Download Print this page

Funksioni I Alarmit Të Derës Së Hapur; Paralajmërimet Për Rregullimet E Temperaturës - Electrolux LNT7ME32M1 User Manual

Hide thumbs Also See for LNT7ME32M1:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Gjatë modalitetit të super ngrirjes:
• Temperatura e ftohësi mund të rregullohet. Në këtë rast do të vazhdojë metoda e super
ngrirjes.
• Nuk mund të zgjidhet modaliteti i ekonomisë.
• Modaliteti i super ngrirjes mund të anulohet në të njëjtën mënyrë siç është përzgjedhur.
Shënim:
• Shuma maksimale e ushqimeve të freskëta (në kilogramë) që mund të ngrihen në
periudhën prej 24 orësh është treguar në etiketën e pajisjes.
• Për performancë optimale në kapacitetin maksimal të ngrirjes, aktivizoni modalitetin e
super ngrirjes 3 orë para se të futni ushqim të freskët në ngrirës.
Modaliteti i super ngrirjes do të anulohet automatikisht pas 24 orësh në varësi të
temperaturës së ambientit ose kur sensori i ngrirjes të arrijë një temperaturë mjaftueshëm
të ultë.
Funksioni i alarmit të derës së hapur
Nëse dera e frigoriferit mbetet e hapur për më shumë se 2 minuta, pajisja do të lëshojë sinjal.
Paralajmërimet për rregullimet e temperaturës
• Rregullimet e temperaturës duhet të bëhen sipas shpeshtësisë së hapjes së derës dhe
sasisë së ushqimeve të mbajtura në frigorifer.
• Mos kaloni te një rregullim tjetër pa përfunduar një rregullim aktual.
• Frigoriferi juaj duhet të përdoret për deri në 24 orë sipas temperaturës së ambientit pa
ndërprerje pasi ta vini në prizë për ftohje të plotë. Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
dhe mos vendosni shumë ushqime në të gjatë kësaj periudhe.
• Kur hiqni spinën dhe më pas e vendosni përsëri në prizë për ta përdorur ose kur shkëputet
energjia elektrike, zbatohet një funksion i vonesës me 5 minuta për të parandaluar
dëmtimin e kompresorit të frigoriferit. Frigoriferi juaj do të fillojë të funksionojë normalisht
pas 5 minutash.
• Frigoriferi juaj është i projektuar për të funksionuar në intervalet e temperaturës së
ambientit të deklaruar në standardet përkatëse, sipas
klasës së klimës të deklaruar në etiketën informative.
Ne nuk rekomandojmë përdorimin e frigoriferit në
temperatura jashtë kufijve të vlerave të deklaruara,
në lidhje me efektivitetin e ftohjes.
• Kjo pajisje është bërë për t'u përdorur në temperatura
ambienti brenda intervalit 10°C - 43°C.
Udhëzime të rëndësishme për instalim
Ky aparat është bërë për të punuar në kushte të vështira klimaterike (deri në 43°C ose 110°F)
dhe është mundësuar me teknologjinë 'Freezer Shield' e cila siguron që ushqimi i ngrirë në
ngrirës të mos shkrijë edhe nëse temperatura e ambientit bie deri në -15 °C. Kështu që mund
ta instaloni pajisjen tuaj në një dhomë të pa ngrohur, pa u shqetësuar që ushqimi i ngrirë në
ngrirës të prishet. Kur temperatura e ambientit të kthehet në normale, mund të vazhdoni ta
përdorni pajisjen si zakonisht.
Klasa e
AL -60-
Temperatura e
ambientit (
klimes
T
Midis 16 dhe 43
ST
Midis 16 dhe 38
N
Midis 16 dhe 32
SN
Midis 10 dhe 32
C)
o
C
o
C
o
C
o
C
o

Advertisement

loading