Makita GA7020R Instruction Manual page 24

Hide thumbs Also See for GA7020R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për veglat me çelës bllokimi dhe
zhbllokimi
► Fig.4: 1. Leva bllokuese 2. Këmbëza e çelësit
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të çelësit,
është siguruar një levë bllokimi.
Për ta ndezur veglën shtyni brenda levën e bllokimit (në
drejtimin A) dhe më pas tërhiqni çelësin (në drejtimin B).
Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
Për punë të vazhdueshme shtyni brenda levën e
bllokimit (në drejtimin A), tërhiqni çelësin (në drejtimin
B) dhe më pas tërhiqni levën e bllokimit (në drejtimin C).
Për të nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokuar, tërhiqni
çelësin plotësisht mbrapa (në drejtimin B) dhe më pas
lëshojeni.
Llamba e treguesit
► Fig.5: 1. Llamba e treguesit
Llamba sinjalizuese ndizet me ngjyrë të gjelbër kur
pajisja vihet në prizë. Nëse llamba sinjalizuese nuk
ndizet, kablloja kryesore ose kontrolluesi mund të ketë
defekt. Kur llamba sinjalizuese është ndezur por vetë
pajisja nuk niset edhe pse ajo është ndezur, karbonçinat
mund të jenë konsumuar ose kontrolluesi, motori ose
çelësi i ndezjes/fikjes mund të ketë defekt.
Mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale
Edhe kur një levë bllokimi që e mban të shtypur
çelësin (në pozicionin e bllokimit) nuk lejon rindezjen
aksidentale të veglës edhe kur ajo është në prizë.
Në këtë kohë llamba sinjalizuese pulson me dritë të
kuqe dhe tregon që mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale
të veglës është në funksion.
Për të anuluar mbrojtjen ndaj rindezjes aksidentale,
tërhiqeni çelësin plotësisht mbrapa dhe më pas
lëshojeni.
Tipari i ndezjes së ngadaltë
Këto modele nisin punën me ngadalë kur ndizen. Ky
tipar i ndezjes së ngadaltë siguron një funksionim pa
probleme.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës)
anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
► Fig.6
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
Instalimi ose heqja e mbrojtëses
së diskut (për disk me qendër të
shtypur, multidisk, disk me furçë teli /
disk prerës smeril, disk diamanti)
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk lëmimi/multidisk me qendër
të shtypur, disk guri fleksibël, disk me furçë teli,
mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet në vegël
në mënyrë të tillë që ana e mbyllur e mbrojtëses
të tregojë gjithnjë nga përdoruesi.
Kur përdorni disk smeril prerës / diamanti,
sigurohuni të përdorni vetëm mbrojtësen e
posaçme të diskut të projektuar për përdorim
me disqe prerëse. (Në disa shtete evropiane kur
përdoret disku i diamantit mund të përdoret dhe
mbrojtëse e zakonshme.)
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit
me vidë bllokuese
► Fig.7: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Vida 3. Kutia mbajtëse
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalën e rripit të
mbrojtëses të rreshtuar në një vijë me dhëmbëzën e
kutisë mbajtëse. Në vijim rrotullojeni mbrojtësen e diskut
në kënd të atillë që të mund ta mbrojë përdoruesin sipas
punës që kryhet. Sigurohuni ta shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Për vegël me mbrojtëse disku të llojit
me levë mbërthyese
► Fig.8: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Kutia mbajtëse
3. Dadoja 4. Leva
► Fig.9: 1. Dadoja 2. Leva
Lironi levën në mbrojtësen e diskut. Montojeni mbrojtësen
e diskut me të dalën në shiritin e mbrojtëses së diskut të
rreshtuar në një vijë me dhëmbin e kutisë mbajtëse. Më pas
rrotulloni mbrojtësen e diskut në pozicionin që tregohet në
figurë. Shtrëngoni levën për të mbërthyer mbrojtësen e diskut.
Nëse leva është shumë e shtrënguar ose shumë e lirë për të
mbajtur mbrojtësen e diskut, lironi ose shtrëngoni dadon për
të rregulluar shtrëngimin e mbrojtëses së diskut.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut lëmues
me qendër të shtypur/multidiskut
(aksesor)
PARALAJMËRIM:
Përdorni gjithmonë mbrojtësen e ofruar kur në
vegël keni vënë diskun lëmues/multidiskun me
qendër të shtypur. Disku mund të thyhet gjatë
përdorimit dhe mbrojtësja ndihmon në uljen e
mundësive për lëndime personale.
► Fig.10: 1. Dadoja e bllokimit 2. Disku i shtypur qendror
3. Flanxha e sipërme 4. Flanxha e brendshme
Montoni flanxhën e brendshme në bosht. Futni diskun në
flanxhën e brendshme dhe vidhosni dadon bllokuese te boshti.
24 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga7030rGa7040rGa9020rGa9030rGa9040r

Table of Contents