Instalimi; Shënime Për Lëvizjen Dhe Transportin; Shënime Për Instalimin; Rregullimi I Këmbëve - LG GTF744BLPZD Owner's Manual

Hide thumbs Also See for GTF744BLPZD:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

INSTALIMI

Shënime për lëvizjen dhe
transportin
• Hiqni të gjitha ushqimet brenda pajisjes. Pastaj
transportojeni pajisjen vetëm pasi të keni fiksuar
me ngjitës pjesët delikate si raftet dhe dorezën e
derës. Mos bërja e kësaj mund të shkaktojë
dëmtime të pajisjes.
• Nxirreni spinën, futeni dhe fiksojeni në çengelin e
spinës në pjesën e pasme sipër pajisjes. Mos
bërja e kësaj mund t'i shkaktojë dëmtime spinës
së energjisë ose gërvishtje në dysheme.
• Kur transportoni pajisjen, duhen më shumë se dy
njerëz për ta transportuar pajisjen me kujdes.
Rrëzimi i pajisjes, e cila është shumë e rëndë,
mund të shkaktojë lëndime personale ose defekte
të pajisjes.
• Kur e transportoni pajisjen në distancë të gjatë,
mbajeni pajisjen në pozicion vertikal. Pajisja
mund të rrëzohet duke shkaktuar defekte.
Asnjëherë mos e transportoni pajisjen të shtrirë
pasi mund të bëjë që qarkullimi i gazit ftohës të
pësojë defekt kur të kthehet përsëri në këmbë.
12
Shënime për instalimin
• Montojeni pajisjen mbi dysheme të fortë dhe të
niveluar.
− Nëse pajisja instalohet mbi dysheme jo të
sheshtë, mund të shkaktojë dridhje dhe zhurmë
duke bërë që pajisja të rrëzohet duke shkaktuar
lëndime. Gjithashtu mund të bëjë që dyert të
mos mbyllen mirë dhe të futin lagështi brenda
pajisjes gjatë punimit.
− Nëse pjesa përpara ose mbrapa e pajisjes nuk
janë në nivel, rregulloni këmbët e para në
mënyrë që të korrigjohet. Rastet më të rënda
mund të kenë nevojë që dyshemeja të jetë e
mbushur me rripa druri të hollë.
• Mos e vendosni pranë burimeve të nxehtësisë,
dritës direkte të diellit dhe lagështisë.
• Lidheni kabllin korrentit (ose spinën) në prizë.
Mos e lidhni me pajisje të tjera në të njëjtën prizë.
• Pasi të keni lidhur kordonin e energjisë (ose
spinën) me prizën, prisni 2-3 orë para se të futni
ushqime në pajisje. Nëse futni ushqime në pajisje
para se të jetë ftohur, ushqimet mund të prishen.
• Pas instalimit të pajisjes, lidhni spinën e rrymës
në një prizë të korrentit (fole). Para se të
zhvendosni dhe të largoni pajisjen, shkëputni
spinën nga priza e korrentit (foleja).
Rregullimi i këmbëve
Për të shmangur dridhjet, njësia duhet të jetë në
nivel.
Nëse është e nevojshme, rregulloni këmbët e
nivelimit për të kompensuar dyshemenë jo të
sheshtë.
Këmbët e para duhet të jenë pak më lart se ato të
pasme për të ndihmuar në mbylljen e derës.
Vidat e nivelimit mund të rrotullohen me lehtësi
duke e ngritur pak kabinën.
Rrotulloni vidat e nivelimit në drejtim të kundërt të
akrepave të orës (
drejtim të akrepave të orës (
) për ta ngritur njësinë, në
) për ta ulur.
SQ

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents