishtin
mbi çelës ose furnizimi me energji i fryrëses
që e ka çelësin e ndezur bëhen shkak për
aksidente.
14. Shmangni punën me fryrësen e pluhurit për
periudha të gjata në ambiente me temperaturë
të ulët.
15. Mos e përdorni veglën përtej presionit të
saj maksimal dalës. Përdorimi i veglës në
një presion dalës më të madh se presioni i saj
maksimal dalës mund të shpërthejë objektin ose
veglën.
Funksionimi i ventilimit
Mos i fryni kurrë mbeturinat në drejtimin e
1.
njerëzve të tjerë të pranishëm.
Kur përdorni fryrësen e pluhurit, mos ia
2.
drejtoni asnjëherë kokën personave që
ndodhen pranë.
Mos fryni kurrë materiale të rrezikshme, si
3.
p.sh. gozhda, copa xhami apo sende me teh.
Mos e përdorni fryrësen e pluhurit pranë
4.
materialeve të ndezshme.
Përdorim për fryrje/shfryrje
Kur fryni sende, vendosni një kokë ose
1.
aksesor në mënyrë të sigurt në folenë e ajrit.
Përndryshe, sendi, koka ose aksesori mund të
dëmtohen dhe mund të lëndoheni.
Lëshojeni ngadalë presionin e ajrit. Kur hiqni
2.
një kokë apo aksesor pas fryrjes së sendeve,
mbajini fort sendin, kokën dhe aksesorin. Ata
mund të kërcejnë për shkak të shkarkimit të ajrit
dhe të shkaktojnë lëndim.
Mos e fryni objektin përtej presionit të tij
3.
maksimal. Përndryshe, vegla ose objekti mund të
dëmtohen dhe mund të lëndoheni.
42 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents