Makita JN1601 Instruction Manual page 13

Hide thumbs Also See for JN1601:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Ndryshimi i pozicionit të mprehësit
Fig.1
Pozicioni i mprehësit mund të ndryshohet 360°. Për ta
ndryshuar, veproni si më poshtë.
1.
Lironi dadon e bllokimit me çelësin e dhënë.
2.
Tërhiqeni lehtë mbajtësen e mprehësit dhe
rrotullojeni në pozicionin e dëshiruar të punës.
3.
Shtrëngoni dadon e bllokimit për të siguruar
mbajtësen e mprehësit në pozicionin e dëshiruar.
Gjenden katër ndalesa pozitive në 90° secila: 0°, 90°
majtas dhe djathtas dhe 180°. Për ta pozicionuar
mprehësin në cilëndo nga këto ndalesa pozitive:
1.
Lironi dadon e bllokimit me çelësin e dhënë.
2.
Tërhiqni lehtë mbajtësen e mprehësit dhe shtypni
pak gjatë rrotullimit të saj në pozicionin e
dëshiruar. Mbajtësja e mprehësit do të ngecë në
një nga pozicionet e ndalesave pozitive siç
dëshirohet.
3.
Rrotullojeni lehtë mbajtësen e mprehësit për t'u
siguruar që ka ngecur siç duhet në pozicion.
4.
Shtrëngoni dadon e bllokimit për të siguruar
mbajtësen e mprehësit.
Trashësia e lejuar e prerjes
Fig.2
Trashësia e materialit që do të pritet varet nga fortësia
në këputje e vetë materialit. Kanali në mbajtësen e
mprehësit vepron si matës i trashësisë për trashësinë e
lejuar të prerjes. Mos provoni të prisni ndonjë material
që nuk përshtatet në këtë kanal.
Vija e prerjes
Dhëmbëza në mbajtësen e mprehësit ju tregon vijën e
prerjes. Gjerësia e saj është e barabartë me gjerësinë e
prerjes. Gjatë prerjes vendoseni dhëmbëzën në një
drejtim me vijën e prerjes në materialin e punës.
Veprimi i ndërrimit
Fig.3
KUJDES:
Përpara se ta lidhni veglën me korrentin,
kontrolloni gjithmonë që çelësi aktivizohet siç
duhet dhe që kthehet në pozicionin "FIKUR" kur
shtypet pjesa e pasme e çelësit.
Për ta ndezur, shtypni pjesën e pasme të çelësit dhe
shtyjeni përpara. Më pas shtyni pjesën e përparme të
çelësit për ta bllokuar atë.
Për ta fikur shtypni pjesën e pasme të çelësit.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Heqja ose instalimi i presës dhe mprehësit
Fig.4
Gjithmonë zëvendësojeni presën dhe mprehësin së
bashku. Për të hequr presën dhe mprehësin lironi
dadon e bllokimit me çelës. Hiqni mbajtësen e
mprehësit nga vegla. Përdorni çelësin hekzagonal për
të liruar bulonat që sigurojnë mprehësin. Hiqni
mprehësin nga mbajtësja e mprehësit.
Përdorni çelësin hekzagonal për të liruar bulonat që
sigurojnë presën. Tërhiqni presën nga mbajtësja e
presës.
Fig.5
Për të instaluar presën dhe mprehësin, futni presën në
mbajtësen e presës në mënyrë që dhëmbëza te presa
të jetë drejtuar nga vida. Shtrëngoni vidën për të
siguruar presën. Instaloni mprehësin në mbajtësen e
mprehësit.
Shtrëngoni
mprehësin.
Fig.6
Më pas instaloni mbajtësen e mprehësit te vegla në
mënyrë të tillë që presa të jetë futur te vrima në
mbajtësen e mprehësit. Shtrëngoni dadon e bllokimit
për
siguruar
zëvendësimit të presës dhe mprehësit, lubrifikojini me
vaj makinash dhe përdoreni veglën pa prerë për pak
kohë.
Fig.7
PËRDORIMI
Para-lubrifikimi
Lyeni vijën e prerjes me vaj makinash për të rritur
jetëgjatësinë e shërbimit të presës dhe mprehësit. Kjo
është veçanërisht e rëndësishme gjatë prerjes së
aluminit.
Metoda e prerjes
Fig.8
Mbajeni veglën në mënyrë të tillë që koka prerëse të
jetë në kënd të drejtë (90°) me materialin e punës që po
pritet. Lëvizni veglën ngadalë në drejtimin e prerjes.
Prerje e pjesshme
Fig.9
Prerjet e pjesshme mund të bëhen fillimisht duke hapur
një vrimë të rrumbullakët me diametër mbi 21 mm, në të
cilën mund të futet koka prerëse.
13
bulonat
për
mbajtësen
e
mprehësit.
siguruar
Pas

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents