Makita DSD180 Instruction Manual page 19

Cordless drywall saw
Hide thumbs Also See for DSD180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
► Fig.12: 1. E çara 2. Pjesa e dalë (ana e kundërt)
4.
Rregulloni thellësinë e prerjes, më pas shtrëngoni
bulonat.
5.
Vendosni thithësin e pluhurit.
Montimi i thikës me fragmentim
KUJDES:
Gjithmonë përdorni thikën
me fragmentim me gjatësinë, gjerësinë dhe
trashësinë e projektuar. Thikat me fragmentim që
nuk montohen saktë mund të thyhen. Thikat e thyera
mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë lëndim personal.
Thikat me fragmentim mund të përdoren edhe me këtë
vegël. Përdorni 3 segmente 18 mm të gjera të thikës me
fragmentim me gjerësi 0,5 mm. Thellësia maksimale e
prerjes është 12,5 mm kur pritet një pllakë gipsi.
► Fig.13: 1. Tre segmente të fletës me fragmentim
1.
Lironi bulonat në mbajtësen e fletës. Rrotullojeni
mbajtësen e fletës në mënyrë që pjesa e dalë të dalë
jashtë.
2.
Futni fletën me fragmentim në mënyrë që ana e
mprehtë të dalë përpara.
3.
Siguroni fletën me fragmentim në pozicionin ku
fundi i segmentit të parë të vijë në tehun e mbajtëses së
fletës siç ilustrohet.
► Fig.14: 1. Mbajtësja e fletës 2. Fundi i segmentit të
parë të fletës me fragmentim 3. Gjatësia e
lejueshme e prerjes
Vendosja e kapakut të fletës
KUJDES:
Gjithmonë vendosni kapakun e
fletës kur vegla nuk është në përdorim. Fletët e
zhveshura mund të shkaktojnë lëndime personale
ose dëmtime të vetë fletës.
Kalojeni kapakun e fletës përmes fletës derisa grepi
të kapë kapakun e bazës. Kini parasysh drejtimin e
kapakut të fletës kur e vendosni, grepi më i gjerë vjen
përpara. Kur hiqni kapakun e fletës, ngrijeni ndërsa e
kapni në të dyja anët.
► Fig.15: 1. Kapaku i fletës 2. Grepi
Gjatë përdorimit, futeni kapakun e fletës në grep në
bazë siç ilustrohet derisa të dëgjohet një klikim.
► Fig.16: 1. Kapaku i fletës 2. Grepi
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
► Fig.17: 1. Çelësi hekzagonal
Lidhja me një fshesë me korrent
Lidhni një fshesë Makita për punë të pastër. Hiqni
mbulesën prej gome nga thithësi i pluhurit dhe lidhni
tubin e fshesës me hundëzën e thithësit të pluhurit.
► Fig.18: 1. Thithësi i pluhurit 2. Mbulesa prej gome
3. Zorra e fshesës
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni veglën fort.
KUJDES:
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur
me materialin gjatë prerjes. Asnjëherë mos kryeni
prerje me hark. Nëse nuk veproni kështu mund të
thyeni fletën duke shkaktuar dëmtime serioze.
Dhëmbëza në formë V-je dhe pjesa e mysët në
kapakun e bazës së veglës tregojnë pozicionin e fletës.
Gjithmonë kontrolloni pozicionin e fletës kur prisni.
Kapaku i bazës së veglës
► Fig.19: 1. Dhëmbëza në formë V-je 2. Pjesa e
mysët 3. Fleta
SHËNIM: Për prerje të saktë, rekomandojmë t'i
vizatoni paraprakisht vijat e prerjes në materialin e
punës.
1.
Vendoseni majën e fletës në vijën e nisjes.
Anojeni veglën në mënyrë që ana e përparme të prekë
materialin e punës. Drejtvendoseni fundin e dhëmbëzës
në formë V-je në anën e përparme të vijës së prerjes.
► Fig.20
2.
Me ngadalë tërhiqni këmbëzën pa lejuar që fleta
të ketë kontakt me materialin e punës. Kur fleta të arrijë
shpejtësinë e plotë, shtyjeni veglën drejt materialit të
punës. Ndërsa fleta pret materialin e punës, bëni që e
gjithë sipërfaqja e kapakut të bazës të krijojë kontakt me
materialin e punës.
► Fig.21
3.
Lëvizeni veglën drejt përpara derisa prerja të
përfundojë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi i kapakut të bazës
Pastroni ashklat dhe pluhurin e prerjes të grumbulluar
në kapakun e bazës. Ngrijeni kapakun e bazës ndërsa
tërhiqni grepin në fundin e pjesës së pasme për ta
hequr. Kur e montoni, ndiqni procedurën e anasjelltë të
heqjes.
► Fig.22: 1. Kapaku i bazës 2. Grepi
KUJDES:
Kushtojini vëmendje majës së
fletës dhe ashklave nga prerja kur hiqni kapakun
e bazës.
VINI RE:
Kryeni pastrimin periodikisht. Kapaku
i ndotur i bazës mund të dëmtojë ose deformojë
sipërfaqet e punës.
19 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dsd180z

Table of Contents