Makita UB400MP Original Instruction Manual page 162

Blower attachment
Hide thumbs Also See for UB400MP:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të
përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh
kuptimin e tyre përpara përdorimit.
Tregoni kujdes dhe vëmendje të veçantë.
Lexoni manualin e përdorimit.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
Mbajini njerëzit e tjerë larg.
Mbani mbrojtëse për sytë dhe veshët.
Flokët e gjatë mund të shkaktojnë
aksidente nga ngecja e tyre në pajisje.
Ruani distancën me të paktën 15 m.
Vetëm për shtetet e BE-së
Ni-MH
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën
Li-ion
e baterisë së bashku me mbeturinat e
shtëpisë!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe
elektronike, për bateritë dhe akumulatorët
dhe mbetjet nga bateritë dhe akumulatorët
dhe implementimin e tyre në përputhje me
legjislacionin kombëtar, pajisjet elektrike,
bateritë dhe paketën(at) e baterisë që kanë
arritur fundin e jetëgjatësisë së tyre duhet
të mblidhen veçmas dhe të dorëzohen në
një objekt riciklimi që nuk dëmton mjedisin.
Përdorimi i synuar
Ky aksesor është projektuar vetëm për qëllimin e fryrjes
së pluhurit së bashku me një njësi të miratuar elektrike.
Asnjëherë mos e përdorni aksesorin për qëllime të tjera.
Keqpërdorimi i aksesorit mund të shkaktojë lëndime të rënda.
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Ne si prodhuesit: Makita Europe N.V., Selia e biznesit: Jan-
Baptist Vinkstraat 2 3070 Kortenberg BELGIUM. Autorizojmë
Hiroshi Tsujimura për hartimin e skedarit teknik dhe
deklarojmë nën përgjegjësinë tonë të vetme se produkti(et);
Përcaktimi: Aksesori i fryrëses. Përcaktimi i llojit(eve): UB400MP.
Plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të ligjit 2006/42/
EC dhe gjithashtu plotëson të gjitha dispozitat
përkatëse të Direktivave të KE-së/BE-së të mëposhtme:
2000/14/EC dhe janë prodhuar në përputhje me
standardet e mëposhtme të harmonizuara: EN
15503:2009+A1:2013+A2:2015, EN 50636-2-100:2014.
Vendi dhe data e deklarimit: Kortenberg, Belgjikë. 1.7.2020
Personi përgjegjës: Hiroshi Tsujimura, Drejtor -
Makita Europe N.V.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Udhëzimet e sigurisë të fryrëses
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet që jepen me këtë makineri,
si edhe me manualin e udhëzimeve të njësisë
elektrike përpara përdorimit. Moszbatimi i të gjitha
paralajmërimeve të renditura më poshtë mund të
rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të
rëndë të përdoruesit dhe/ose të personave pranë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termat "furçë elektrike / fshesë elektrike" dhe "makineri"
në paralajmërimet dhe masat paraprake u referohen
kombinimit të aksesorit dhe njësisë elektrike.
Termi "motor" në paralajmërimet dhe masat paraprake i
referohet motorit ose motorit elektrik të njësisë elektrike.
Trajnim
1.
Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni me
komandat dhe përdorimin e saktë të fryrëses.
2.
Mos i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me aftësi
të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, apo njerëzit që nuk i
njohin këto udhëzime, të përdorin fryrësen. Rregullat
vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
3.
Mos e përdorni kurrë fryrësen nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
4.
Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës
për aksidentet ose rreziqet që mund t'u
ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.
Përgatitja
1.
Gjithmonë vishni këpucë të përshtatshme dhe
pantallona të gjata gjatë përdorimit të fryrëses.
2.
Mos vishni rroba të gjera apo bizhuteri që
mund të futen në vrimën e hyrjes së ajrit.
Mbajini flokët e gjatë larg vrimave të hyrjes së
ajrit.
3.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të mbrojtur
sytë nga lëndimi kur përdorni veglat elektrike.
Syzet mbrojtëse duhet të jenë në pajtim me
ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në Evropë ose AS/
NZS 1336 në Australi/Zelandën e Re. Në Australi/
Zelandën e Re, ligji kërkon që të mbahet gjithashtu
edhe një mbrojtëse fytyre për të mbrojtur fytyrën.
162 ALBANIAN
Lexoni të gjitha

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

0088381558228

Table of Contents