Download Print this page

Makita CJ101D Instruction Manual page 133

Hide thumbs Also See for CJ101D:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Gjithmonë montojeni kutinë e baterisë plotësisht derisa
treguesi i kuq të mos shihet. Në të kundërt, ajo mund të
bjerë aksidentalisht nga mbajtësja e baterisë duke ju
lënduar ju ose personat pranë.
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia
nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
Për ta hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni nga mbajtësja e
baterisë ndërkohë që rrëshqisni butonin (9) në pjesën e
përparme të kutisë.
Montimi i mbajtëses së baterisë në
xhaketën me ngrohje
për CJ100D, CJ101D (Fig. 3)
Bashkoni mbajtësen e baterisë me kabllon elektrike të
xhaketës. Vendoseni mbajtësen e baterisë në xhepin e
mbajtëses së baterisë.
për DCJ200, DCJ201 (Fig. 3, 4)
Mund ta vendosni mbajtësen e baterisë në xhepin e
mbajtëses së baterisë ose ta varni në rrip.
Në rastin e vendosjes në xhep, lidhni mbajtësen e
baterisë me kabllon elektrike të xhaketës dhe vendoseni
në xhepin e mbajtëses së baterisë.
Në rastin e varjes në rrip, fillimisht kaloni spinën e
xhaketës në vrimën brenda xhepit të mbajtëses së
baterisë dhe lidhni mbajtësen e baterisë me kabllon
elektrike të xhaketës. Më pas vareni mbajtësen e baterisë
në rrip.
Lidhja e pajisjes USB (vetëm për DCJ200,
DCJ201) (Fig. 5)
KUJDES:
• Lidhni vetëm pajisje që përputhen me burim energjie
DC 5 V, 2,1 A në folenë USB të furnizimit me energji.
Përndryshe mund të t'i shkaktojë defekt mbajtëses së
baterive.
Mbajtësja e baterive (me baterinë) mund të funksionojë si
furnizim i jashtëm me energji për pajisjen USB. Lidhni
kabllon USB (nuk përfshihet) me folenë e furnizimit me
energji të mbajtëses së baterive. Më pas, lidhni skajin
tjetër të kabllos me pajisjen. Për lehtësi përdorimi, kablloja
USB mund të vendoset brenda xhaketës, duke përdorur
vrimën e xhepit dhe mbajtësen e kabllos.
SHËNIM:
• Përpara se të lidhni pajisjen USB me ngarkuesin,
rezervoni gjithmonë të dhënat e pajisjes USB.
Përndryshe ka mundësi të humbisni të dhënat.
• Ngarkuesi mund të mos i furnizojë me energji disa
pajisje USB.
• Prisni 10 sekonda përpara se të ngarkoni pajisjen tjetër
të radhës.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që xhaketa të jetë fikur dhe që kutia
e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo
mirëmbajtje.
Nëse xhaketa nuk ndizet ose nëse ka defekt në kutinë
plotësisht të ngarkuar të baterisë, pastroni terminalet e
mbajtëses së baterisë dhe kutinë e baterisë. Nëse
xhaketa nuk funksionon siç duhet, ndaloni përdorimin e
saj dhe kontaktoni qendrën tonë të autorizuar të
shërbimit.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim
me veglën Makita të përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të tjera ndryshe nga
këto mund të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose
shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën lokale të shërbimit të Makita-s.
• Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketë si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë
nga njëri shtet në tjetrin.
133

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Cj100dDcj200Dcj201