Makita DCS553 Instruction Manual page 31

Cordless metal cutter
Hide thumbs Also See for DCS553:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
► Fig.17: 1. Bllokuesi i boshtit 2. Çelësi hekzagonal
3. Shtrëngimi 4. Lirimi
Për të hequr fletën e sharrës së rrumbullakët, shtypni
deri në fund bllokuesin e boshtit në mënyrë që fleta e
sharrës së rrumbullakët të mos rrotullohet dhe përdorni
çelësin fiso hekzagonal për të liruar bulonin hekzagonal.
Më pas, hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme
dhe fletën e sharrës së rrumbullakët.
► Fig.18: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e
jashtme 3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e brendshme 5. Rondela e
kupës
Për të instaluar fletën e sharrës së rrumbullakët, ndiqni
procedurën e anasjelltë të heqjes.
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI BULONIN HEKZAGONAL NË
MËNYRË TË SIGURT. Gjithashtu kini kujdes të
mos e shtrëngoni bulonin me forcë. Nëse ju
rrëshqet dora nga çelësi hekzagonal mund të
shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
hiqet, sigurohuni që ta montoni në bosht. Gjatë
instalimit, zgjidhni anën e saktë nga e cila dalja
përputhet saktësisht me vrimën e fletës së
sharrës së rrumbullakët. Montimi i fletës së sharrës
së rrumbullakët në anën e gabuar mund të shkaktojë
dridhje të rrezikshme.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës së rrumbullakët,
sigurohuni gjithashtu që të pastroni copëzat e metalit të
grumbulluara në mbrojtësen e sipërme dhe të poshtme,
siç diskutohet në seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime
nuk shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Kapaku për fshesën me korrent
Aksesorë opsionalë
PARALAJMËRIM:
me korrent për të prerë metale. Shkëndijat e
thithura me fshesë mund të shkaktojnë lëndime,
keqfunksionime ose zjarre.
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një
fshesë me korrent Makita me veglën tuaj duke përdorur
kapakun për fshesën me korrent.
Shtypni levën për të hapur kapakun e kutisë së pluhurit,
hapni menteshën me kaçavidë dhe hiqni kapakun.
Bashkoni kapakun për fshesën me korrent me veglën
dhe mbylleni atë. Hiqni kapakun dhe lidhni zorrën me
fshesën me korrent.
► Fig.19: 1. Kapaku 2. Kapaku për fshesën me
korrent 3. Kapaku
► Fig.20
SIGUROHUNI QË TA
Nëse flanxha e brendshme
Mos e përdorni fshesën
PËRDORIMI
Kjo vegël është prodhuar për të prerë çelik të butë.
Me fletët e përshtatshme origjinale të sharrave Makita
mund të sharrohen edhe materialet e mëposhtme:
Panele fibër-çimento
Dru
Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin
lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës së rrumbullakët
që do të përdoren për materialin që do të pritet.
KUJDES:
Përpara përdorimit, mbani
gjithmonë mbrojtëse për sytë ose syze.
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtytja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
KUJDES:
Asnjëherë mos e përdridhni dhe mos
ushtroni forcë mbi vegël gjatë prerjes. Kjo mund të
shkaktojë mbingarkesë të motorit dhe/ose zmbrapsje të
rrezikshme, që mund të çojë në lëndim të rëndë të punëtorit.
KUJDES:
Përdorni gjithmonë fletët e sharrës
së rrumbullakët me majë karbiti të përshtatshme për
punën tuaj. Përdorimi i fletëve të papërshtatshme të
sharrës së rrumbullakët mund të japë rezultate të dobëta në
prerje dhe/ose mund të rrezikojë të lëndoheni personalisht.
KUJDES:
Mos përdorni fletë të deformuar ose të
krisur sharre të rrumbullakët. Zëvendësojeni me një të re.
► Fig.21
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një
dorezë të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini
të dyja për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja
duart përdoren për të mbajtur veglën, ato nuk mund të
priten nga fleta e sharrës së rrumbullakët. Vendoseni
bazën mbi materialin e punës që do të pritet pa bërë
asnjë kontakt me fletën e sharrës së rrumbullakët. Në
vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa fleta e sharrës së
rrumbullakët të arrijë shpejtësinë e plotë. Tani thjesht
lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të
punës, duke e mbajtur në të njëjtën lartësi dhe duke
ecur para me ngadalë derisa prerja të përfundojë.
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e prerjes të drejtë
dhe shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse
prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në
mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën
pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim mund
të bllokojë fletën e sharrës së rrumbullakët e të çojë
në zmbrapsje të rrezikshme dhe ndoshta lëndime
serioze. Lëshoni çelësin, prisni derisa fleta e sharrës
së rrumbullakët të ndalojë dhe më pas tërhiqeni veglën.
Rivendoseni veglën në vijën e re të prerjes dhe nisni
sërish prerjen. Përpiquni të shmangni pozicionet që
ekspozojnë operatorin ndaj copëzave dhe grimcave që
nxjerr vegla. Përdorni syze mbrojtëse për të shmangur
lëndimin.
Kanalet e shikimit në bazë e bëjnë të lehtë dallimin
e distancës ndërmjet skajit të përparmë të fletës së
sharrës së rrumbullakët dhe materialit të punës sa
herë që fleta e sharrës së rrumbullakët vendoset në
thellësinë maksimale të prerjes.
► Fig.22: 1. Vija e prerjes 2. Baza 3. Kanalet e
shikimit
31 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents