Makita JV143D Instruction Manual page 21

Hide thumbs Also See for JV143D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me materialin.
Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë fletën
duke shkaktuar dëmtime serioze.
Afrojeni veglën me ngadalë kur bëni prerje me
kthesa ose gdhendje. Shtyrja e veglës me forcë
mund të shkaktojë një sipërfaqe me prerje të
pjerrët dhe thyerje të fletës.
► Fig.8: 1. Vija e prerjes 2. Bazamenti
Ndizeni veglën ndërkohë që fleta nuk është në kontakt
me materialin dhe prisni derisa fleta të marrë shpejtësi
të plotë. Më pas vendoseni bazën mbi material dhe
lëvizeni veglën me ngadalë përpara përgjatë vijës së
prerjes të shënjuar më parë.
Prerje me buzë
► Fig.9
KUJDES:
Përpara animit të bazës, sigurohuni gjithmonë
që vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të
jetë hequr.
Ngrijeni kapakun për pluhurin deri në fund
përpara se të bëni prerje me kënd.
► Fig.10: 1. Çelësi heksagonal 2. Buloni 3. Bazamenti
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal. Lëvizeni bazën në mënyrë të tillë
që buloni të pozicionohet në qendër të folesë në formë
kryqi në bazë.
► Fig.11: 1. Buza 2. Gradimi
Anoni bazën derisa të arrini këndin e dëshiruar të
buzëve. Skaji i dhomës së motorit e tregon këndin e
buzëve me gradim. Më pas shtrëngoni bulonin për të
siguruar bazën.
Prerje me pjesën e përparme të
puthitur
► Fig.12: 1. Buloni 2. Çelësi heksagonal 3. Bazamenti
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal dhe rrëshqisni bazën nga pas deri
në fund. Më pas shtrëngoni bulonin për të siguruar
bazën.
Prerje e pjesshme
Prerjet e pjesshme mund të bëhen sipas metodës A
ose B.
A) Shpimi i një vrime fillestare
► Fig.13: 1. Vrima e nisjes
Për një prerje të pjesshme të brendshme pa prerje
hyrëse në anë, shponi paraprakisht një vrimë
fillestare me diametër 12 mm ose më shumë.
Futeni fletën në këtë vrimë për të nisur prerjen
tuaj.
B) Prerje me temperim
► Fig.14
Nuk është nevoja që të shponi një vrimë fillestare
ose të bëni një prerje hyrëse nëse bëni me kujdes
veprimet e mëposhtme.
(1) Anoni veglën nga lart me anën e përparme
të bazës dhe majën e fletës të pozicionuar
mbi sipërfaqen e materialit.
(2) Ushtroni presion mbi vegël në mënyrë që
ana e përparme e bazës të mos lëvizë kur
të ndizni veglën dhe ulni me ngadalë skajin
fundor të veglës.
(3) Ndërkohë që fleta shpon materialin, ulni me
ngadalë bazën e veglës mbi sipërfaqen e
materialit të punës.
(4) Përfundoni prerjen në mënyrë normale.
Përfundimi i skajeve anësore
► Fig.15
Për të prerë skajet anësore ose për të bërë rregullime
dimensionale, vendoseni fletën lehtësisht te anët e
prera.
Prerja e metaleve
Përdorni gjithmonë një ftohës të përshtatshëm (vaj
prerjeje) kur prisni metal. Mos kryerja e këtij veprimi do
ta konsumojë shumë fletën. Pjesa e poshtme e materialit
të punës mund të lyhet me graso në vend të ftohësit.
Heqja e pluhurave
► Fig.16: 1. Kapaku për pluhurin 2. Tubi
Punë të pastra prerjeje mund të bëhen duke e lidhur
veglën me një fshesë me korrent Makita. Futni tubin e
fshesës me korrent në vrimën në pjesën e pasme të
veglës. Lower the dust cover before operation.
SHËNIM:
Nxjerrja e pluhurit nuk mund të bëhet kur bëhen
prerje me kënd.
Plani lëvizës (aksesor opsional)
KUJDES:
Përpara instalimit ose heqjes së aksesorëve,
sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr.
1. Prerjet e drejta
► Fig.17: 1. Kufizues (vizore udhëzuese)
Kur prisni vazhdimisht gjerësi prej 160 mm ose
më pak, përdorimi i planit lëvizës siguron prerje të
shpejta, të pastra dhe të drejta.
► Fig.18: 1. Buloni 2. Udhëzuesi i rigës drejtuese
3. Çelësi heksagonal 4. Kufizues (vizore
udhëzuese)
Për të instaluar planin lëvizës futeni në vrimën
drejtkëndore në anë të bazës së veglës me
udhëzuesin e planit të drejtuar poshtë. Rrëshqisni
planin lëvizës në pozicionin e dëshiruar për
gjerësinë e prerjes, më pas shtrëngoni bulonin për
ta siguruar.
21 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Jv183d

Table of Contents