Makita DCS553 Instruction Manual page 32

Cordless metal cutter
Hide thumbs Also See for DCS553:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Mos i vini materialet stivë kur t'i prisni.
KUJDES:
Mos prisni çelik të kalitur, dru,
materiale plastike, beton, tjegulla etj. Prisni vetëm
çelik të butë, alumin dhe çelik inoks me fletë të
përshtatshme sharre të rrumbullakët.
KUJDES:
Mos e prekni fletën e sharrës së
rrumbullakët, materialin e punës ose copëzat
e prerjes me duar të zhveshura menjëherë pas
prerjes. Ato mund të jenë jashtëzakonisht të nxehta
dhe mund t'ju djegin lëkurën.
KUJDES:
Nëse vegla përdoret në mënyrë të
vazhdueshme derisa bateria të shkarkohet, mos e
përdorni veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni
me një bateri të re.
Kufizues (vizore udhëzuese)
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Sigurohuni që boshti lëvizës të
jetë instaluar mirë në pozicionin e duhur përpara
përdorimit. Bashkimi i papërshtatshëm mund të
shkaktojë zmbrapsje të rrezikshme.
► Fig.23: 1. Kufizues (vizore udhëzuese) 2. Vida e
mbërthimit
Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta
tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me
ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe
sigurojeni në pozicion me anë të vidës në pjesën e
përparme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi uniforme.
Lidhja me kordon (rrip lidhës)
Paralajmërimet e sigurisë specifike për
përdorimin në lartësi
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për sigurinë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e
udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
1.
Gjithmonë mbajeni veglën të lidhur kur punoni
"në lartësi". Gjatësia maksimale e kordonit
është 2 m (6,5 ft).
Lartësia maksimale e lejueshme e rënies së
kordonit (rripit lidhës) nuk duhet të jetë mbi 2
m (6,5 ft).
2.
Përdoreni vetëm me kordon të përshtatshëm
për këtë lloj vegle dhe të miratuar për të paktën
4,0 kg (8,8 lbs).
3.
Mos e ankoroni kordonin e veglës në ndonjë
gjë në trupin tuaj ose në komponentë të
lëvizshëm. Ankorojeni kordonin e veglës në
një strukturë të fortë që mund t'u bëjë ballë
forcave të një vegle që bie.
Sigurohuni që kordoni të jetë siguruar mirë në
4.
secilën anë përpara përdorimit.
5.
Inspektojeni veglën dhe kordonin përpara çdo
përdorimi për dëmtime dhe për funksionimin
e rregullt (duke përfshirë copën dhe fijet e
qepjes). Mos e përdorni nëse është i dëmtuar
ose nuk funksionon në rregull.
6.
Mos i mbështillni kordonët rrotull cepave të
mprehtë ose të ashpër, ose mos i lejoni të bien
në kontakt me to.
7.
Shtrëngojeni anën tjetër të kordonit jashtë
zonës së punës në mënyrë që vegla të mbahet
në mënyrë të sigurt nëse bie.
8.
Lidheni kordonin në mënyrë të tillë që vegla
të lëvizë larg nga operatori nëse bie. Veglat
që bien do të luhaten në kordon, gjë që mund të
shkaktojë lëndim ose humbje të ekuilibrit.
9.
Mos e përdorni pranë pjesëve që lëvizin ose
makinerive që janë në punë. Në të kundërt,
mund të shkaktohet rrezik shtypjeje ose ngecjeje.
10. Mos e transportoni veglën nga pajisja e
bashkuar ose nga kordoni.
Transferojeni veglën nga njëra dorë në tjetrën
11.
vetëm kur keni ekuilibrin e duhur.
12. Mos i bashkoni kordonët me veglën në mënyrë
të tillë që pengon funksionimin e mbrojtëseve,
çelësave ose zhbllokuesve.
13. Shmangni ngecjen nëpër kordon.
14. Mbajeni kordonin larg zonës së prerjes së
veglës.
15. Përdorni kllapa me shumë funksione dhe të
llojit me vidhosje. Mos përdorni kllapa me një
funksion dhe me kapëse.
16. Në rast se vegla rrëzohet, ajo duhet të
etiketohet dhe të hiqet nga shërbimi dhe duhet
të inspektohet nga një fabrikë ose qendër e
autorizuar shërbimi Makita.
► Fig.24: 1. Vrima për kordonin (rripi lidhës)
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Pastroni mbrojtësen e sipërme
dhe të poshtme për t'u siguruar që nuk ka
copëza metali të grumbulluara, që mund të
pengojnë funksionimin e sistemit të poshtëm
mbrojtës. Një sistem mbrojtës i ndotur mund të
kufizojë funksionimin e duhur, gjë e cila mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal. Kur përdorni
ajër të ngjeshur për të fryrë copëzat e metalit nga
mbrojtëset, mbani mbrojtje të përshtatshme për
sytë dhe frymëmarrjen.
KUJDES:
Pas çdo përdorimi, pastroni pjesën
e brendshme të kutisë së pluhurave dhe fshini
pluhurin e sharrës në vegël. Pluhuri i imët metalik
mund të hyjë brenda në vegël dhe të shkaktojë
keqfunksionim ose zjarr.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
32 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents