Makita GA037G Instruction Manual page 44

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for GA037G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për njësinë me valë
1.
Mos e çmontoni ose dëmtoni njësinë me valë.
2.
Mbajeni njësinë me valë larg fëmijëve të
vegjël. Nëse gëlltitet aksidentalisht, kërkoni
menjëherë kujdes mjekësor.
Përdoreni njësinë me valë vetëm me vegla
3.
"Makita".
Mos e ekspozoni njësinë me valë në shi ose në
4.
kushte me lagështirë.
5.
Mos e përdorni njësinë me valë në vende ku
temperatura tejkalon 50 °C.
6.
Mos e përdorni njësinë me valë në afërsi të
instrumenteve mjekësore, si p.sh. stimulues
kardiakë.
7.
Mos e përdorni njësinë me valë në afërsi të
pajisjeve të automatizuara. Nëse përdoret,
pajisjet e automatizuara mund të shkaktojnë
keqfunksionim ose gabim.
8.
Mos e përdorni njësinë me valë në vende që
janë nën temperaturë të lartë ose në vende
ku mund të gjenerohet elektricitet statik apo
zhurmë elektrike.
Njësia me valë mund të prodhojë fusha
9.
elektromagnetike (EMF), por që nuk janë të
dëmshme për përdoruesin.
10. Njësia me valë është një instrument i saktë.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
njësinë me valë.
Shmangni prekjen e terminalit të njësisë me
11.
valë me duar të zhveshura apo me materiale
metalike.
12. Hiqeni gjithmonë baterinë në produkt kur
instaloni njësinë me valë në të.
13. Kur hapni kapakun e folesë, shmangni vendin
ku pluhuri dhe uji mund të hyjnë në fole.
Mbajeni hyrjen e folesë gjithmonë të pastër.
14. Vendoseni gjithmonë njësinë me valë në
drejtimin e duhur.
15. Butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në
njësinë me valë mos e shtypni fort dhe/ose me
objekt me majë të mprehtë.
16. Gjatë përdorimit mbyllni gjithmonë kapakun e
folesë.
17. Mos e hiqni njësinë me valë nga foleja ndërsa
vegla po furnizohet me energji. Në të kundërt,
mund të shkaktohet keqfunksionim i njësisë me
valë.
18. Mos e hiqni etiketën në njësinë me valë.
19. Mos vendosni etiketa në njësinë me valë.
20. Mos e lini njësinë me valë në një vend ku mund
të gjenerohet elektricitet statik apo zhurmë
elektrike.
21. Mos e lini njësinë me valë në një vend ku i
nënshtrohet nxehtësisë së lartë, si p.sh. në një
makinë të parkuar nën diell.
22. Mos e lini njësinë me valë në një vend me
pluhur ose grimca të vogla apo në një vend ku
mund të gjenerohet gaz gërryes.
23. Ndryshimi i papritur i temperaturës mund të
vesojë njësinë me valë. Mos e përdorni njësinë
me valë derisa vesa të jetë tharë plotësisht.
24. Kur pastroni njësinë me valë, fshijeni lehtë
me një leckë të butë e të thatë. Mos përdorni
benzinë, hollues, graso përcjellëse apo të
ngjashme.
25. Gjatë ruajtjes, vendoseni njësinë me valë në
kasën e dhënë ose në një enë pa elektricitet
statik.
26. Në folenë e veglës mos vendosni pajisje të
tjera të ndryshme nga njësia me valë "Makita".
27. Mos e përdorni veglën me kapakun e folesë të
dëmtuar. Uji, pluhuri dhe papastërtitë që hyjnë në
fole mund të shkaktojnë keqfunksionim.
28. Mos e tërhiqni dhe/ose rrotulloni kapakun e
folesë më shumë seç nevojitet. Rivendoseni
kapakun nëse hiqet nga vegla.
29. Ndërroni kapakun e folesë nëse humbet apo
dëmtohet.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq siç tregohet në figurë, nuk është e
bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
44 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga038g

Table of Contents