Makita DVC867L Instruction Manual page 41

Cordless
Hide thumbs Also See for DVC867L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Regjistrimi i veglës për fshesën
SHËNIM: Për regjistrimin e veglës nevojitet vegël
Makita që mbështet funksionin e aktivizimit të lidhjes
me valë.
SHËNIM: Përfundoni instalimin e njësisë me valë në
vegël përpara se të nisni regjistrimin e veglës.
SHËNIM: Gjatë regjistrimit të veglës, mos e tërhiqni
këmbëzën e çelësit në vegël ose mos ndizni çelësin e
energjisë në fshesë.
SHËNIM: Gjithashtu, referojuni manualit të përdorimit
të veglës.
Nëse dëshironi të aktivizoni fshesën bashkë
me mekanizmin e funksionimit të veglës, kryeni
paraprakisht regjistrimin e veglës.
1.
Instaloni përkatësisht njësitë me valë në fshesë
dhe në vegël.
2.
Instaloni bateritë në fshesë dhe në vegël.
3.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesë në
"AUTO".
► Fig.25: 1. Çelësi i pushimit
4.
Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me valë
në fshesë për 3 sekonda derisa llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë të pulsojë në të gjelbër. Më pas, në të
njëjtën mënyrë shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes
me valë në vegël.
► Fig.26: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
Nëse fshesa dhe vegla lidhen me sukses, llamba e
aktivizimit të lidhjes me valë do të ndizet në të gjelbër
për 2 sekonda dhe më pas do të fillojë të pulsojë në blu.
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
përfundon pulsimin në të gjelbër pasi kalojnë 20
sekonda. Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me
valë në vegël ndërkohë që llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë në fshesë është duke pulsuar. Nëse
llamba e aktivizimit të lidhjes me valë nuk pulson në
të gjelbër, shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të
lidhjes me valë dhe mbajeni sërish pa lëvizur.
SHËNIM: Kur kryeni dy ose më shumë regjistrime të
veglës për fshesën, përfundoni regjistrimin e veglës
një nga një.
Nisja e funksionit të aktivizimit të
lidhjes me valë
SHËNIM: Përfundoni regjistrimin e veglës për
fshesën për aktivizimin e lidhjes me valë.
SHËNIM: Gjithmonë vendoseni fshesën në mënyrë
të tillë që të mund të shikoni statusin e llambës së
aktivizimit të lidhjes me valë.
SHËNIM: Gjithashtu, referojuni manualit të përdorimit
të veglës.
Pas regjistrimit të veglës në fshesë, fshesa do
të funksionojë automatikisht me mekanizmin e
funksionimit të veglës.
1.
Instaloni përkatësisht njësitë me valë në fshesë
dhe në vegël.
2.
Instaloni bateritë në fshesë dhe në vegël.
3.
Lidhni tubin e fshesës me veglën.
► Fig.27
4.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesë në
"AUTO".
► Fig.28: 1. Çelësi i pushimit
5.
Shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të lidhjes
me valë në vegël. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
do të pulsojë në blu.
► Fig.29: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
6.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit të veglës. Kontrolloni
nëse fshesa funksionon me këmbëzën e çelësit në
vegël të tërhequr.
KUJDES:
Gjithmonë kontrolloni nëse
funksioni i aktivizimit me valë funksionon përpara
se të filloni punën me veglën.
Për të ndaluar aktivizimin e lidhjes me valë, shtypni
butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në vegël, ose
vendosni çelësin e pushimit në pastrues në "I" ose "O".
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë në
vegël do të ndalojë pulsimin në blu kur nuk kryhet
asnjë veprim për 2 orë. Në këtë rast, vendoseni
çelësin e pushimit në fshesë në "AUTO" dhe shtypni
sërish butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në
vegël.
SHËNIM: Fshesa ndizet/fiket me vonesë. Diktimi
i mekanizmit të funksionimit të veglës nga fshesa
kërkon pak kohë.
SHËNIM: Largësia e transmetimit të njësisë me valë
mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes dhe
kushteve të mjedisit përreth.
SHËNIM: Kur dy ose më shumë vegla regjistrohen
në një fshesë, fshesa mund të fillojë të punojë edhe
nëse nuk keni tërhequr këmbëzën e çelësit pasi një
përdorues tjetër po përdor funksionin e aktivizimit të
lidhjes me valë.
Anulimi i regjistrimit të veglës për
fshesën
Kryeni procedurën e mëposhtme për anulimin e
regjistrimit të veglës për fshesën.
1.
Instaloni përkatësisht njësitë me valë në fshesë
dhe në vegël.
2.
Instaloni bateritë në fshesë dhe në vegël.
3.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesë në
"AUTO".
► Fig.30: 1. Çelësi i pushimit
4.
Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në
fshesë për 6 sekonda. Llamba e aktivizimit të lidhjes me
valë pulson në të gjelbër dhe më pas bëhet e kuqe. Pas
kësaj, në të njëjtën mënyrë shtypni butonin e aktivizimit
të lidhjes me valë në vegël.
► Fig.31: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
Nëse anulimi kryhet me sukses, llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë do të ndizet në të kuqe për 2 sekonda
dhe më pas do të fillojë të pulsojë në blu.
41 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc157l

Table of Contents