Philips 7000 Series Manual page 76

Hide thumbs Also See for 7000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shqip
76
- Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të
takojnë me sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë
alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara se t'i
hidhni.
- Mos i lini brenda produktit bateritë e shkarkuara njëpërdorimëshe.
Kujdes
- Mos i drejtoni dritat LED direkt te sytë e njerëzve ose kafshëve.
- Pastrojeni grykëzën vetëm me një leckë të njomë. Kontrolloni rregullisht vrimën e thithjes në pjesën
e poshtme të grykëzës. Hiqni fijet dhe qimet nga vrima e thithjes për të siguruar funksionimin e
duhur.
- Përveç baterive njëpërdorimëshe 1,5 V AA, mund të përdorni edhe bateri të rikarikueshme 1,5 V AA
në grykëzën LED që funksionon me bateri. Bateritë e rikarikueshme duhet t'i rikarikoni në një
karikues të veçantë për bateri.
- Mos e përdorni kurrë pajisjen pa njërin prej filtrave. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e pajisjes.
- Përdorni vetëm qeset njëpërdorimëshe s-bag® të Philips ose qesen e ripërdorshme të pluhurit.
Përdorimi i llojeve apo markave të tjera të qeseve të pluhurit shkakton dëmtim të fshesës.
- Për të garantuar kapjen optimale të pluhurit dhe performancën optimale të fshesës, gjithmonë
zëvendësojini filtrat me filtra origjinalë Philips të llojit të duhur (shihni kapitullin "Porositja e
aksesorëve").
- Rregullojeni gjithmonë tubin në gjatësinë më të shkurtër kur fusni pjesën e ngritur të parkimit në
grykëz në folenë e parkimit në pjesën e poshtme për të ruajtur pajisjen.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 84 dB(A)
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose
drejtojuni shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips"
në vendin tuaj (shikoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare për të dhënat e kontaktit).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni
fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat
normale të shtëpisë (Fig. 2).
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Fc8787/09Fc8580/09

Table of Contents