Makita DSL800 Instruction Manual page 30

Cordless drywall sander
Hide thumbs Also See for DSL800:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
smeriluesit me bateri për pllakë gipsi
Paralajmërime të zakonshme sigurie për veprimet e
smerilimit:
Kjo vegël elektrike është prodhuar që të
1.
funksionojë si smerilues. Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë
vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve
të renditura më poshtë mund të shkaktojë goditje
elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
2.
Veprimet si mprehja, pastrimi me furçë
me spica teli, lustrimi ose prerja nuk
rekomandohen për t'u kryer me këtë vegël
elektrike. Veprimet për të cilat pajisja elektrike
nuk është e përshtatshme mund të krijojnë rrezik
dhe të shkaktojnë dëmtime personale.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
3.
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës. Fakti
që një aksesor mund të montohet në veglën tuaj
elektrike, nuk garanton një funksionim të sigurt.
4.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
5.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit
tuaj duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të
veglës elektrike. Aksesorët me përmasa të gabuara
nuk mund të mbrohen ose të kontrollohen siç duhet.
6.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara
secilit përdorim, kontrollojeni aksesorin, si
p.sh. pllakën smeriluese, për plasaritje, grisje
ose konsumim të tepërt. Nëse pajisja elektrike
ose aksesori bie, kontrolloni për dëmtime
ose instaloni një aksesor të padëmtuar. Pas
inspektimit dhe instalimit të aksesorëve,
qëndroni me personat e tjerë larg trajektores
së rrotullimit të aksesorit dhe lëreni pajisjen
elektrike të punojë me shpejtësi maksimale pa
ngarkesë për një minutë. Aksesorët e dëmtuar
zakonisht do të shkëputen nga pajisja gjatë këtij
testi.
Lexoni të gjitha
7.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse
për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse
që mund të ndalojë copëzat abrazive ose të
materialit të punës. Mbrojtësja e syve duhet të
ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që prodhohen
nga veprimet e ndryshme. Maska kundër pluhurit
ose respiratori duhet të jenë në gjendje të filtrojnë
grimcat e prodhuara nga funksionimi i pajisjes.
Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj zhurmave të
forta mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
8.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e punës.
Kushdo që hyn në zonën e punës duhet të mbajë
veshur mjetet mbrojtëse personale. Copëzat e materialit
të punës ose të një aksesori të thyer mund të fluturojnë
larg dhe të shkaktojnë dëmtime përtej zonës ku punohet.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
9.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
10. Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që
rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
11.
Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
12. Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme. Shkëndijat mund t'i
ndezin këto materiale.
13. Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të lëngshëm.
Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë të lëngshëm mund të
rezultojnë në goditje ose në goditje elektrike.
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Kundërveprimi është një reagim i shpejtë që ndodh ndaj
pllakës smeriluese rrotulluese të bllokuar ose të ngecur
ose ndaj ndonjë aksesori tjetër. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë ndalesë të menjëhershme të aksesorit
rrotullues, i cili si pasojë bën që pajisja elektrike e
pakontrolluar të shtyhet në drejtimin e kundërt të
rrotullimit të aksesorit deri në pikën e lidhjes.
Për shembull, nëse një pllakë smeriluese ngec
ose bllokohet nga materiali i punës, cepi i pllakës
smeriluese që po hyn në vendin e bllokimit mund të
godasë sipërfaqen e materialit duke bërë që pllaka
smeriluese të ndërrojë drejtim ose të kthehet mbrapsht.
Pllaka smeriluese mund të kërcejë në drejtim të
punëtorit ose larg tij, në varësi të drejtimit të lëvizjes
së pllakës smeriluese në momentin e bllokimit. Pllaka
smeriluese mund të thyhet në të tilla kushte.
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
e mëposhtme parandaluese.
1.
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes. Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose
forcat kundërvepruese, nëse merren masa
parandaluese.
30 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dsl800zu

Table of Contents