Skil 2461 Original Instructions Manual page 116

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk
ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME
BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e përcaktuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm
për një lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur
përdoret me një bateri tjetër.
b) Përdorni veglat e punës vetëm me bateritë e
përcaktuara respektivisht. Përdorimi i çdo baterie
tjetër mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e
një terminali me terminalin tjetër. Lidhja e shkurtër
e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin
lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast
se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund
të shkaktojë acarime ose djegie.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR TRAPANIN/VIDATORIN
ME BATERI
SIGURIA PERSONALE
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat
për materialet me të cilat dëshironi të punoni
Mos e ekspozoni pajisjen/ngarkuesin në shi
Mos e përdorni pajisjen/ngarkuesin nëse është i
dëmtuar; çojeni te një nga Qendrat zyrtarisht të
regjistruara të shërbimit të SKIL për një kontroll të
sigurisë
Mos e çmontoni ngarkuesin ose pajisjen
Sigurohuni që çelësi F 7 të jetë në pozicionin e
mesit (bllokues) para se të bëni ndonjë rregullim ose
të ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose
magazinoni veglën
NDËRRIMI I BATERIVE
Përdorni vetëm karikuesin 2610Z07981 nga SKIL për
këtë vegel
Ky karikues mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8
vjeç e sipër dhe nga personat që kanë kufizime fizike,
ndijore ose mendore ose mungesë eksperience ose
njohurish nëse një person përgjegjës për sigurinë e
tyre i monitoron ose i ka udhëzuar për përdorimin në
mënyrë të sigurt të karikuesit dhe ata i kanë kuptuar
rreziqet përkatëse (në rast të kundërt, ekziston rreziku i
gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë përdorimit)
Monitoroni fëmijët (kjo do të garantojë që fëmijët të mos
luajnë me karikuesin)
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi për
karikuesin e baterisë nuk duhet të kryhet nga fëmijët të
pamonitoruar
Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë
të dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara
të shërbimit të SKIL
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/
bateri):
- kur karikoni
- gjatë punës
- gjatë magazinimit
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
PARA PËRDORIMIT
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i
njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e karikuesit
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
GJATË PËRDORIMIT
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara
të kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i
prerjes ose shtrënguesi mund të bien në kontakt
me tela të fshehur (kontakti i aksesorit të prerjes dhe
shtrënguesve me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët
metalike të ekspozuara të veglës së punës të përcjellin
energjinë dhe mund të shkaktojnë goditjen elektrike të
operatorit)
Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË PAJISJE/NGARKUES
2 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
3 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
116
0...+50°C
–20...+50°C
–20...+50°C

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents