Makita DHS900 Instruction Manual page 47

Hide thumbs Also See for DHS900:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE TË
ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE. Gjithashtu
kini kujdes të mos e shtrëngoni bulonin me forcë.
Nëse ju rrëshqet dora nga çelësi hekzagonal mund të
shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë që
ndërmjet flanxhës së brendshme dhe asaj të jashtme
të jetë instaluar unaza e duhur për vrimën e boshtit të
diskut që keni ndër mend të përdorni. Përdorimi i unazës
së gabuar për vrimën e boshtit mund të rezultojë në montim
të pasaktë të diskut që çon në lëvizje të diskut dhe dridhje
të rënda, të cilat mund të sjellin humbje të kontrollit gjatë
punës dhe lëndime personale të rënda.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës rrethore, sigurohuni
gjithashtu që të pastroni tallashin e grumbulluar në
mbrojtësen e sipërme dhe të poshtme të fletës, siç
diskutohet në seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Lidhja me një fshesë me korrent
Aksesorë opsionalë
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një
fshesë me korrent Makita me veglën tuaj. Lidhni tubin
e fshesës me korrent me hundëzën e pluhurit duke
përdorur unazat e përparme 24.
► Fig.26: 1. Tubi i fshesës me korrent 2. Unazat e
përparme 24 3. Hundëza e pluhurit
Rregullimi i këndit të hundëzës së
pluhurit
Këndi i hundëzës së pluhurit mund të rregullohet duke
rrotulluar hundëzën e pluhurit.
Kur e përdorni veglën pa lidhur një fshesë me korrent,
silleni hundëzën e pluhurit poshtë për të parandaluar
ekspozimin e përdoruesit ndaj tallashit.
Kur vegla përdoret duke e lidhur me një fshesë me
korrent, silleni hundëzën e pluhurit lart që zorra e
fshesës me korrent të mos ngecë në materialin e punës
ose shinën udhëzuese.
► Fig.27: 1. Hundëza e pluhurit
PËRDORIMI
Kjo vegël është prodhuar për të prerë produkte
druri. Me fletët e përshtatshme origjinale të sharrave
të rrumbullakëta Makita mund të sharrohen edhe
materialet e mëposhtme:
Produktet e aluminit
Plastikë me përmbajtje minerale
Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin
lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës rrethore që
do të përdoren për materialin që do të pritet.
Mos e përdorni veglën pa bazën e poshtme, përveç
rasteve kur përdorni shinën udhëzuese.
SIGUROHUNI TA
Nëse nevojitet unaza për të
KUJDES:
Kur priten materiale plastike,
shmangni shkrirjen e tyre nga mbinxehja e majës
së fletës.
Kontrollimi i funksionit të
mbrojtëses së fletës
Vendosni këndin e prerjes së pjerrët në 0°, dhe më pas
tërhiqeni mbrojtësen e poshtme manualisht deri në fund dhe
lëshojeni. Mbrojtësja e poshtme funksionon mirë nëse;
është tërhequr mbi bazë pa pengesa dhe;
kthehet automatikisht dhe kontakton me
bllokuesin.
► Fig.28: 1. Mbrojtësja e sipërme 2. Mbrojtësja e
poshtme 3. Baza 4. Bllokuesi 5. Hapur
6. Mbyllur
Nëse mbrojtësja e poshtme nuk funksionon siç duhet,
kontrolloni nëse është grumbulluar pluhur sharre
brenda mbrojtëseve të sipërme dhe të poshtme. Nëse
mbrojtësja e poshtme nuk funksionin siç duhet edhe
pas heqjes së pluhurit, kërkoni nga qendra e shërbimit
të Makita të kryejë shërbimin e veglës.
Operacioni i prerjes
KUJDES:
Mbani maskë kundër pluhurit kur
kryeni operacionin e prerjes.
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
SHËNIM: Vegla mund të mos funksionojë me kapacitet
të plotë kur temperatura e kutisë së baterisë është e ulët.
Në këtë moment, për shembull, përdoreni veglën për një
prerje të lehtë për pak kohë derisa kutia e baterisë të marrë
temperaturën e dhomës. Më pas, vegla mund të punojë me
kapacitet të plotë.
► Fig.29
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një dorezë
të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja
për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart
përdoren për të mbajtur sharrën, ato s'mund të priten nga
fleta e sharrës rrethore. Vendoseni bazën mbi materialin
e punës që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me fletën e
sharrës rrethore. Në vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa
fleta e sharrës rrethore të arrijë shpejtësinë e plotë. Tani
thjesht lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit
të punës, duke e mbajtur në të njëjtën lartësi dhe duke
ecur para me ngadalë derisa sharrimi të përfundojë.
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e sharrimit të drejtë dhe
shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse prerja nuk
bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në mendje, mos u
përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën pas me forcë për në
vijën e prerjes. Ky veprim mund të bllokojë fletën e sharrës
rrethore e të çojë në zmbrapsje të rrezikshme dhe ndoshta
lëndime serioze. Lëshoni çelësin, prisni derisa fleta e sharrës
rrethore të ndalojë dhe më pas tërhiqeni veglën. Rivendoseni
veglën në vijën e re të prerjes dhe nisni sërish prerjen.
Përpiquni të shmangni pozicionet që ekspozojnë përdoruesin
ndaj ciflave të drurit dhe tallashit që nxjerr sharra. Përdorni
syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.
47 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhs900zDhs900zu

Table of Contents