Makita HM002G Instruction Manual page 28

Cordless demolition hammer
Hide thumbs Also See for HM002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe
specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike. Mosndjekja
e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e çekiçit
të shkatërrimit me bateri
Mbani mbrojtëse për veshët. Ekspozimi ndaj
1.
zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
2.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen. Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
3.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e izoluara
kur të jeni duke kryer një veprim në të cilin
aksesori prerës mund të kontaktojë me tela të
fshehur. Nëse aksesori prerës prek një tel me rrymë,
atëherë pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund t'i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
4.
Mbani kapele të fortë (helmetë sigurie), syze
sigurie dhe/ose mbrojtëse fytyre. Syzet e
zakonshme ose syzet e diellit NUK janë syze
sigurie. Gjithashtu rekomandohet që të mbani
maskë kundër pluhurit dhe doreza të trasha.
5.
Sigurohuni që puntoja të jetë e siguruar në
vend përpara përdorimit.
6.
Në përdorim normal, vegla është projektuar që të
prodhojë dridhje. Vidat mund të lirohen lehtësisht,
duke shkaktuar prishje ose aksident. Kontrolloni me
kujdes shtrëngimin e vidave përpara përdorimit.
7.
Në mot të ftohtë ose kur vegla nuk është përdorur
për një kohë të gjatë, lëreni veglën të ngrohet për
pak kohë duke e përdorur pa ngarkesë. Kjo do
të lehtësojë lubrifikimin. Funksionimi me goditje
është i vështirë pa pasur nxehjen e duhur.
8.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të fortë
qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të larta.
9.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
10. Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
11.
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12. Ndërsa punoni, mos ia drejtoni veglën asnjërit
prej personave në zonë. Puntoja mund të
fluturojë dhe mund të lëndojë rëndë ndonjë njeri.
13. Mos e prekni punton, pjesët afër puntos ose
materialin e punës, menjëherë pas veprimit;
ato mund të jenë shumë të nxehta dhe mund
t'ju djegin lëkurën.
Lexoni të gjitha
14. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
15. Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë dhe puntoja të jetë e hequr
përpara se t'ia dorëzoni veglën një personi tjetër.
16. Para përdorimit, sigurohuni që nuk ka objekte të fshehura
si p.sh. tuba elektrikë, tuba uji ose gazi në zonën e punës.
Në rast të kundërt, dalta/maja e puntos mund t'i prekë, duke
shkaktuar goditje elektrike, rrjedhje uji ose gazi.
17. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi i shpeshtë)
të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e
rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë. Kjo
mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
6.
kutinë e baterisë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8.
Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo
rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë e
baterisë me një objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund
të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
9.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
28 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja ose

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents