Makita HP002G Instruction Manual page 23

Cordless hammer driver drill
Hide thumbs Also See for HP002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e majës së
kaçavidës / majës së puntos
Aksesorë opsionalë
► Fig.9: 1. Bokulla 2. Mbyllur 3. Hapur
Ktheni bokullën në drejtimin kundërorar për të hapur
nofullat e mandrinës. Vendosni majën e kaçavidës /
majën e puntos në mandrinë deri në fund. Kthejeni
bokullën në drejtim orar për të shtrënguar mandrinën.
Për ta hequr majën e kaçavidës / majën e puntos,
kthejeni bokullën në drejtim kundërorar.
Vendosja e grepit
KUJDES:
Kur instaloni grepin, gjithmonë
sigurojeni atë fort me vidën. Ndryshe, grepi mund
të bjerë nga vegla dhe mund të rezultojë në lëndime
personale.
KUJDES:
Përdorini pjesët e varjes/montimit
vetëm për qëllimin e tyre të synuar. Përdorimi për
qëllime të pasynuara, mund të shkaktojë aksident ose
lëndim personal.
► Fig.10: 1. Ulluku 2. Grepi 3. Vida
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës. Për të
instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e veglës
në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një vidë.
Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
VINI RE:
Kur e varni veglën te rripi duke përdorur
grepin, hiqni majën e kaçavidës/punton dhe
mbajtësen anësore.
Vendosja e mbajtëses së majës së
kaçavidës
Aksesorë opsionalë
► Fig.11: 1. Mbajtësi i majës së kaçavidës 2. Maja e
kaçavidës
Puthiteni mbajtësen e majës së kaçavidës te pjesa e
dalë në bazamentin e veglës në anën e djathtë ose të
majtë dhe fiksojeni me një vidë.
Nëse nuk e përdorni majën e kaçavidës, mbajeni atë në
mbajtëset e majës së kaçavidës. Aty mund të mbahen
maja 45 mm të gjata.
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
Aksesorë opsionalë
► Fig.12: 1. Pjesa e dalë 2. Krahu 3. Pjesa e futur
4. Mbajtësja
Futni mbajtësen anësore në mënyrë që pjesët e dala
në krah të puthiten në pjesët e futura në vegël. Më pas,
shtrëngojeni mbajtësen duke e rrotulluar në drejtim të
akrepave të orës.
Në varësi të punëve, mund ta vendosni mbajtësen
anësore, ose djathtas, ose majtas veglës.
PËRDORIMI
KUJDES:
Futeni gjithmonë deri në fund
kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Kur shpejtësia ulet shumë, ulni
ngarkesën ose ndaloni veglën për të shmangur
dëmtimin e saj.
Mbajeni veglën fort me njërën dorë te doreza dhe me
dorën tjetër në pjesën e poshtme të kutisë së baterisë
për të kontrolluar veprimin e përdredhjes.
Funksionimi i vidhosjes
KUJDES:
Rregulloni unazën rregulluese në
nivelin e duhur të rrotullimit për punën tuaj.
KUJDES:
Sigurohuni që puntoja futet drejt në
kokën e vidës ose vida dhe/ose maja e kaçavidës
mund të dëmtohet.
Së pari ktheni unazën e ndryshimit të regjimit që
shigjeta në trupin e veglës të tregojë drejt shenjës
Vendosni majën e puntos së vidhosjes në kokën e vidës
dhe ushtroni presion në vegël. Ndizni veglën ngadalë
dhe më pas rrisni gradualisht shpejtësinë. Lëshoni
çelësin sapo shtrëngimi të aktivizohet.
► Fig.13
SHËNIM: Kur vidhosni vida druri, shponi paraprakisht
një vrimë pilot me diametër sa 2/3 e diametrit të vidës.
Kjo e bën vidhosjen më të lehtë dhe parandalon
çarjen e materialit të punës.
Funksionimi i shpimit me goditje
KUJDES:
Ushtrohet një forcë e madhe
dhe e papritur përdredhjeje në vegël/punto
në momentin e çarjes së vrimës, nëse vrima
bllokohet me cifla dhe grimca ose gjatë goditjes
së shufrave përforcuese që janë futur në beton.
23 SHQIP
.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents