Makita GA021G Instruction Manual page 41

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for GA021G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga lloji i
materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur pajisja është e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
PARALAJMËRIM:
elektrike. Megjithatë, nëse vegla elektrike përdoret për aplikacione të tjera, vlera e emetimeve të dridhjeve mund
të ndryshojë.
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërimet për sigurinë e
smeriluesit me bateri
Paralajmërimet për sigurinë e zakonshme gjatë
veprimeve të lëmimit, smerilimit, fshirjes me furçë
me tela ose prerjes abrazive:
1.
Kjo vegël elektrike funksionon si lëmues,
smerilues, furçë teli ose prerës. Lexoni të
gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me
këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha
udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të
rëndë.
2.
Veprimet si lustrimi nuk rekomandohen për
t'u kryer me këtë vegël elektrike. Veprimet për
të cilat pajisja elektrike nuk është e përshtatshme
mund të krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtime
personale.
3.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës. Fakti
që një aksesor mund të montohet në veglën tuaj
elektrike, nuk garanton një funksionim të sigurt.
Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
Vërtetoni që masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në vlerësimin
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve përdoret për aplikacionet kryesore të veglës
Lexoni të gjitha
4.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
5.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit
tuaj duhet të jetë brenda kapacitetit të matur
të veglës elektrike. Aksesorët me përmasa të
gabuara nuk mund të mbrohen ose të kontrollohen
siç duhet.
6.
Montimi me fileto i aksesorëve duhet të
përputhet me fileton e boshtit të makinerisë
prerëse. Për aksesorët e montuar me flanxha,
vrima e boshtit të aksesorit duhet të përputhet
me diametrin e folesë së flanxhës. Aksesorët
që nuk përputhen me pjesën montuese të veglës
elektrike do të humbasin ekuilibrin, do të lëkunden
jashtë mase dhe mund të shkaktojnë humbjen e
kontrollit.
7.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara
çdo përdorimi kontrolloni aksesorët si
p.sh. disqet abrazive për ciflosje dhe krisje,
mbështetëset e disqeve për krisje, gërvishtje
ose konsumim, furçën me tela për lirim ose
thyerje të telave. Nëse pajisja elektrike ose
aksesori bie, kontrolloni për dëmtime ose
instaloni një aksesor të padëmtuar. Pas
inspektimit dhe instalimit të aksesorëve,
qëndroni me personat e tjerë larg trajektores
së rrotullimit të aksesorit dhe lëreni pajisjen
elektrike të punojë me shpejtësi maksimale pa
ngarkesë për një minutë. Aksesorët e dëmtuar
zakonisht do të shkëputen nga pajisja gjatë këtij
testi.
8.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse
për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse
që mund të ndalojë copëzat abrazive ose të
materialit të punës. Mbrojtësja e syve duhet
të ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që
prodhohen nga veprimet e ndryshme. Maska
kundër pluhurit ose respiratori duhet të jenë
në gjendje të filtrojnë grimcat e prodhuara nga
funksionimi i pajisjes. Ekspozimi për një kohë të
gjatë ndaj zhurmave të forta mund të shkaktojë
humbjen e dëgjimit.
9.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori
të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
41 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents