Telekomanda Inteligjente "Samsung - Samsung UE49MU7000 User Manual

7 series
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

03 Telekomanda inteligjente "Samsung"

(Rryma)
Shtypeni për të ndezur ose fikur
televizorin.
(Tastiera numerike)
Kur shtypet, shfaqet një shirit me
numra në fund të ekranit. Zgjidhni
numrat dhe zgjidhni Kryer për
të dhënë një vlerë numerike.
Përdoreni për të ndryshuar kanalin,
për të dhënë një "PIN", për të dhënë
një kod postar etj.
• Kur shtypet për 1 sekondë ose
më shumë, shfaqet menyja TTX.
Tastiera e butonave të drejtimit
(lart/poshtë/majtas/djathtas)
Lëviz fokusin dhe ndryshon vlerat e
shfaqura në menynë e televizorit.
(Rikthim)
Kthehet në menynë e mëparshme.
Kur shtypet për 1 ose më shumë
sekonda, funksioni i hapur mbyllet.
Kur shtypet gjatë shikimit të
një programi, shfaqet kanali i
mëparshëm.
(Luaj/pusho)
Kur shtypet, shfaqen komandat
e luajtjes. Me anë të këtyre
komandave mund të komandoni
përmbajtjen multimedia që luhet.
(Smart Hub)
Kthehet në ekranin kryesor.
(Ndërveprimi zanor)
Hap Ndërveprimi zanor. Shtypni
butonin, thoni një komandë zanore
dhe lëshojeni butonin, për të
ekzekutuar ndërveprimin zanor. Kur
shtypet një herë, shfaqet udhëzuesi
për Ndërveprimi zanor.
• Gjuhët dhe veçoritë e
mbështetura të ndërveprimit
zanor mund të ndryshojnë sipas
rajonit gjeografik.
4 butonat me ngjyra
Përdorini butonat me ngjyra për të
hapur opsione të tjera specifike të
funksionit që po përdoret.
Zgjidh
Zgjedh ose hap artikullin e
fokusuar. Kur shtypet gjatë
shikimit të përmbajtjes, shfaqet
informacioni i detajuar i programit.
Kur shtypet sërish, mund të zgjidhni
ose të hapni cilindo nga funksionet
e shfaqura.
VOL (Volumi)
Lëvizni butonin lart ose poshtë për
të rregulluar volumin. Shtypeni
butonin për ta heshtur zërin. Kur
shtypet për 1 sekondë ose më
shumë, shfaqet menyja Shkurtoret
e asistencës.
CH (Kanali)
Lëvizni butonin lart ose poshtë për
të ndërruar kanalin. Për të parë
ekranin e Udhëz., shtypni butonin.
• Kur shtypet për 1 sekondë ose
më shumë, shfaqet ekrani Lista
e kanaleve.
Shqip - 11

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ue49mu7002Ue55mu7000Ue55mu7002

Table of Contents