Makita AR411HR Instruction Manual page 24

Pneumatic auto feed coil screwdriver
Hide thumbs Also See for AR411HR:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3.
Nëse në zonën e punës emetohet pluhur ose
objekte, reduktoni emetimin sa më shumë të
jetë e mundur për të reduktuar rreziqet ndaj
shëndetit dhe rrezikun e lëndimit.
Rreziqet nga zhurmat
1.
Ekspozimi i pambrojtur ndaj niveleve të larta
të zhurmës mund të shkaktojnë humbje të
përhershme dhe gjymtuese të dëgjimit, dhe
probleme të tjera siç është tinitusi (tringëllima,
zile, fërshëllima apo gumëzhitje në veshë).
2.
Kryeni një vlerësim të rrezikut në lidhje me
rreziqet e zhurmës në zonën e punës dhe vini
në zbatim kontrollet e duhura për këto rreziqe.
3.
Kontrollet e duhura për të reduktuar rrezikun
mund të përfshijnë veprime të tilla si njomja e
materialeve për të mos lejuar që materialet e
punës të "kumbojnë".
4.
Përdorni mbrojtëse të përshtatshme për
dëgjimin.
5.
Përdoreni dhe mirëmbajeni veglën siç
rekomandohet në këto udhëzime, për të mos
lejuar rritjen e panevojshme në nivelet e
zhurmës.
6.
Merrni masa për reduktimin e zhurmës, për
shembull duke i vendosur materialet e punës
në mbështetëse që zbusin zhurmën.
Rreziqet nga dridhja
1.
Emetimi i dridhjes gjatë punës varet për
shembull nga forca e mbërthimit, forca
e presionit të kontaktit, drejtimi i punës,
rregullimi i furnizimit me energji, materiali i
punës, mbështetja e materialit të punës. Kryeni
një vlerësim të rrezikut në lidhje me rreziqet
e dridhjeve dhe vini në zbatim kontrollet e
duhura për këto rreziqe.
2.
Ekspozimi ndaj dridhjeve mund të shkaktojë
dëmtim gjymtues te nervat dhe te furnizimi me
gjak i duarve dhe krahëve.
3.
Vishni veshje të ngrohta kur punoni në kushte të
ftohta, mbajini duart tuaja të ngrohta dhe të thata.
4.
Nëse keni mpirje, therje, dhimbje ose zbardhje
të lëkurës në gishta ose duar, kërkoni këshillë
mjekësore nga një profesionist i kualifikuar
i shëndetit në punë në lidhje me aktivitetet e
përgjithshme.
5.
Përdoreni dhe mirëmbajeni veglën siç
rekomandohet në këtë udhëzime, për të mos
lejuar rritjen e panevojshme në nivelet e
dridhjeve.
6.
Mbajeni veglën me një shtrëngim të lehtë, por
të sigurt, sepse rreziku nga dridhjet është në
përgjithësi më i lartë kur forca e shtrëngimit
është më e madhe.
Paralajmërime shtesë për veglat pneumatike
Ajri i ngjeshur mund të shkaktojë lëndime
1.
serioze.
2.
Gjithmonë mbylleni furnizimin me ajër dhe
shkëputeni veglën nga furnizimi me ajër kur
ajo nuk është në përdorim.
3.
Gjithmonë shkëputeni veglën nga furnizimi
me ajër të ngjeshur përpara se të ndërroni
aksesorët, të bëni rregullime dhe/ose riparime,
kur lëvizni nga një zonë pune në një zonë
tjetër.
4.
Mbajini gishtat larg nga këmbëza kur nuk
e përdorni veglën dhe kur lëvizni nga një
pozicion pune në tjetrin.
5.
Asnjëherë mos ia drejtoni ajrin e ngjeshur
vetes ose dikujt tjetër.
Tubat fshikullues mund të shkaktojnë lëndime
6.
serioze. Gjithmonë kontrolloni për tuba ose
pajisje të dëmtuara ose të lira.
7.
Asnjëherë mos i mbani veglat pneumatike nga tubi i tyre.
8.
Asnjëherë mos i zvarrisni veglat pneumatike
nga tubi i tyre.
9.
Kur përdorni vegla pneumatike, mos tejkaloni
presionin maksimal të përdorimit ps max.
10. Veglat pneumatike duhet të furnizohen me
ajër të ngjeshur vetëm në presionet më të
ulëta të kërkuara për procesin e punës, për të
reduktuar zhurmën dhe dridhjet, si dhe për të
minimizuar konsumimin.
11.
Përdorimi i oksigjenit ose gazeve të djegshme
për përdorimin e veglave pneumatike krijon
rrezik zjarri dhe shpërthimi.
12. Tregoni kujdes kur përdorni vegla pneumatike
sepse vegla mund të ftohet, gjë që ndikon te
mbërthimi dhe kontrolli.
Paralajmërime shtesë për veglat me aftësi aktivizimi
me kontakt
1.
Mos e mbështetni gishtin në këmbëz kur e ngrini
veglën, kur lëvizni mes zonave dhe pozicioneve
të punës ose kur ecni, sepse gishti i mbështetur
mbi këmbëz mund të çojë në aktivizim pa dashje
të veglës. Për veglat me aktivizim selektiv,
gjithmonë kontrolloni veglën përpara përdorimit
për të siguruar se është zgjedhur regjimi i duhur.
2.
Kjo vegël ka ose aktivizim selektiv për
aktivizimin me kontakt, ose aktivizim me
kontakt të vazhdueshëm përmes selektorëve
të regjimit të aktivizimit ose është vegël
me aktivizim me kontakt ose me kontakt të
vazhdueshëm dhe është shënuar me simbolin
e mësipërm. Qëllimi për të cilin janë prodhuar
është për aplikimet e prodhimit siç janë
paletat, mobiliet, shtëpitë e parafabrikuara,
tapiceritë dhe mbështjelljet.
3.
Nëse kjo vegël përdoret në regjimin e
aktivizimit selektiv, gjithmonë sigurohuni që të
jetë në parametrin e duhur të aktivizimit.
4.
Mos e përdorni këtë vegël për përdorime me
aktivizim me kontakt të tilla si mbyllja e kutive
apo e arkave dhe për montimin e sistemeve të
sigurisë së transportit në trajlerë dhe kamionë.
Tregoni kujdes kur ndryshoni nga një
5.
vendndodhje nguljeje në një tjetër.
Paralajmërime shtesë për kaçavidën
1.
Sigurohuni që materiali i punës të jetë fiksuar
në mënyrë të sigurt.
2.
Mos vishni doreza të lirshme ose doreza pa
gishta. Këto doreza mund të ngecin me vidatorin
që rrotullohet, duke shkaktuar prerje ose thyerje të
gishtave.
24 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents