Pastrimi Tërësor - Philips MG7730 Manual

Hide thumbs Also See for MG7730:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Makina e shkurtimit të qimeve me madhësi të plotë
Përdorni makinën e shkurtimit të qimeve ekstra të gjerë pa krehër për të
prerë qimet e kokës në afërsi të lëkurës (në një gjatësi prej 1/32 in (0,5 mm)
ose për të krijuar linja të pastra rreth qafës dhe veshëve.
1
Për të krijuar linja të pastra rreth veshëve, krihni fundet e qimeve mbi
veshët.
2 Futni pajisjen në mënyrë të tillë që vetëm një cep i tehut prerës të prekë
fundet e qimeve kur krijoni linja të pastra rreth veshëve.
3 Për të konturuar pjesën e qafës ose basetat, rrotulloni pajisjen dhe bëni
prekje të lehta me drejtim poshtë.
4 Zhvendoseni pajisjen ngadalë dhe me kujdes duke ndjekur vijën natyrale
të qimeve.
Krehër i rregullt qimesh
Vendosni një krehër të rregullt te makina e shkurtimit me madhësi të plotë
për të prerë në mënyrë të njëtrajtshme flokët në kokë. Pajisja shoqërohet
me 3 krehra qimesh. Opsionet e gjatësisë së qimes tregohen te krehrat.
Opsionet përkojnë me gjatësinë e mbetur të qimes pas prerjes.
Krehër
Krehër qimesh
Krehër qimesh
Krehër qimesh
1
Vendosni një krehër te makina e shkurtimit të qimeve me madhësi të
plotë.
2 Lëvizni makinën e shkurtimit ngadalë sipër kurorës nga drejtime të
ndryshme për të marrë një rezultat të njëtrajtshëm. Sigurohuni që
sipërfaqja e krehrit të qëndrojë gjithmonë në kontakt me lëkurën.
-
Lëvizeni gjithmonë makinën e shkurtimit në drejtim të kundërt të
rritjes së qimeve. Shtypeni lehtë.
-
Bëni disa kalime në të njëjtin vend në kokë për t'u siguruar që floku
që duhej prerë është prerë.
Aksesorët me precision për përdorim në fytyrë
Makina e shkurtimit me precizion
Përdorni makinën e shkurtimit me precizion për të krijuar vija dhe konture të
imëta sipas stilit të fytyrës tuaj, më pranë lëkurës (në një gjatësi prej 1/32
inç/0,5 mm).
1
Mbani kokën e makinës së shkurtimit me precizion pingul me lëkurën
dhe lëvizeni për lart ose poshtë me shtypje të lehtë.
Makina e shkurtimit të qimeve të hundës
Përdorni makinën e shkurtimit të qimeve të hundës për të shkurtuar qimet e
hundës dhe të veshëve.
- Sigurohuni që kanalet e hundës janë të pastra. Sigurohuni që kanalet e
jashtme të veshit të jenë të pastra dhe të lira nga dylli.
- Mos e futni majën më shumë se 3/16 inç/5 mm.
- Gjithmonë pastroni aksesorin pas çdo përdorimi.
Shkurtimi i qimeve të hundës
1
Lëvizni majën brenda dhe jashtë hundës duke e rrotulluar për të hequr
qimet e padëshiruara.
Shkurtimi i qimeve të veshëve
1
Lëvizni ngadalë majën rreth veshit për të hequr qimet që dalin jashtë
përtej cepit të veshit.
2 Lëvizni me kujdes majën brenda dhe jashtë kanalit të veshit për të hequr
qimet e padëshiruara.
Makinë rroje me precizion
Përdorni makinën e rrojës me precizion pas shkurtimit, për të rruar qimet e
padëshiruara në faqe, mjekër dhe përgjatë mjekrës me precizion. Sigurohuni
që të shkurtoni më parë mjekrën, me makinën e shkurtimit të qimeve me
madhësi të plotë pa krehër, për të marrë rezultatin më të mirë.
Shënim: Përdorni makinën e rrojës me precizion për të hequr qimet e
mbetura dhe për të detajuar stilin tuaj të mjekrës. Nuk është i përshtatshëm
për një rruajtje të plotë të fytyrës.
1
Butësisht shtypni makinën e rrojës me precizion mbi lëkurë dhe rruani
përgjatë skajeve të konturuar për të hequr çdo qime të padëshiruar.
Pastrimi
Asnjëherë mos përdorni peceta pastrimi, agjentë pastrimi gërryes ose
lëngje agresive të tilla si benzinë ose aceton për të pastruar produktin.
Mos e thani kurrë elementin prerës me peshqir apo lecka, pasi mund të
dëmtoni dhëmbët prerës.
Pas çdo përdorimi: pastrojeni me ujë të rrjedhshëm
1
Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
2 Hiqni çdo krehër apo element prerës nga pajisja.
3 Shpëlani folenë e qimeve me ujë të ngrohtë rubineti.
4 Pastrojeni elementin prerës dhe krehrin me ujë të ngrohtë në rubinet.
5 Shkundeni ujin e mbetur mbi të dhe lini të gjitha pjesët të thahen
plotësisht.
Pastrimi tërësor
1
Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
2 Fshini dorezën e pajisjes nga jashtë me leckë të thatë.
3 Hiqni çdo krehër apo element prerës nga pajisja.
4 Hiqini me furçën e pastrimit të dhënë qimet e mbledhura në folenë e
qimeve.
5 Hiqini me furçën e pastrimit të dhënë qimet e mbledhura në elementët
prerës dhe/ose në krehra.
6 Pastrojeni elementin prerës me ujë të ngrohtë në rubinet.
7 Pastroni krehrat me ujë të ngrohtë në rubinet.
8 Shkundeni ujin e mbetur mbi të dhe lini të gjitha pjesët të thahen
plotësisht.
Pastrimi i makinës së shkurtimit të qimeve të hundës
Pastroni makinën e shkurtimit të qimeve të hundës menjëherë pas
përdorimit dhe kur ka shumë qime ose papastërti të grumbulluara në kokën
e makinës së shkurtimit të qimeve të hundës.
1
Shpëlani makinën e shkurtimit të qimeve të hundës me ujë të nxehtë.
2 Ndizni pajisjen dhe shpëlani kokën e makinën e shkurtimit të qimeve të
hundës përsëri për të hequr çdo qime të mbetur. Më pas fikeni pajisjen
sërish.
Për një pastrim të thellë, zhytni kokën e makinës së shkurtimit të qimeve të
hundës në një enë me ujë të ngrohtë për disa minuta dhe pastaj ndizni
pajisjen për të hequr qimet/mbeturinat që kanë mbetur ende.
3 Shkundeni ujin e mbetur mbi të dhe lini të gjitha pjesët të thahen
plotësisht.
Pastrimi i makinës së rrojës me precizion
1
Mbajeni makinën e rrojës me precizion në kanalet në secilën anë dhe
nxirreni pjesën e sipërme nga pjesa e poshtme.
2 Fryni dhe/ose shkundni çdo qime që është grumbulluar brenda makinës
së rrojës me precizion.
Mos e përdorni furçën e pastrimit për të hequr qimet nga fleta e rrojës.
inç
3/8 inç
15/32 inç
21/32 inç
mm
9 mm
12 mm
16 mm

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mg7710Mg7720Mg7715

Table of Contents