Beko DC 7130 User Manual page 53

Up to 7kg capacity
Hide thumbs Also See for DC 7130:
Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

A
Pajisja nuk duhet të furnizohet nëpërmjet një pajisje
e jashtme e ndezjes, si p.sh. një kohëmatës, dhe
nuk duhet të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket
rregullisht nga shërbimi përkatës.
• Vendoseni tharësen në një prizë të tokëzuar të mbrojtur
nga një siguresë sipas vlerës së specifikuar në etiketën e
tipit. Instalimi i tokëzimit duhet të kryhet nga një elektricist
i kualifikuar. Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për
dëmtime që mund të shkaktohen kur tharësja përdoret pa
tokëzim sipas rregulloreve lokale.
• Tensioni dhe mbrojtja e lejuar nga siguresa është e
deklaruar në pllakëzën e etiketës së tipit.
• Tensioni i specifikuar në etiketën e tipit duhet të jetë i
barabartë me tensionin e rrjetit.
• Hiqeni tharësen nga priza kur nuk është në përdorim.
• Hiqeni tharësen nga rrjeti gjatë instalimit, mirëmbajtjes,
pastrimit dhe punimeve për riparimin.
• Mos e prekni spinën me duar të njoma! Mos e hiqni
asnjëherë nga priza duke tërhequr kordonin, gjithmonë
hiqeni duke kapur spinën.
• Mos përdorni kordonë zgjatues, pajisje me shumë priza apo
adaptorë për ta lidhur tharësen me energjinë në mënyrë që
të ulni rrezikun e zjarrit dhe goditjes elektrike.
• Priza e kabllos së energjisë duhet të jetë lehtësisht e
arritshme pas instalimit.
B
Kablloja e rrjetit e dëmtuar duhet të ndërrohet duke
njoftuar shërbimin e autorizuar.
B
Nëse tharësja është me defekt, ajo nuk duhet të
përdoret derisa të riparohet nga një agjent shërbimi i
autorizuar. Ka rrezik të goditjes elektrike!
Tharësja / Manuali i përdoruesit
53 / AL

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents