Makita DHS900 Instruction Manual page 54

Hide thumbs Also See for DHS900:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i udhëzuesit të thellësisë
Nëse baza nuk rrëshqet lart ose poshtë lehtësisht,
udhëzuesi i thellësisë mund të jetë anuar. Mund ta
rregulloni udhëzuesin e thellësisë si vijon:
1.
Vendoseni bazën paralelisht dhe vendosni
thellësinë e prerjes te më e thella.
2.
Lironi vidat rregulluese për udhëzuesin e
thellësisë me një çelës hekzagonal.
Udhëzuesi i thellësisë e rregullon automatikisht
pozicionin e tij.
3.
Shtrëngoni vidat rregulluese për udhëzuesin e
thellësisë.
4.
Rregulloni paralelizmin duke iu referuar paragrafit
të paralelizmit.
► Fig.51: 1. Vidat rregulluese për udhëzuesin e
thellësisë
Rregullimi i paralelizmit
KUJDES:
Mbajeni paralelizmin të saktë.
Ndryshe, fleta e sharrës së rrumbullakët mund të
ngecë te shina udhëzuese dhe shina udhëzuese e
dëmtuar mund të shkaktojë lëndim.
Ky rregullim është bërë në fabrikë. Por nëse ka
shmangie, mund ta rregulloni duke ndjekur procedurën
e mëposhtme.
1.
Vendoseni veglën në thellësinë maksimale të
prerjes.
2.
Sigurohuni që të gjitha levat dhe vidat të jenë
shtrënguar.
3.
Lironi vidat që tregohen në figurë.
4.
Teksa hapni mbrojtësen e poshtme, lëvizni pjesën
e pasme të bazës në mënyrë që largësia midis A dhe B
të bëhet e barabartë.
► Fig.52: 1. Vida 2. Baza
5.
Shtrëngoni vidat dhe bëni një prerje provë për të
kontrolluar paralelizmin.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
Shina udhëzuese
Udhëzuesi për prerjet me kënd
Fasheta shtrënguese
Fleta
Fleta prej gome
Fleta e pozicionit
Çelësi hekzagonal
Njësia me valë
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
54 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhs900zDhs900zu

Table of Contents