Download Print this page

Philips 2000 Series Quick Start Manual page 3

Hide thumbs Also See for 2000 Series:

Advertisement

Available languages

Available languages

Problem
Shqip
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar
plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në
www.philips.com/welcome.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të
pajisjes dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Asnjëherë mos thithni me fshesë ujë apo lëndë të tjera të lëngshme ose
të djegshme apo hi të nxehtë.
Paralajmërim
- Kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje korrespondon me tensionin
lokal përpara se të lidheni me pajisjen.
- Nëse është dëmtuar kordoni i rrymës ose pajisja vetë është e dëmtuar,
mos e përdorni pajisjen.
- Nëse kordoni i rrymës është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga
Philips, një qendër shërbimi e autorizuar nga Philips ose persona me
kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet.
- Mos e drejtoni zorrën, tubin apo ndonjë aksesor tjetër drejt syve apo
veshëve dhe as mos e vendosni në gojë.
- Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së
pajisjes.
- Kjo pajisje nuk synohet për përdorim nga persona (duke përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me
mungesë përvoje e njohurish, përveç nëse mbikëqyren apo udhëzohen
për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt nga një person përgjegjës
për sigurinë e tyre.
- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
- Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve.
- Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e
përdorni fshesën për të fshirë mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir,
rërë të imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme. Asnjëherë mos e
përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e fshesës. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç
tregohet në manualin e përdorimit. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë
dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në mënyrë specifike në
manualin e përdorimit.
Kujdes
- Nëse pastroni me ujë filtrin që mund të lahet, sigurohuni që të jetë
plotësisht i thatë përpara se ta vendosni sërish në pajisje. Mos e thani
filtrin nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, mbi kalorifer ose në tharëse
rrobash. Ndërrojeni filtrin që mund të lahet nëse nuk mund të pastrohet
më siç duhet ose nëse është dëmtuar.
- Për të garantuar kapjen optimale të pluhurit dhe performancën optimale
të fshesës, gjithmonë zëvendësojini filtrat me filtra origjinalë Philips të
llojit të duhur (shihni kapitullin "Porositja e aksesorëve").
- Nëse fshesa ka telekomandë, lexoni udhëzimet e sigurisë për bateritë.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 84 dB(A)
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
- Përdoreni këtë produkt vetëm për qëllimin e synuar dhe ndiqni
udhëzimet e përgjithshme dhe të sigurisë për bateritë siç përshkruhet në
këtë manual. Çfarëdo keqpërdorimi mund të shkaktojë goditje elektrike,
djegie, zjarr dhe rreziqe të tjera ose lëndime.
- Përdoreni këtë produkt vetëm me llojin e baterive njëpërdorimëshe të
specifikuara në manualin e përdorimit.
- Mbajini gjithnjë bateritë petë larg fëmijëve. Gëlltitja e këtyre baterive
mund të shkaktojë lëndim të rëndë deri dhe vdekje.
- Mos i ringarkoni bateritë e paringarkueshme.
- Përdoreni dhe ruajeni produktin në temperaturë nga 0 °C deri në 50 °C.
- Mos i digjni produktet dhe bateritë e tyre, dhe mos i ekspozoni në diell të
drejtpërdrejtë apo ndaj temperaturave të larta (p.sh. në makina të nxehta
apo pranë sobave të nxehta). Bateritë mund të shpërthejnë nëse
mbinxehen.
- Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë të pazakontë, ndërpriteni
përdorimin dhe kontaktoni me shitësin tuaj lokal të Philips.
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo
në tenxhere induksioni.
- Për të shmangur nxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike
apo të rrezikshme, mos i zbërtheni, modifikoni, shponi, dëmtoni dhe mos
u shkaktoni qark të shkurtër baterive.
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën
ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe
kërkoni ndihmën mjekësore.
- Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë
të jenë të thata.
- Futni bateritë me polet + dhe - në drejtimin e treguar në folenë ose
mbajtësin e baterive.
- Mos kombinoni marka ose lloje të ndryshme baterish, mos kombinoni
bateri të reja me të përdorura dhe mos përdorni bateri me kode të
ndryshme të datës.
- Hiqini bateritë nga produkti nëse nuk do ta përdorni për njëfarë kohe.
- Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini
kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha,
karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë në fletë alumini. Mbrojuani
kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në qese përpara se t'i
hidhni.
- Mos i lini brenda produktit bateritë e shkarkuara njëpërdorimëshe.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në
fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-
and-accessories ose drejtojuni shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të
kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips" në vendin tuaj (shikoni
fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare për të dhënat e kontaktit).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni
www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e garancisë
ndërkombëtare.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat
normale të shtëpisë (2012/19/EU) (Fig. 1).
- Ky simbol do të thotë që produkti përmban bateri njëpërdorimëshe, të
cilat nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë
(2006/66/KE) (Fig. 2).
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e diferencuar të
produkteve elektrike e elektronike dhe të baterive. Hedhja e duhur
ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe
shëndetin e njeriut.
Heqja e baterive njëpërdorimëshe
Për të hequr bateritë njëpërdorimëshe, shihni udhëzimet për vendosjen
dhe/ose heqjen e baterive në manualin e përdorimit.
Hiqini gjithmonë nga pajisja bateritë e shkarkuara njëpërdorimëshe.
Merrni masat e nevojshme të sigurisë kur i hidhni bateritë.
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me
pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin më
poshtë, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve më të
shpeshta ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin ku
ndodheni.
Problemi
Fuqia e thithjes
është e
pamjaftueshme
.
Kur përdor
fshesën
ndonjëherë
ndiej goditje
elektrike.
Për modelet
me
telekomandë:
Telekomanda
nuk punon.
Possible cause
The batteries are
empty.
Shkaku i
mundshëm
Ena e pluhurit
është plot.
Filtrat janë të
papastër.
Fuqia e thithjes
është vendosur në
një cilësim të ulët.
Grykëza, tubi ose
zorra janë të
bllokuara.
Fshesa
grumbullon
elektricitet statik.
Sa më e ulët të
jetë lagështira e
ajrit, aq më shumë
grumbullon pajisja
elektricitet statik.
Bateritë nuk janë
në kontakt të
plotë ose nuk janë
futur siç duhet.
Solution
Replace the batteries. Please note
that you can continue to vacuum
until you replace the batteries, but
you cannot use the remote control
to increase or decrease the suction
power or to switch off the appliance.
To switch off the appliance, press
the on/off button on the appliance.
Zgjidhja
Zbrazeni enën e pluhurit.
Pastroni ose zëvendësoni filtrat.
Rrisni fuqinë e thithjes me
rregullatorin në pajisje ose në
dorezë.
Për të hequr pengesën, shkëputni
pjesën e bllokuar dhe lidheni (nëse
është e mundur) nga ana tjetër.
Ndizni fshesën për të kaluar me
detyrim ajër përmes pjesës së
bllokuar në drejtimin e kundërt.
Shkarkojeni pajisjen duke e mbajtur
shpesh tubin kundrejt objekteve të
tjera metalike në dhomë (për
shembull këmbët e një tavoline apo
karrigeje, një kalorifer, etj). Mund të
rrisni gjithashtu nivelin e lagështirës
së ajrit në dhomë.
Hiqi kapakun e folesë së baterive
dhe futini bateritë siç duhet.
Sigurohuni që polet - dhe + të jenë
në drejtimin e duhur.

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Xb2125/09Xb2122/19Xb2122/09