Makita DC4001 Instruction Manual page 69

Hide thumbs Also See for DC4001:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës
8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të kufizuara
fizike, shqisore ose mendore, ose që u mungon
përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje
apo kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin
e sigurt të pajisjes dhe kuptimin e rreziqeve të
mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi
nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
KUJDES
1.
RUAJINI KËTO UDHËZIME – Ky manual
përmban udhëzime të rëndësishme sigurie dhe
përdorimi për karikuesin e baterisë.
2.
Përpara se ta përdorni karikuesin e baterisë,
lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet
e masave parandaluese te (1) karikuesi i
baterisë, (2) bateria dhe (3) produkti që përdor
baterinë.
3.
KUJDES – Për të reduktuar rrezikun e lëndimit,
karikoni vetëm bateritë e rikarikueshme të
Makita. Llojet e tjera të baterive mund të
shpërthejnë duke shkaktuar lëndim personal
dhe dëme.
4.
Bateritë e parikarikueshme nuk mund të
karikohen me këtë karikues baterish.
5.
Përdorni një burim energjie me tensionin
e specifikuar në pllakëzën udhëzuese të
karikuesit.
6.
Mos e karikoni kutinë e baterisë në prani të
lëngjeve ose gazeve të djegshme.
7.
Mos e ekspozoni karikuesin në shi, borë ose
kushte me lagështirë.
8.
Asnjëherë mos e mbani karikuesin nga
kordoni ose ta tërhiqni për ta hequr nga priza.
9.
Pas karikimit ose përpara se të përpiqeni
të kryeni mirëmbajtje apo pastrim, hiqeni
karikuesin nga burimi i energjisë. Kur e
shkëputni karikuesin, tërhiqeni nga spina dhe
jo nga kordoni.
10. Sigurohuni që kordoni të ndodhet aty ku nuk
mund të shkelet, ku nuk mund të pengoheni
apo ndryshe të mos u nënshtrohet dëmtimeve
apo tensioneve.
Mos e përdorni karikuesin me kordon apo
11.
spinë të dëmtuar. Nëse kordoni ose spina janë
të dëmtuara, kërkojini qendrës së shërbimit
të Makita ta zëvendësojë atë për të shmangur
rreziqet.
12. Mos e përdorni apo çmontoni karikuesin nëse
ka marrë goditje të fortë, është rrëzuar ose
ndryshe është dëmtuar në ndonjë mënyrë;
çojeni te një teknik i kualifikuar i shërbimit.
Përdorimi ose rimontimi i pasaktë mund të
rezultojë në rrezik goditjeje elektrike ose zjarr.
13. Mos e karikoni kutinë e baterisë kur
temperatura e dhomës është NËN 10°C (50°F)
ose MBI 40°C (104°F). Në temperaturë të ftohtë,
karikimi mund të mos fillojë.
14. Mos u përpiqni të përdorni një transformator
me faza, një gjenerator me motor ose prizë me
energji DC.
15. Mos lejoni që diçka të mbulojë ose bllokojë
grilat e ajrosjes së karikuesit.
16. Mos e futni ose hiqni kabllon dhe mos e futni
ose hiqni baterinë me duar të lagura.
17. Mos përdorni kurrë benzinë, benzol, hollues,
alkool dhe lëndë të ngjashme për pastrimin
e karikuesit. Mund të shkaktoni çngjyrosje,
deformime ose krisje.
69 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

8720023055963

Table of Contents