Beko DC 7130 User Manual page 69

Up to 7kg capacity
Hide thumbs Also See for DC 7130:
Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

"Përfundimtar / Kundër-rrudhosjes":
- Ndriçon kur programi përfundon dhe
aktivizohet funksioni kundër-rrudhosjes.
C
Nëse ndizet apo shkëlqen
më shumë se një dritë LED
njëkohësisht, do të thotë se ka
një keq-funksionim apo defekt
(shihni Zgjidhjet e sugjeruara për
problemet).
Ndryshimi i programit pasi ai ka nisur
Mund të përdorni këtë veçori për të tharë
rrobat tuaja në temperaturë të lartë apo të
ulët pasi tharësja juaj të ketë nisur punën.
Për shembull;
1.
Shtypni butonin "Nis/Pezullo/Anulo" për
3 sekonda për të "Anuluar" programin dhe
qëllim që të përzgjidhni programin "Tharje
shtesë" në vend të programit "Tharje me
hekur".
2.
Përzgjidhni programin "Tharje shtesë"
duke rrotulluar butonin e përzgjedhjes së
programit.
3.
Shtypni butonin "Nis/Pezullo/Anulo" për
të nisur programin.
C
Shtypni butonin "Nis/Pezullo/
Anulo" për 3 sekonda për të
anuluar programin ose rrotulloni
çelësin e përzgjedhjes së
programit në cilindo drejtim për
të përfunduar programin ndërsa
pajisja është në punë. Dritat
paralajmëruese të depozitës
së ujit dhe pastrimit të filtrit do
të ndizen për ta paralajmëruar
përdoruesin kur programi anulohet
duke shtypur butonin "Nis/Pezullo/
Anulo" për 3 sekonda. Megjithatë,
dritat paralajmëruese nuk ndizen
kur programi anulohet duke
rrotulluar çelësin e përzgjedhjes
së programit. Ndizet vetëm drita
e tharjes dhe pajisja qëndron në
pritje derisa të përzgjidhet një
program i ri dhe të shtypet butoni
"Nis/Pezullo/Anulo". Me qëllim që
të kryhen këto veprime, kyçja për
fëmijët e pajisjes nuk duhet të jetë
e aktivizuar. Nëse kyçja për fëmijët
është e aktivizuar, çaktivizojeni atë
përpara se të kryeni këto veprime.
Tharësja / Manuali i përdoruesit
Shtimi/heqja e rrobave në modalitetin e
gatishmërisë
Nëse dëshironi të shtoni apo hiqni rroba pasi
programi të ketë nisur:
1.
Shtypni butonin "Nis/Pezullo/Anulo"
për ta kaluar tharësen në modalitetin
"Pezullo" Procesi i tharjes do të ndalet.
2.
Hapni derën në pozicionin "Pezullo" dhe
mbylleni sërish pasi të keni shtuar apo
hequr rroba.
3.
Shtypni butonin "Nis/Pezullo/Anulo" për
të nisur programin.
C
Shtimi i rrobave pas nisjes së
procesit të tharjes mund të
shkaktojë përzierjen e rrobave të
thara brenda në pajisje me rrobat e
lagura dhe që rrobat të mbeten të
lagura pasi të përfundojë procesi i
tharjes.
C
Rrobat mund të shtohen apo
të hiqen sa herë të dëshirojmë
gjatë procesit të tharjes, por
kjo gjë do të rritë kohëzgjatjen
e programit dhe konsumin e
energjisë meqenëse tharja do të
ndërpritet vazhdimisht. Prandaj,
rekomandohet që rrobat të
shtohen përpara se programi i
tharjes të ketë nisur.
5.11 Kyçja për fëmijët
Ka një çelës për kyçjen për fëmijët që të
parandalojë ndërprerjen e programit duke
shtypur një buton ndërsa ai është në punë.
Kur është e aktivizuar kyçja për fëmijët dera e
ngarkimit dhe të gjithë butonat përveç butonit
"Aktiv/Joaktiv" të panelit të kontrollit janë të
çaktivizuar.
Për të aktivizuar kyçjen për fëmijët shtypni
njëkohësisht butonat "Nis/Pezullo/Anulo" dhe
"Anulo paralajmërimin audio" për 3 sekonda.
Për të nisur një program të ri pasi ai të ketë
përfunduar apo për të ndërprerë programin,
duhet të çaktivizohet kyçja për fëmijët.
Shtypni sërish të njëjtët butona për 3 sekonda
për të çaktivizuar kyçjen për fëmijët.
C
Kyçja për fëmijët çaktivizohet kur
pajisja rinis duke shtypur butonin
"Aktiv/Joaktiv".
69 / AL

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents