Download Print this page

Makita HR2650 Instruction Manual page 24

Combination hammer with self dust collection
Hide thumbs Also See for HR2650:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rrotullimi me goditje
Për shpime në beton, në mur etj., rrotulloni dorezën
për ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin
Përdorni punto me majë tungsten-karbiti (aksesor
opsional).
► Fig.7: 1. Rrotullimi me goditje 2. Doreza për
ndryshimin e modalitetit të punës
Vetëm rrotullim
Për shpim në materiale druri, metali ose plastike,
rrotulloni dorezën për ndryshimin e modalitetit të punës
në simbolin . Përdorni një punto shpimi turjelë ose
punto shpimi për dru.
► Fig.8: 1. Vetëm rrotullim
Vetëm goditje
Për punime ciflosjeje, leskërimi ose shkatërrimi,
rrotulloni dorezën për ndryshimin e modalitetit të punës
në simbolin . Përdorni një bulino shpuese, daltë të
ftohtë, daltë për leskërim etj.
► Fig.9: 1. Vetëm goditje
Rregullimi i pozicionit të hundëzës
Shtyni përpara udhëzuesin ndërsa shtypni butonin e
rregullimit të udhëzuesit dhe më pas lëshojeni butonin
në pozicionin e dëshiruar.
► Fig.10: 1. Udhëzuesi 2. Butoni i rregullimit të
udhëzuesit
SHËNIM: Përpara se të rregulloni pozicionin e
hundëzës, lëshojeni hundëzën përpara plotësisht
duke shtypur butonin e rregullimit të udhëzuesit.
Rregullimi i thellësisë së shpimit
Rrëshqiteni butonin e rregullimit të thellësisë në
pozicionin e dëshiruar ndërsa e shtypni. Distanca (A)
është thellësia e shpimit.
► Fig.11: 1. Butoni i rregullimit të thellësisë
Kufizuesi i rrotullimit
VINI RE:
Sapo të aktivizohet kufizuesi i
rrotullimit, fikni menjëherë veglën. Kjo ndihmon në
parandalimin e konsumimit të parakohshëm të veglës.
VINI RE:
Punto shpimi, si sharra për vrima,
që kanë tendencë të bllokohen ose të ngecin
lehtësisht në vrimë nuk janë të përshtatshme për
këtë vegël. Kjo do të bëjë që kufizuesi i rrotullimit të
aktivizohet shumë shpesh.
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga
boshti në dalje. Nëse ndodh diçka e tillë, puntoja ndalon
së rrotulluari.
Grepi
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
Për HR2661
► Fig.12: 1. Grepi
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.
.
Për ta përdorur grepin, thjesht ngrijeni grepin derisa të
ngecë në pozicionin hapur. Kur nuk e përdorni, uleni
gjithmonë grepin derisa të ngecë në pozicionin mbyllur.
MONTIMI
KUJDES:
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Mbajtëse anësore (dorezë
ndihmëse)
KUJDES:
anësore për të garantuar funksionim të sigurt.
KUJDES:
mbajtëses anësore, sigurohuni që mbajtësja
anësore të jetë mbërthyer mirë.
Instalojeni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që
kanalet në mbajtëse të përshtaten me pjesët e dala
në trupin e veglës. Rrotulloni dorezën në drejtim të
akrepave të orës për ta siguruar. Doreza mund të
fiksohet në këndin e dëshiruar.
► Fig.13: 1. Mbajtësja anësore
Grasoja
Lyejeni paraprakisht me një sasi të vogël grasoje (rreth
0,5-1 g) pjesën boshtore të puntos së shpimit.
Ky grasatim mundëson një punë më të shtruar dhe
jetëgjatësi shërbimi.
Instalimi ose heqja e puntos së
shpimit
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos së shpimit dhe lyejeni
me graso përpara se të vendosni punton e shpimit.
► Fig.14: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton e shpimit në vegël. Rrotullojeni punton e
shpimit dhe shtyjeni derisa të mbërthehet.
Pas vendosjes së puntos së shpimit, sigurohuni
gjithmonë që puntoja e shpimit është siguruar mirë në
vend duke u përpjekur ta nxirrni.
► Fig.15: 1. Maja e puntos
Për të hequr punton e shpimit, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinos dhe nxirreni punton e shpimit jashtë.
► Fig.16: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
Këndi i daltës (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
Dalta mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për
të ndryshuar këndin e daltës, rrotulloni dorezën e
ndryshimit të modalitetit të punës në simbolin O.
Rrotulloni daltën në këndin e dëshiruar.
24 ALBANIAN
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
Përdorni gjithmonë mbajtësen
Pas instalimit apo rregullimit të

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hr2651Hr2651tHr2661