Makita UB400MP Original Instruction Manual page 163

Blower attachment
Hide thumbs Also See for UB400MP:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
4.
Për të parandaluar irritimin nga pluhuri,
rekomandohet të mbahet maskë mbrojtëse për
fytyrën.
5.
Gjatë përdorimit të makinerisë vishni
gjithmonë këpucë mbrojtëse dhe që nuk
rrëshqasin. Çizmet dhe këpucët e sigurisë kundër
rrëshqitjes dhe me majë të mbyllur reduktojnë
rrezikun e lëndimit.
Mbani mbrojtje për veshët, siç janë kufjet
6.
mbrojtëse. Ekspozimi ndaj zhurmës mund të
shkaktojë humbjen e dëgjimit.
Ndizeni dhe përdoreni motorin vetëm kur jeni
7.
jashtë në një zonë të ajrosur mirë. Përdorimi
në një zonë të mbyllur ose të ajrosur keq mund të
rezultojë në vdekje nga mbytja ose helmimi nga
monoksidi i karbonit.
Përdorimi
1.
Largoni nga zona fëmijët, personat që qëndrojnë
pranë dhe kafshët. Minimalisht, mbajini të
gjithë fëmijët, personat që qëndrojnë pranë dhe
kafshët jashtë një rrezeje 15 m; jashtë zonës 15
m, sepse ekziston gjithmonë një rrezik lëndimi
nga objektet që hidhen. Personat që qëndrojnë
pranë duhet të inkurajohen të mbajnë mbrojtëse
për sytë. Nëse dikush ju afrohet, ndalojeni
motorin ose makinerinë.
► Fig.1
2.
Fikeni fryrësen dhe hiqni kutinë e baterisë ose
kandeletën dhe sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht:
sa herë që largoheni nga fryrësja;
përpara pastrimit të bllokimeve;
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në fryrëse;
nëse fryrësja nis të ketë dridhje
jonormale.
3.
Përdoreni fryrësen vetëm gjatë ditës ose në
kushte të mira ndriçimi artificial.
Mos u zgjatni më shumë se ç'është e
4.
mundur dhe gjithmonë ruani ekuilibrin dhe
mbështetjen e këmbëve.
Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në
5.
zona të pjerrëta.
6.
Ecni, mos vraponi asnjëherë.
7.
Mbajini të pastra nga mbeturinat të gjitha
hyrjet e ajrit të ftohjes.
8.
Mos i fryni kurrë mbeturinat në drejtimin e
njerëzve të tjerë të pranishëm.
Përdoreni fryrësen në një pozicion të
9.
rekomanduar dhe vetëm në sipërfaqe të fortë.
10. Mos e përdorni fryrësen në vende të larta.
11.
Kur përdorni fryrësen, mos ia drejtoni asnjëherë
grykëzën personave që ndodhen pranë.
12. Mos e bllokoni kurrë folenë e thithjes dhe/ose
daljen e fryrëses.
Bëni kujdes të mos e bllokoni hyrjen
e thithjes ose të fryrjes me pluhura
apo papastërti, kur punoni në zonë me
pluhura.
Mos përdorni grykëza të ndryshme nga
ato që ofrohen nga Makita.
Mos e përdorni fryrësen për të fryrë topa,
gomone ose artikuj të ngjashëm.
13. Mos e përdorni fryrësen pranë dritareve të
hapura etj.
14. Rekomandohet përdorimi i fryrëses vetëm në
orar të arsyeshëm - jo herët në mëngjes ose
natën vonë, kur mund të shqetësoni njerëzit.
15. Përpara fryrjes, rekomandohet përdorimi
i krehrave dhe fshesave për të liruar
papastërtitë.
16. Përpara fryrjes, njomini lehtë sipërfaqet që
janë me pluhur ose përdorni spërkatës uji nëse
është e nevojshme.
17. Rregulloni gjatësinë e hundëzës së fryrëses në
mënyrë që fluksi i ajrit të mund të funksionojë
pranë tokës.
18. Nëse fryrësja godet objekte të huaja ose
nëse fillon të nxjerrë zhurma ose dridhje
të pazakonta, fikeni menjëherë fryrësen
për ta ndaluar. Hiqeni kutinë e baterisë ose
kandeletën dhe kontrollojeni fryrësen për
dëme përpara se ta rindizni dhe ta vini në
punë. Nëse fryrësja është e dëmtuar, kërkojini
qendrës së autorizuar të shërbimit të Makita që
ta riparojë.
19. Mos fusni gishta ose objekte të tjera në folenë
e thithjes ose daljen e fryrëses.
20. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e
fikjes përpara se të fusni kutinë e baterisë, ta
ngrini ose ta transportoni fryrësen. Mbajtja e
fryrëses me gishtin mbi çelës ose furnizimi
me energji i fryrëses që e ka çelësin e ndezur
bëhen shkak për aksidente.
21. Mos fryni kurrë materiale të rrezikshme, si
p.sh. gozhda, copa xhami apo sende me teh.
22. Mos e përdorni fryrësen pranë materialeve të
ndezshme.
23. Shmangni punën me fryrëse për periudha të
gjata në ambiente me temperaturë të ulët.
24. Përpara montimit ose kalibrimit të makinerisë,
fikni motorin dhe hiqni kapakun e kandeletës
apo kutinë e baterisë.
25. Mbani pajisje mbrojtëse personale përpara
ndezjes së motorit.
26. Përpara se të nisni motorin, kontrolloni
makinerinë për dëmtime, vida/dado të liruara
ose për ndonjë montim jo të saktë. Kontrolloni
të gjitha levat e komandave dhe çelësat për
një punë më të thjeshtë. Pastroni dhe thani
dorezat.
27. Mos u përpiqni kurrë ta ndizni motorin nëse
makineria është e dëmtuar ose jo e montuar
plotësisht.
28. Rregulloni rripat e krahëve dhe dorezën për
dorën sipas përmasave trupore të përdoruesit.
29. Me motorin të ndezur vetëm në minimo,
vendosni rripin e krahut.
30. Gjatë përdorimit, përdorni rripin e krahut.
Mbajeni fort makinerinë në anën tuaj të djathtë.
► Fig.2
163 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

0088381558228

Table of Contents