Makita M5802 Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for M5802:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për veglën me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime të
ndryshëm nga 15,88 mm
Flanxha e brendshme ka një dalje me një diametër të
caktuar nga njëra anë dhe një dalje me një diametër
tjetër nga ana tjetër. Zgjidhni anën e saktë nga e
cila dalja përputhet saktësisht me vrimën e diskut të
sharrës. Montoni flanxhën e brendshme në boshtin
e montimit në mënyrë të tillë që ana e duhur e daljes
në flanxhën e brendshme të jetë e drejtuar nga jashtë
dhe pastaj vendosni diskun e sharrës dhe flanxhën e
jashtme.
► Fig.14: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE
TË ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Gjithashtu kini kujdes të mos e shtrëngoni
bulonin me forcë. Nëse ju rrëshqet dora nga
çelësi hekzagonal mund të shkaktoni lëndime
personale.
PARALAJMËRIM:
në flanxhën e brendshme që është e drejtuar nga
jashtë të përputhet saktësisht me vrimën "a" të
diskut të sharrës. Montimi i diskut në anën e gabuar
mund të shkaktojë dridhje të rrezikshme.
Për vegël me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime
15,88 mm (specifike sipas shtetit)
Montoni flanxhën e brendshme me anën e futur të saj
të drejtuar nga jashtë mbi boshtin e montimit dhe më
pas vendosni diskun e sharrës (me unazën të instaluar,
nëse është nevoja), flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal.
Për veglën pa unazë
► Fig.15: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
Për veglën me unazë
► Fig.16: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
6. Unaza
SIGUROHUNI TA
Sigurohuni që dalja "a"
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE
TË ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Gjithashtu kini kujdes të mos e shtrëngoni
bulonin me forcë. Nëse ju rrëshqet dora nga
çelësi hekzagonal mund të shkaktoni lëndime
personale.
PARALAJMËRIM:
të montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë
që ndërmjet flanxhës së brendshme dhe asaj të
jashtme të jetë instaluar unaza e duhur për vrimën
e boshtit të diskut që keni ndër mend të përdorni.
Përdorimi i unazës së gabuar për vrimën e boshtit
mund të rezultojë në montim të pasaktë të diskut që
çon në lëvizje të diskut dhe dridhje të rënda, të cilat
mund të sjellin humbje të kontrollit gjatë punës dhe
lëndime personale të rënda.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës rrethore, sigurohuni
gjithashtu që të pastroni tallashin e grumbulluar në
mbrojtësen e sipërme dhe të poshtme të fletës, siç
diskutohet në seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
► Fig.17: 1. Çelësi hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
Lidhja me një fshesë me korrent
Aksesorë opsionalë
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita me veglën. Lidhni tubin e fshesës me
korrent me hundëzën e pluhurit siç tregohet në figurë.
► Fig.18: 1. Hundëza e pluhurit 2. Vida
► Fig.19: 1. Tubi 2. Fshesa me korrent
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
► Fig.20
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një dorezë
të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja
për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart
përdoren për të mbajtur sharrën, ato s'mund të priten nga
fleta e sharrës rrethore. Vendoseni bazën mbi materialin
e punës që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me fletën e
sharrës rrethore. Në vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa
fleta e sharrës rrethore të arrijë shpejtësinë e plotë. Tani
thjesht lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit
të punës, duke e mbajtur në të njëjtën lartësi dhe duke
ecur para me ngadalë derisa sharrimi të përfundojë.
19 ALBANIAN
SIGUROHUNI TA
Nëse nevojitet unaza për

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents