Akullbërësi I Lëvizshëm - LG GTF744BLPZD Owner's Manual

Hide thumbs Also See for GTF744BLPZD:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES
• Fëmijët nuk duhet të lejohen pranë depozitës të
dispenserit. Nëse fëmija e rrëzon depozitën e
dispenserit të ujit ndërsa është e mbushur me
ujë, mund të ndodhin lëndime. Mos e mbushni
depozitën e ujit me pije të tjera përveç se me ujë
ose mos e mbushni me ujë të ngrohtë.
• Mos ushtroni tepër forcë ose mos e goditni kur e
nxirrni depozitën e dispenserit të ujit. Bërja e
kësaj mund të shkaktojë dëmtime të pajisjes ose
lëndime.
SHËNIM
• Ju mund të përdorni koshin e sipërm pas largimit
të kapakut të rezervuarit të ujit nëse do të lindë
nevoja për më shumë hapësirë për koshin e
derës. Vëllimi i vlerësuar i pjesës së brendshme
të ngrirësit bëhet pa rezervuarin e ujit.
• Para se ta përdorni depozitën e dispenserit të ujit
pasi ta keni montuar pajisjen, ajo duhet të lahet
para se të mbushet me ujë.
• Kontrolloni që depozita e dispenserit të ujit të jetë
vendosur mirë në pajisje. Nëse nuk është
montuar mirë, mund të derdhet ujë nga depozita
në pajisje.
• Nëse nuk ka ujë në enën e ujit, funksioni i ujit të
ftohtë të shishes nuk mund të përdoret.
Kontrolloni nëse ka ujë në enën e ujit dhe pastaj
mbusheni nëse nuk ka.
• Pritni të paktën 15 sekonda para se të hiqni enën
e ujit pas qarkullimit të ujit.
• Zhurma nga ena e ujit do të jetë normale kur
furnizoni shishen me ujë. Nuk është një shenjë
keqfunksionimi.
Akullbërësi i lëvizshëm
Për të prodhuar kuba akulli, mbushni tabakanë e
akullit me ujë të pijshëm dhe vendoseni në
pozicionin e saj.
• Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm.
• Nëse tabakaja e akullit është e mbushur më tepër
se ç'duhet, kubat e akullit mund të ngjiten me
njëri-tjetrin dhe heqja e tyre bëhet e vështirë.
• Shtypni butonin Express Freeze te paneli i
kontrollit për të prodhuar akull më shpejt.
• Akulli mund të hiqet më lehtësisht duke hedhur
ujë në tabakanë e akullit apo duke e zhytur në
ujë dhe duke rrotulluar tabakanë në fillim.
• Mos mbani akull që nuk është ngrirë plotësisht.
• Tabakaja e akullit apo kova e kubave të akullit
mund të hiqet për të krijuar hapësirë më të
madhe brenda dhomës së ngrirësit, nëse nuk e
përdorni.
Për të hequr kuba akulli, mbajeni niveluesin e
tabakasë dhe kthejeni në drejtim të akrepave të
orës derisa të jetë rrotulluar pak për të lëshuar
kubat e akullit. Më pas kubat e akullit lëshohen në
kutinë e kubave.
KUJDES
• Bëni kujdes të mos e rrotulloni tabakanë e akullit
pasi mund të thyhet.
SQ
21

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents