LG GTF744BLPZD Owner's Manual page 521

Hide thumbs Also See for GTF744BLPZD:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të
efektshme
• Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e ftohura
brenda enëve të mbyllura.
• Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën
(udhëzimet e ruajtjes) para se të vendosni
ushqimet në pajisje.
• Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata (më
shumë se 4 javë) nëse prishen lehtë në
temperaturë ambienti.
• Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet e
ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës
menjëherë pasi t'i keni blerë.
• Mos ngrini përsëri çfarëdo ushqimi që është
shkrirë më parë. Ngrirja përsëri e ushqimeve që
janë shkrirë tashmë pakëson shijen dhe vlerat
ushqyese.
• Mos i mbështillni dhe ruani ushqimet me gazetë.
Materiali i printimit të gazetës ose substancave të
tjera të huaja mund njollosë dhe të ndotë
ushqimet.
• Mos e mbushni pajisjen tepër. Mbushni më pak
se 70 % të hapësirës. Ajri i ftohtë mund të mos
qarkullojë mirë nëse pajisja mbushet tepër.
• Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i
vendosni. Nëse vendoset tepër ushqim i ngrohtë
brenda, temperatura e brendshme e pajisjes
mund të rritet dhe të ndikojë negativisht në
ushqimet e tjera të ruajtura në pajisje.
• Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët për
ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos vendosni
temperaturë më të ulët se temperatura që duhet
për t'i ruajtur ushqimet mirë.
• Mbajeni gjithmonë pajisjen të pastër.
• Nëse në pajisje ka ndarje të ftohjes, mos i ruani
perimet dhe frutat që kanë përmbajtje më të lartë
lagështire në të (në ndarjen e ftohjes) pasi ato
mund të ngrijnë për shkak të temperaturës më të
ulët.
• Në rast të një ndërprerjeje të energjisë, telefononi
kompaninë e energjisë elektrike dhe kërkoni
kohëzgjatjen e ndërprerjes.
− Ju duhet të shmangni hapjet e derës për sa
kohë që është shkëputur furnizimi me korrent.
− Me kthimin e fuksionimit normal të furnizimit me
energji, kontrolloni gjendjen e ushqimit.
Kapaciteti maks. i ngrirjes
• Funksioni Ngrirje Eksprese e cakton ngrirësin në
kapacitetin maksimal të ngrirjes.
• Në përgjithësi kjo zgjat deri në 24 orë dhe fiket
automatikisht.
• Nëse do të përdoret kapaciteti maksimal i ngrirjes,
Ngrirja Ekspres duhet të ndizet për 2 orë para se
prodhimet e freskëta të vendosen në pjesën
ndarëse të ngrirësit.
Ruajtja maksimale
• Për të pasur një qarkullim më të mirë të ajrit,
hiqni prodhuesin e lëvizshëm të akullit.
• Nëse do të ruhen sasi të mëdha ushqimesh,
akullbërësi i lëvizshëm mund të nxirret nga pajisja
dhe pastaj ushqimi mund të vendoset direkt te
raftet e ngrirësit te pjesa ndarëse e tij.
SQ
17

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents